Mbledhja konstituive e përbërjes së re parlamentare do të mbahet nesër në mesditë, nën protokolle të posaçme për shkak të koronavirusit në sallën nën Kupolën e madhe në vend se në sallën “Maqedonia. Mbledhja do të zhvillohet sipas protokolleve dhe kritereve, që janë përcaktuar në koordinimi paraprak me kryetarin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, dr. Zharko Karaxhovski, në mënyrë që të ulet rreziku nga përhapja e mundshme e infektimit nga koronavirusi. Duke folur për zgjedhjet e përfunduara, presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në Pelince porositi se pret konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re, e cila, siç tha,…
Author: Hamdi Kumanova
Zjarr shpërtheu në Liqenin e Tikveshit, ndërsa nga ai është përfshirë edhe pyll me pisha, konfirmuan për MIA-n nga Njësia zjarrfikëse territoriale – Kavadar. Tre ekipe të zjarrfikësve, me tre automjete zjarrfikëse dhe dy ekipe nga “Pyjet kombëtare”, me dy automjete intervenojnë në terren, ndërsa ndihmojnë edhe banorët lokalë nga fshati Resavë.
Interesimi i qytetarëve për pushime verore ka rënë për 90% në krahasim me vitin e kaluar. Nga Shoqatat e agjencive turistike kanë frikë se veprimtaria e tyre gjendet para kolapsit. Punonjësit turistik thonë se kërkesa të pakta ka për Ohër, Dojran dhe Prespë. Lidhur me ofertat, agjencitë turistike përveç kapaciteteve vendore ofrojnë destinacione edhe për Shqipëri, Turqi dhe Egjipt. Por deri tani thuajse nuk ka të interesuar. Gjithashtu nga agjencitë turistike akuzojnë për konkurrencë jolojale dhe thyerjen e rregullave themelore etike të punës. Kemi problem të madh në kuptim të shitjes së aranzhmaneve. Ndonjë hotel na dërgon çmim të caktuar…
Aktivistë të Iniciativës qytetare “Stop Rusino” në Gostivar dhe banorë të vendbanimeve përreth bllokuan rrugën për automjetet që bartin mbeturina në deponinë Rusino. Rruga u bllokua nga Banjica e Poshtme drejtë deponisë dhe pritet të mbetet e mbyllur për 10 ditë. Deso Matevski nga iniciativa në fjalë bëri të ditur se rruga nuk do të lirohet derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre. Madje, ai u ankua se është kërcënuar me jetë nga kreu I Ndërmrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami, Ky I fundit tha për Alsat se nuk ka kërcënuar askënd me jetë por vetëm ka kërkuar hapjen e rrugës për…
Ndërtimet e egra mbeten sëmundje pa shërim për vend. Këtë e dëshmojnë më së miri të dhënat edhe të Entit për statistika, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 866 ndërtime PA LEJE të objekteve të ndryshme në të gjithë vendin. Ndërsa numri më i madh është regjistruar në qytetin e Shkupit me 153, pason Kavadarci me 85, Strumica 73 dhe 64 Shtipi, Ohrit 59, 46 Struga. Ndërtime pa leje ka thujse edhe në të gjitha komunat e vendit ndërsa 98.4% e tyre janë bërë në prona private, 10 në prona shtetërore. Për shkak të rritjes së…
Sa qytetarët në Maqedoni ushqehen me ushqim të sigurt. Kjo pyetje u ngrit në publik pasi grupet kriminale u përpoqën të importonin produkte të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve në vend. Mish derri i tymosur, supa pule, llokum, janë vetëm disa nga produktet që duhet të kishin përfunduar në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë. Gjatë një kontrolli të rregullt nga Agjencia e Ushqimit dhe Doganave, sasi të mëdha ushqimesh u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Interpol. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit, Zoran Atanasov, për Alsat tha se qytetarët e Maqedonisë hanë ushqim të sigurt sipas kritereve të…
Ministria e Kulturës u dërgon urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e një prej festave më të rëndësishme, festimin e 2 gushtit, Ilindeni – Ditën e Republikës. Ilindeni është një festë e madhe kombëtare maqedonase, e cila padyshim ka një rëndësi të veçantë për historinë e popullit maqedonas. Jo vetëm për shkak të datave të rëndësishme në histori kur më 2 gusht 1903 filloi Kryengritja e Ilindenit, ndërsa në vitin 1944 u mbajtë Sesioni i Parë i ASNOM, por kjo festë është një kujtesë e përjetshme e asaj që kemi dhe asaj që jetojmë sot. Kjo…
Katër automjete kanë marrë pjesë në aksidentin në Strazhë, ndërsa në mesin e automjeteve ka pasur edhe një automjet në pronësi të MPB-së, me të cilin ka drejtuar një zyrtar policor. Siç njoftojnë nga policia, në aksident kanë marrë pjesë shoferët F.B (22) dhe A.B (22) nga Tetova dhe automjet i katërt që e ka vozitur 24-vjeçari nga Gostivari, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas aksidentit, shoferi nga Gostivari dhe tre bashkudhëtarët me ndihmë të shpejtë janë dërguar në Qendrën për urgjenca në Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i stacioni policor të Gostivarit./Telegrafi/
Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev të martën në Klubin e deputetëve në Shkup, do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, informon “KOHA”. Lajmin e kanë konfirmuar nga dyja partitë, ndërsa takimi do të filloi në ora 14. Siç bëhet e ditur krerët partiak do të jenë të shoqëruar edhe nga delegacione partiake. Ndryshe, ky takim është në suaza të përpjekjeve të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të siguruar shumicë të re parlamentare për të formuar Qeverinë e ardhshme. Pas këtij takimi brenda javës pritet që Zaev të takojë edhe…
Pesëmbëdhjetë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ende nuk është zbardhur se kush publikonte regjistrime të përgjuara në periudhën parazgjedhore. Regjistrime të reja të paligjshme në internet nuk ka. Ky proces i qërimit politik të hesapeve përfundoi me votimin më 15 korrik. Por, bisedat e publikuara ende qëndrojnë në kanalin e “Youtube”-s. Nga Prokuroria për Alsat bënë të ditur se janë duk hetuar – kush, si dhe pse i ka publikuar regjistrimet në të cilat aktorë kryesorë ishin liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Deri te Prokuroria Themelore në Shkup MPB-ja ka parashtruar lajmërim me shkrim…
Venko Filipce tha edhe një herë se duhet të respektohen masat mbrojtëse kundër Covid-19. Ai tha se karrigeja e plazhit mund të zëvendësohet lehtësisht me një shtrat spitalor, duke bërë edhe një herë apel për respektimin e masave. “Pallati i plazhit zëvendësohet lehtësisht nga një shtrat spitalor. Respektoni masat e mbrojtjes Covid-19. Për të ruajtur shëndetin tonë, por edhe shëndetin e prindërve, gjyshërve tanë. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të kujdesesh për të dashurit tanë. “Vishni një maskë mbrojtëse, mbajeni një distancë fizike, mos i gruponi dhe mos lani duart shpesh!”, Tha Filipce
Meleku dhe Merdijani tashmë kanë pastruar çantat dhe kanë përgatitur librat e klasës së pestë për ti dorëzuar në shkollë, nëse do të hapen në shtator. Derisa i vendosnin në çantë, fletat e librave griseshin për shkak të vjetërsimit dhe mos ndërrimit me libra të reja. Madje, siç tregojnë këta fëmijë, nxënës të shkollës fillore “7 Marsi”, në klasën e tyre kishte nxënës që nuk kishte marrë asnjë libër. Thonë se vështirësi kanë hasur edhe në kryerjen e detyrave të shtëpisë, sepse detyrat në libër veç më ishin të zgjidhura. KA QENË VËSHTIRË EDHE PËR MUA SEPSE ÇDO DETYRË KA…

