Agjencia Evropiane për Sigurinë e Ushqimit (AESU) ka nisur një kampanjë të madhe për ngritjen e vetëdijes dhe ndihmën për të parandaluar përhapjen e sëmundjes “ethet afrikane të derrit” në Evropën Juglindore.
Kampanja është e dedikuar për vendet për të cilat AESU në vitin 2019 ka identifikuar kolektivisht se përbëjnë një “regjion i rrezikuar” për shkak të afërsisë së tyre me vendet ku është prezentë sëmundja ethet afrikane të derrit. Këto vende janë Serbia, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.
Kampanja jonë ka për qëllim që t`i plotësoje aktivitetet ekzistuese të Komisionit Evropian dhe organizatave tjera ndërkombëtare që po punojnë në shërimin e kësaj sëmundje në Evropë.
Çka janë ethet afrikane të derrit?
Ethet afrikane të derrit ( EAD) është një sëmundje virusale që i sulmon derrat e butë dhe të egër. Ky virus nuk është i rrezikshëm për njerëzit, por shkakton dëme të dukshme ekonomike në shumë vende. Ende nuk ekzistojnë vaksina për EAD, dhe për këtë arsye paraqitja e sëmundjes mund që të shkaktoje therjen e një numri të madh të derrave nga stendat në zonat e prekura.
Qëllimet dhe publiku
Kjo kampanjë ka për qëllim që ta rris vetëdijen dhe dijen për EAD në të gjitha nëntë vendet. Është e dedikuar për grupet e njerëzve dhe individëve që janë në kontakt me derra të egër dhe të butë, ashtu si fermerët dhe gjuetarët. AESU njashtu do të realizoje bashkëpunim me organizatat e veterinarisë, shoqatat e gjuetarëve, grupet e fermerëve, zyrtarët doganor, policinë kufitare, qeverisjen lokale, organizatat turistike dhe udhëtarët.
Njihni, ndaloni, paraqisni
Duke e marr parasysh atë se fenomeni i EAD mund që të ketë pasoja katastrofave, njohja, ndalimi dhe paraqitja janë me rëndësi të veçantë për t`u mbrojtur nga kjo sëmundje. Këto janë fjalët tona kyçe në kampanjën tonë.
Ne do të ndajmë dokumente me të dhëna, infografikone, publikime në rrjetet sociale që janë të përgatitura për përdorim dhe materiale tjera. Mësoni më shumë për EAD në faqen e kampanjës: http://www.efsa.europa.eu/StopASF?fbclid=IwAR0XIAXqDIG2FFZJM9wh4hwBX4z87RR9hfVMVlBA0ROR913Nd-CElJEAlJw#/




