Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” nga Kërçova apelon deri tek shfrytëzuesit e shërbimit, furnizimit me ujë për pirje në këtë periudhë të ngrohtë kohore të jetë e arsyeshme dhe të tregohet humanizëm dhe racionalitet lidhur me shfrytëzimin e ujit për pirje. “Ujitja e sipërfaqeve bujqësore, larja e oborreve me ujë për pirje, pastrimi i automjeteve motorike dhe gjërat tjera për amvisëri, mbushja e bunarëve dhe pishave për qëllime rekreative dhe aktivitete tjera lidhur me konsumimin e ujit për pirje për qëllime tjera nuk është e lejuar”, potencojnë nga ndërmarrja. Qytetarët të cilët nuk i përmbahen këtij apeli, nga NP “Komunalec” thonë…
Author: Hamdi Kumanova
Fatkeqësisht edhe në kohë pandemie qeveria nëpërmjet enteve rregullatore është vendosur në mbrojtje të monopoleve dhe oligopoleve duke e renduar edhe më tej situatën e qytetarëve! Është më se irritues fakti se shteti ynë këmbë kryq po vazhdon të luajë me fatin e qytetarëve të vet! Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 % është rritje drastike që nuk do të ishte arsyetuar as në kohë normale, e aq më pak mund të arsyetohet në kohë krize kur qytetarët i kanë të ardhurat e zvogëluara. Në vend se të ndihmohen qytetarët po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me shpenzime…
Në rrugën lokale f. Sllupçan-Vaksincë, mbrëmë rreth orës 23:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor Bellanoc, në një veturë të tipit “Reno laguna” me targa të Shkupit, kanë zbuluar 10 migrantë nga Pakistani, Siria dhe Bangladeshi. Siç informuan sot nga MPB-ja, policia ka tentuar ta ndalojë automjetin “Reno laguna”, i cili nuk i është bindur urdhrit policor por ka vazhduar drejtë Vaksincës. Para hyrjes në fshatin Vaksincë, tek varrezat e fshatit është gjetur automjeti, me ç’rast shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa në automjet janë gjetur emigrantët. Emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka theksuar se në Qeverinë e ardhshme nuk guxon të ketë asnjë ministër me afera. Ai këtë e theksoi në një intervistë për javoren “Fokus”. Pendarovski theksoi se nga aspekti strategjik të gjithë ministrat në qeverinë e ardhshme duhet të kenë kapacitet të qartë demokratik dhe orientim proevropian. “Ata duhet të jenë njerëz që nuk kanë qenë të involvuar në asnjë aferë me ‘bekgraund’ kriminal, pasi që sfida jonë më e rëndësishme që vjen është sundimi i së drejtës. Kjo vlen jo vetëm për eshalonin e parë, por edhe për atë të dytë…
Sëmundja paraprake prej të cilës është shëruar djaloshi 27-vjeçar nga Manastiri i cili dje ndërroi jetë me KOVID-19, edhe pse ka qenë malinj, nuk ka ndikuar që ai të jetë më i ndjeshëm ndaj virusit korona ose me lehtë të infektohet me të, thotë për SDK, mjekja Svetllana Koçeva, pediatër hematoonkologe nga Klinika e Fëmijëve në Shkup, e cila e ka shëruar si fëmijë. Ajo apelon deri te qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi që çdokush mund të sëmuret, dhe jo vetëm personat që paraprakisht kanë pasur sëmundje tjera serioze, njofton Portalb.mk. “Djaloshi te ne është mjekuar nga viti…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri apel që të respektohen masat për mbrojtje nga coronavirusi gjatë qëndrimit në pushime siç janë mbajtja e maskave, mbajtja e largësisë trupore dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve. “Ti je në pushim, por virusi jo. Shmangni grupimet, mbani maska, për ta mbrojtur shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmve. T’i respektojmë masat për mbrojtje, për shkak se shëndeti publik është përgjegjësi”, shkroi Filipçe në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni. Duke parë numrin e madh të vizitorëve në vendet turistike të vendit, Ministria e Shëndetësisë bëri apel që të respektohen protokollet e miratuara nga…
Ouen Xhons Mes zemërimit për tiradën fanatike të Uileit, të mos harrojmë gazetat të cilat kanë shitur paragjykime për vite me radhë Tuiteri është shumë gjëra njëkohësisht: ai është një mjet për të ngritur zërat përndryshe të injoruar, platformë për lehtësimin e debatit, portal me qasje të në një morie informacionesh mahnitëse dhe një fole e urrejtjes. Këtë fundjavë, artisti grime Uilei, me gjysmë milioni nga ndjekësit e tij lëshoi një tiradë antisemitizmi të pandërprerë në faqe për dy ditë me radhë, duke i bërë disa të vëzhgojnë një bojkot 48-orësh të platformës së mediave sociale për të protestuar ngadalësinë…
Reparti i policisë kriminale në kuadër të Byrosë për siguri publike në koordinim me SPB Shtip-Zyra e jashtme për punë kriminale në Dellcevë, sot (01.08.2020) në eterin e fshatit Grad, Dellcevë, në vendin e quajtur Lugina e Thatë ka gjetur 112 fije “kanabis sativa” në lartësi nga 75 cm deri në tre metra, transmeton Almakos. Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Kocani, fijet janë ngritur për ekspertzë, ndërsa po ndërmerren edhe masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të zbardhjes së rastit. /Almakos/
Një person në Gjakovë është arrestuar në mbrëmjen e të premtes, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Personi pas intervistimit është liruar. Ahengjet familjare janë të ndaluara me masat e reja të Qeverisë së Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. Po të premten në Gjakovë në fshatin Skivjan është arrestuar një person pasi kishte ushtruar veprimtarin në lokalin e tij, duke mosrespektuar vendimet e Qeverisë. Personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Para tre viteve, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja duke u udhëhequr nga interesat shtetërore dhe kombëtare, tregoi guxim dhe vendosmëri në zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët. Në ditën e sotme para tre viteve u nënshkrua marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë. Marrëveshje e cila ka mbyllur çështje prej disa dekadave mes dy shteteve. Pikërisht Marrëveshja me Bullgarinë dhe më vonë edhe Marrëveshja e Prespës na sollën anëtarësim në NATO, proces të hapur për negociata për anëtarësim në BE, por edhe bashkëkryesim të Procesit të Berlinit sivjet me çka për herë të parë…
Buletini javor i Qendrës për shëndet publik nga Ohri që i përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë tregon se në periudhën nga 25 deri më 31 korrik në laborator është diagnostifikuar prania e Kovid-19 tek 16 persona nga Ohri, 48 persona nga Struga dhe 16 persona nga Dibra. Javën e kaluar nga gjithsej 263 materiale të marra për testime 185 janë mbledhur sipas indikacioneve epidemiologjike, ndërsa 78 materiale janë marrë gjatë testimit skrining me udhëzim nga mjeku amë. Në Ohër ka 84 raste aktive me Kovid-19, në Strugë 195, në Dibër 108. Në Ohër 37 persona…
Ndonëse me ditë të tëra paralajmërojnë negociata intensive pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht, partitë politike nuk zbardhin emrat e negociatorëve. Jo zyrtarisht mësohet se bisedimet do të zhvillohen mes nënkryetarëve të partive, por asnjë subjekt nuk konfirmon emrat konkret. LSDM-ja do të negociojë përmes nënkryetrëve Milla Caorska, Muhamed Zekiri, Damjan Mançevcki, Lupço Nikollovski etj. Nga ky subjekt thonë se janë të hapur për komunikim me të gjitha subjektet. “LSDM-ja është e hapur për bisedime më të gjithë faktorët politik të cilët mbështesin rrugën Evropiane, rrugën përpara, të ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM-ja. Nga Lëvizja Besa, subjekt ky…

