Author: Hamdi Kumanova

Shtrenjtohet rryma për 7.4%, Komisioni Rregullator vendosi të mos shfuqizohet tarifa e lirë Faturat e qytetarëve për energji elektrike për muajin e ardhshëm do të jenë më të larta për 7.4%.Njeriu i parë i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski, siguron se kjo nuk do të ndikojë dukshëm mbi buxhetin e konsumatorëve. Me kërkesat e kompanive energjetike, rryma duhej të shtrenjtësohej për rreth 22%, por Komisioni nuk ka pranuar një gjë të tillë. Është hedhur poshtë edhe kërkesa për shfuqizim të rrymës së lirë. “Unë e di se me këtë vendim ndikojmë mbi konsumatorët, edhe atë për një konsumim mesatar, respektivisht për…

Lexo më Shumë

Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik – SPB Shkup vepron për aktivitetet ndërtimore të paligjshme në rajonin e Qendrës Tregtare “Mavrovasja” dhe ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse për përcaktimin e ekzistimit të elementeve të veprës penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare sipas nenit 244-a “Ndërtim të paligjshëm”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot bënë të ditur se për masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri te Prokuroria Publike në Shkup është dorëzuar njoftim me shkrim në pajtim me Ligjin për procedurë penale. “Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete në koordinim dhe sipas…

Lexo më Shumë

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) së shpejti do të publikojë thirrje publike për digjitalizimin e shërbimeve komunale, paralajmëroi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski në ngjarjen e sotme publike nga seria “Sfida digjitale për transformim shoqëror” që po mbahet në hyrje të “Zhena Park”-ut në organizim të Institutit për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IMMPE), ndërsa në bashkëpunim me FIZHT. “Digjitalizimi është një proces i cili e thjeshtëson jetën dhe u jep mundësi të rinjve ta ndryshojnë shoqërinë dhe zakonet e përditshme jetësore. Tani jemi në një fazë të bisedimeve me një institucion ndërkombëtar serioz që të realizojmë…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë bërë 1971 testime dhe janë regjistruar 188 raste të reja të covid-19 në: – Shkup 44 – Kumanovë 21 – Dibër 1 – Shtip 18 – Tetovë 24 – Strugë 21 – Veles 1 – Bitola 5 – Ohër 6 – Kavadarci 3 – Gostivari 23 – Kriva Palanka 1 – Koçani 1 – Probistip 2 – Demir Hisar 1 – Makedonski Brod 3 – Kërçovë 10 – Resnjë 1 – Negotino 2 5 persona, pacient nga Shkupi, pacient nga Bitola, pacient nga Kumanova, dy pacientë nga Tetova. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron…

Lexo më Shumë

Temperatura e ajrit nesër dhe pasnesër sipas paralajmërimeve të meteorologëve do të rritet deri në 40 gradë celsius. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se moti do të jetë i nxehtë deri ditën e diell ku do të ketë stabilizim të motit dhe rënie të temperaturave, njofton Telegrafi Maqedoni. Edhe pasnesër moti do të jetë me diell me temperatura të mëngjesit nga 14 deri 24 gradë celsius dhe temperatura maksimale prej 34 deri 40 gradë celsius. Të shtunën paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e kompleton procedurën për prokurimin e softuerëve në KSHZ. Kompania që ka punuar në aplikacionin e KSHZ-së për monitorimin e rezultateve të zgjedhjeve DUNA, konfirmoi për Alsat Prokurorisë ia kanë dorëzuar dokumentet për marrëveshjen e lidhur dhe për përpilimin e softuerit që e përdor KSHZ-ja. Nga atje ata thonë se nuk janë përgjegjës për sistemin kompjuterik dhe rrjetin, si dhe për faqen në internet sepse ata vetëm ia kanë shitur aplikacion KSHZ-së. Ata thonë se qendra kompjuterike e KSHZ-së është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe sigurinë. “Aplikacioni ynë nuk u sulmua. U sulmua uebfaqja e KSHZ-së”, thonë nga DUNA.…

Lexo më Shumë

Në mes të pandemisë nga virusi korona disa koncerte të interpretuesve vendorë dhe të huaj do të mbahen në lokalitete të ndryshme të Ohrit. Deri tani është anuluar vetëm paraqitja e yllit serb të muzikës folk Aca Llukas, pas reagimeve të shumta në opinionin. Nga Inspektorati i tregut në Ohër, nuk u përgjigjen telefonatave për t’u përgjigjur se kush do të kujdeset për sigurinë e vizitorëve, derisa nga ana tjetër, nga SPB Ohër, shprehen se deri tani te ata nuk është lajmëruar asnjë koncert. Komuna e Ohrit „Hapësira e stadiumit të qytetit do të jepet me qira dhe ngjarjet do…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) e shpalli tenderin e parë për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe atyre lokale në 17 komuna, si fazën e parë të projektit “Maqedonia pa baltë”. jo përfshinë 28 rrugë lokale në gjatësi 23,6 km dhe me vlerë 4,5 milion euro. “Fillon projekti i madh për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në 81 komuna në vend dhe në qytetin e Shkupit i cili mbulon mbi 400 kilometra infrastrukturë rrugore lokale me vlerë rreth 70 milion euro”, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Ai theksoi se është projekti afatgjatë pesë-vjeçar “Maqedonia…

Lexo më Shumë

Diplomatë perëndimorë në Shkup i kanë dërguar mesazh të qartë udhëheqësisë së LSDM-së se një koalicion eventual me BDI-në, do të bllokojë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BDI është shumë e korruptuar dhe e paaftë ta çojnë para agjendën evropiane”, kanë thënë ndërkombëtarë, sipas mediumeve maqedonase. Ata kanë vlerësuar se nëse BDI mbetet pjesë e qeverisë, do të jetë e pamundur të zhvillohet luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përveç kësaj, reformimi i gjyqësorit, si një nga pikat kryesore të qeverisë së ardhshme, do të jetë e pamundur për shkak se gjykatësit dhe prokurorët më të…

Lexo më Shumë

Në ditën e Bajramit të Ramazanit, fill pas faljes së namazit, ish-reisi ilegjitim i BFI-së veç të tjerash do të deklarojë: “Nga ky moment e shpalli të vdekur Korona Virusin, Kovid 19”! Si për inat të tij, sot, një vatër e re e këtij virusi po del të na jetë Bashkësia Fetare Islame në RMV, transmeton Almakos. Në territorin e Myftinisë së Kërçovës, përveç që u mbyllën gati të gjitha xhamitë, me urgjencë, në gjendje kome, është sjellë në Shkup edhe Myftiu i kësaj Myftinie, efendi Murat Hyseini. Po ashtu, siç merr vesh Almakosi, në shërim shtëpiak është edhe shefi…

Lexo më Shumë

Punëdhënësit, të cilët, në vend të llogarive të punonjësve, paratë e marra nga shteti i kanë futur në xhepat e tyre të përgjigjen penalisht. Kjo është kërkesa e sindikatave. Sindikatat dhe aktivistët e të drejtave të punëtorëve kërkojnë që Prokuroria Themelore Publike të ngrejë padi kundër të gjithë pronarëve të kompanive që kanë marrë para nga shteti për të subvencionuar pagat, por që nuk ua kanë paguar punëtorëve rrogat për muajin prill dhe maj. Për më tepër, sindikatat kërkojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike që punëdhënësit e papërgjegjshëm të marrin gjoba dhe t’i kthejnë paratë. Dje në opinion pati…

Lexo më Shumë