Si pjesë e aktiviteteve të intensifikuara, të kontrollit
të djeshëm në Stacionin Policor për Sigurinë e
Qarkullimit Rrugor-Tetovë, ndër të tjera, u
sanksionuan 10 persona që drejtonin automjete pa
provimin për patentë shoferi apo patentë valide për
shofer, 2 vozitës fillestarë të cilët nuk i respektuan
kufizimet ligjore për këtë kategori të pjesëmarrësve
në trafik, 4 automjete me regjistrim të skaduar dhe
10 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme,
gjegjësishtë automjete të keqparkuara informon Tetovasot. Këto dhe
shkelje të tjera të zbuluara dje (5-tetor) janë
rrumbullaksuar me parashtresa adekuate për
kundërvajtje.
Përndryeshe, gjatë nëntë muajve të kaluara të
këtij viti, janë ubuluar dhe sanksionuar me ligj 972
persona që drejtonin automjete pa patentë shoferi,
266 vozitës fillestarë, 528 automjete me regjistrim të
skaduar dhe 1652 automjete të parkuara gabimisht,
të cilat janë marë nga “shërbimi komunal i
merimangës” në Tetovë.Tetovasot
Data 17.11.2026
Aktuale
- Ahmeti: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme
- Osman Kadriu për jurisprudencën në shqip:”Na shesin dushkë për gogla”
- Arlind Qori: Ballukut çdo javë i del nga një vilë. Pse Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur ish-zv/kryeministren
- Dy raste mashtrimi në Pollog, një grua mbetet e lënduar rëndë në aksident në Tetovë
- RDM: Si do të ndërtojmë një Data Center nëse nuk kemi kapacitetin për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve?
- Ambasada Amerikane në Prishtinë jep alarm sigurie: Shmangni grumbullimet e mëdha!
- Alarm për bombë në gjimnazin e tetovës, nxënësit dhe stafi dalin jashtë objektit!
- Propozohet paraburgim për dhunë në familje në Manastir



