Një muaj para fillimit zyrtar të vitit të ri shkollorë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisioni për sëmundje infektive, akoma nuk kanë ndonjë plan se si do të zhvillohet procesi arsimorë. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE-ja, nga ku nënvizojnë se ofrojnë zgjidhje konkrete me 10 pika me çka do të mundësohej proces efektiv dhe i pandërprerë edukativ për nxënësit, në situatën e krijuar nga koronavirusi. VMRO-DPMNE “Presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i marrë parasysh propozimet tona dhe të përgatit punonjësit arsimorë, prindërit dhe nxënësit për vitin e ri shkollorë. Na vjen keq që pushteti nuk kishte plan konkret…
Author: Hamdi Kumanova
Sindikatat dhe shoqatat nga vendi në mënyrë më të ashpër reagojnë në vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7,4 për qind dhe kërkojnë që ai të tërhiqet. “Revolton që vendimi sillet gjatë krizës më të madhe nga kohë më e re, kur mijëra njerëz mbesin pa punë ose marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbardhen mallverzime të ndryshme nga ana e kompanive të cilat kanë marrë ndihmë shtetërore, e nuk u kanë paguar paga punëtorëve. Me propozim vendim të tillë të dëmshëm edhe njëherë konfirmohet se goditja më e madhe nga…
Arrihet marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit për kontestin rreth ujësjellësit. Banorët e Urviçit janë pajtuar që uji te merret nga burimet që pretendonin se i takojnë fshatit të tyre, ndërsa në këmbim kanë kërkuar realizimin e pesë kërkesave. Banorët e të dyja fshatrave pas përfundimit të takimeve gjithashtu do të vizitojnë vendin nga ku do të sigurohet uji për fshatin Siniçan dhe aty pritet të zyrtarizojnë arritjen e marrëveshjes.
Qytetarët i shesin vauçerët e vlefshëm për turizëm që kapin shifrën e gjashtë mijë denarëve. Në faqet e specializuara të internetit, ku shitet gjithçka, mund të shihet, se si ofrohen edhe këta vauçerë për çmime prej nga 3000 dhe 4000 denarë, ndërsa ka edhe të tillë që shesin edhe nga dy vauçerë. Është sekret publik se në vend se të shkojnë për pushime, qytetarët ua ofrojnë vauçerët e tyre hotelierëve ose pronarëve të apartamenteve private. Por, ata që i kontaktoi Alsat nuk duan të flasin publikisht për dukurinë e këtillë. Ka disa kërkesa të tilla. Gjithmonë ka pasur për cilindo…
Partia e “Majta” ka shpallur fajtorin kryesor për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. Ky subjekt politik që për herë të parë përfaqësohet në Kuvend me dy deputet përmes një shkrimi në rrjetet sociale theksoi se fajtori kryesor është ish-zëvendëskryeministri Koco Angjushev, që konsiderohet një i afërt i Zaevit, përcjell INA. Nga kjo parti theksojnë se shtrejtimi i rrymës dy javë pas zgjedhjeve tregon se LSDM përkujdeset vetëm për përfitimet e kompanive të saj të afërta të përfshira në këtë biznes. Reagimet vijnë pas shtrenjtimit të energjisë për 7.4%. “Një nga fajtorët kryesor për shtrenjtimin e energjisë elektrike…
Mbajtja e sistemit për kullimin e ujërave të zeza urbane dhe trajtimin e ujërave të zeza është shumë me rëndësi për bashkësinë, për mbrojtjen sanitare dhe shëndetësore, si dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga ndotja, potencojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup, Nga ujësjellësi i qytetit të Shkupit, gjithashtu informojnë se ekipet e tyre janë shpesh dëshmitarë të rrjetit të bllokuar të kanalizimit dhe si arsye për këtë është mbeturinat e hedhura në mënyrë të parregullt nga amvisëritë, mbetjet ndërtimore, mbeturinat e mëdha dhe gjëra të tjera. “Sistemi i kanalizimit nuk është deponi. Gjatë hedhjes së mbeturinave në mënyrë…
Driton Sulejmani nga Partia Alternativa ka komentuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike për 7.4 %, shkruan Almakos. Sipas Sulejmanit, ky vendim është i turpshëm dhe kriminal. “ Rritja e çmimit të energjisë elektrike për faturat e familjarëve për 7.4% në kohë pandemie, paraqet vendim të turpshëm dhe kriminel të Komisionit rregullatorë të energjisë. Nga fillimi i pandemisë u parashtruan kërkesa të vazhdueshme deri te EVN për lehtësime ndaj qytetarëve të cilët për shkak të pandemisë u detyruan të mbyllen në shtëpi, u pamundësuan të punojnë dhe me gjithë këto probleme nuk patën asnjë lehtësim sa i përket pagesës së…
Profesori i matematikës në gjimnazin “ Sami Frashri ” në Kumanovë, Skender Avdiu, ka komentuar rritjen e rrymës elektrike nga EVN Maqedoni për 7.4 përqind, transmeton Almakos. Avdiu vlerëson se rritja e cmimit të energjisë elektrike është një reket ndaj qytetarëve: “ Rritja e cmimit te rrymes elektrike eshte nje reket qe po i behet qytetarev. Kinse komisioni regulator por te gjitha komisionet jane prona te partive por vetem emertimin i kane ndryshe. Komisionet jane vetem realizues te platformave partiake. Keto komisione asnjeher nuk kane punuar ne interes te popullates por ne interesin e kompanive milonereshe. Arsyeja per shtrenjtimin e…
Pasi që Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje theksoi se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në kohë pandemie, kanë filluar reagimet e menjëhershme. Reagimet e ndryshme janë se vendi po rrit çmimin e energjisë elektrike, në kushte tejet të rënda që gjendjet dhe kur vendet e tjera evropiane ulin çmimin dhe falin borxhet, për shkak të goditjes që shkaktoi pandemia me koronavirusin, përcjell INA. Branimir Jovanovic, ish-këshilltari i ministrit të kaluar të financave, Dragan Tevdovski ka thënë se ky vendim është skandaloz, pasi që Maqedonia po rrit çmimin e energjisë për 7.4%, ndërsa ka shkallën më…
Njëzet e shtatë vjeçari nga Manastiri pozitiv e coronavirus ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup. Në Klinikë Infektive në Shkup është transferuar pasi që më herët ishte hospitalizuar në Covid Qendrën në Manastir. Në klinikën e Shkupit është dërguar më 27 korrik. Ai ka punuar në një kafene të njohur në qendër të Manastirit./Telegrafi/
Hulumtim mbi qëndrimet dhe përvojën e prindërve / kujdestarëve për metodat e organizimit të procesit arsimor të fëmijëve për vitin shkollor 2020/2021 Të dashur prindër/kujdestarë, Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë qëndrimet dhe përvojat e prindërve, fëmijët e të cilëve janë të përfshirë në procesin arsimor. Për të mbështetur nevojat e fëmijëve dhe rekomandimet adekuate tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për organizimin më të përshtatshëm të vitit shkollor të ardhshëm 2020/2021, për Ambasadën e Parë të Fëmijëve në Botë Megjashi është jashtëzakonisht e rëndësishme të dëgjon mendimet dhe pikëpamjet e prindërve/kujdestarëve. Ju lusim për që mendimet e…
Të mbështeten ndërmarrjet dhe të mos përjashtohen punëtorët, me këtë qëllim ishte vendosur masa për pagë prej 14.500 denarëve për një të punësuar, si pjesë e pakove ekonomike të Qeverisë për zbutjen e pasojave nga kriza e koronës. Sipas kompetentëve, kjo kishte ndikim pozitiv dhe nuk kishte përjashtim të punëtorëve, por analizat treguan se një pjesë e madhe e punëtorëve nuk e kanë marrë pagën. Fillimisht masa është vendosur për muajt prill dhe maj, si periudhë në të cilën ishte më i madh ndikimi i krizës, por Qeveria e vazhdoi edhe në qershor. Ministrja e Financave Nina Angellovska, e vlerësoi…

