Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur procedurë kundër një personi për veprën penale “Lëndim trupor”, sipas nenit 130, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
I dyshuari, më 10 nëntor, në shtëpinë e tij, ka lënduar fizikisht të dashurën e tij. Pas një grindjeje, ai ka filluar ta mbysë duke e shtrënguar në fyt dhe e ka goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe trup.
Prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke marrë veçanërisht parasysh faktin se ai, pasi kishte mësuar se ishte denoncuar, ishte arratisur nga stacioni policor. Kjo, sipas prokurorit publik, tregon vendosmërinë e tij për t’iu shmangur ndjekjes penale, gjë që paraqet rrezik për zhvillimin e papenguar të procedurës.



