Lideri i Opozitës Shqiptare dhe Kryetarë i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë në ,,Klan Debat” me gazetarin Selajdin Xhezairi.
I pyetur për Vetvendosjen dhe mundësinë e hapjes së partisë së njëjtë në Maqedoninë e Veriut, Kryetari Sela ka deklaruar se çdo shqiptarë që punon për interesin e qytetarit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,për të pasur një jetë të dinjitetshme,për të ndalur ikjen e rinisë,për të ndalur rastet e montuara politike, për ti thënë gjuhës shqipe ashtu siç është gjuha jonë amtare,për të sjellë barazinë e shum të tjera, për ne është i mirseardhur dhe për ne është një aleat dhe asesi kundërshtarë, prandaj ardhja e Vervendosjes në Maqedoninë e Veriut për ne do të ishte e mirseardhur dhe e shohim si aleatë tonin, ne edhe publikisht e kemi përkrahur Vetvendosjen siç na përkrahën edhe ata më 15 korrikë këtë në Maqedoni.
Sela duke folur për mundësinë e bashkpunimit mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase ka thënë se një bashkpunim i tillë është i mundur.
Sela ka thënë: Bashkpunimi me opozitën maqedonase është i mundur nëse kjo do të jetë në të mirën e qytetarëve,po sigurisht se ne kemi programin tonë ,,Shtet për të gjithë” i cili duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë ata që duan bashkpunimin tonë sepse ne deri sot kemi dëgjuar për shoqëri për të gjithë por që nuk është bërë asnjëherë por është përdorur si farsë politike për manipulim të qytetarëve me qëllim të përfitimit politikë.
Ka deklaruar Ziadin Sela.
Data 17.09.2026
Aktuale
- “Më mungon pafund…”/ Motra e Genta Ismajlit në lot për babain e ndjerë, momentet me të ua thyejnë zemrën të gjithëve
- Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
- Trump kërcënon BE-në me tarifa pas propozimit për Kanadanë: Nëse është akt armiqësor, do reagojmë
- Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores, policia nis hetimet
- Tafani kritikon vendimin e Speciales: Po të ishte gjallë Adem Jashari, do ishte dënuar
- Rutte: NATO-s i duhet “më shumë Evropë dhe më shumë Britani e Madhe”
- “Ditë e kobshme”, Walker: Kosova do të shihet tani me një sy tjetër
- Vendimi i gjykatës së Hagës rrit ndjenjën antiperëndimore në Kosovë. Rusia, Kina dhe Serbia fërkojnë duart



