Liderët e partive politike vazhdojnë negociatat për shumicë të re parlamentare, por larg syve të opinionit. Partitë nga blloku politik maqedonas thonë se janë në komunikim me të gjitha subjektet, ndërsa blloku politik shqiptar ka vendosur vijat e kuqe para ndarjes së mandatit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar ditë më parë kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhorë. As Ahmeti dhe as Kasami nuk kanë shpalosur hollësi nga takimi. Ditëve në vijim, Ahmeti mësohet se pritet të takojë kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, si deputet i vetëm i këtij subjekti në…
Author: Hamdi Kumanova
Nina Angellovska në profilin e saj në FB ka shkruar se vlera e përgjithshme e tre pakove të masave antikrizë që po i ndërmarrim për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë për të kapërcyer pasojat e krizës nga Kovid-19 vlerësohet në 500 milionë euro, trasnmeton INA. “Për qytetarët: kartelë pagesore vendore për mbi 330.000 qytetarë – 28.3 milionë euro, vauçerë për turizëm vendor për mbi 117.000 qytetarë – 12 milionë euro, për artistë të pavarur – 65.000 euro, për sportistët 400.000 euro dhe për kompensim për papunësi – 50 për qind e neto pagës mesatare mujore 810,00 0 euro”, ka shkruar…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka nënshkruar vendimin për thirrjen e seancës së parë konstituive e cila do të mbahet më 4 gusht, me fillim në ora 12:00, njofton Portalb.mk. Nga Kuvendi informojnë se duke e pasur parasysh gjendjen me KOVID-19 dhe në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, seanca konstituive do të zhvillohet sipas protokollit dhe kritereve të cilat janë të konstatuara në koordinim paraprak me kryetarin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Zharko Karaxhovski, me qëllim të vetëm që të ulet rreziku nga shpërndarja eventuale e KOVID-19. Deputetëve, mysafirëve dhe përfaqësuesve të mediave gjatë hyrjes së…
Inspektorati i punës ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e ndihmës financiare nga kompanitë, të cilat kanë marrë para nga shteti për përballje me pandeminë e koronavirusit. Këto mjete dyshohet se në vend që t’iu ndaheshin punëtorëve, kanë përfunduar në llogarinë e punëdhënësve të tyre, shkruan Radio Evropa e Lirë. Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka bërë të ditur se më shumë se 700 kompani që kanë marrë ndihmë financiare nga shteti për shlyerjen e pagave për muajt prill dhe maj, të njëjtat nuk ua kanë shpërndarë punëtorëve. Bëhet fjalë për më shumë se 400 mijë euro që…
Ministri për Punë të Brendshme (MPB) Agim Nuhiu sot ka mbajtur takim pune me zëvendës ambasadorin e Italisë në Shkup, Alesio Likuori. Në takim, siç theksohet nga MPB janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore, mirëbesimi, mungesa e çështjeve të hapura ose kontestuese mes dy shteteve si dhe bashkëpunimi në shumë sfera me interes të ndërsjellë. Fokusi në bisedime, siç theksohet është vënë në thellimin e bashkëpunimit të deritashëm të ndërsjellë, veçmas në sferën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit si dhe luftës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. “Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë zbatuar në…
Këshilltarët e komunës së Kërçovës sot e shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor për shkollat fillore komunale për vitin shkollor 2019/2020 ku ka trend të zvogëlimit të borxheve. Shkollat fillore në komunën e Kërçovës nuk kanë borxhe, përveç SHF “Sande Shterjoski”. “Edhe në shkollën tonë ka tendencë të zvogëlimit të dukshëm të borxhit. Nga momenti kur e mora kryesimin me shkollën “Sande Shterjoski” si drejtor, atëherë kemi detyrime rreth 380.000 euro, ndërsa tani borxhi arrin rreth 80.000 euro”, tha drejtori i shkollës, Rahim Pinjoli. Kopshti i vetëm në qytet “Olga Miceska” vazhdon të punojë me bilans pozitiv. Kopshti në tërësi as…
Ekipe mjekësorë nga Suedia dhe Sllovenia do të vijnë në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar sistemin shëndetësor në ballafaqimin me pandeminë. Shpenzimet për udhëtim dhe akomodim të personelit do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka bërë të ditur se Berlini zyrtar do ndihmojë vendet e rajonit me personel mjekësorë, ilaçe, mjete mbrojtëse dhe raspiratorë.
Numri i personave të paraqitur të rritur – autorë të njohur në vitin 2019, në krahasim me vitin 2018, është rritur për 5,6 për qind, numri i personave të dënuar të rritur, u zvogëlua për 19,8 për qind, ndërsa numri i personave të akuzuar është zvogëluar për 21,4 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. Numri, megjithatë, i fëmijëve të paraqitur në përplasje me ligjin – autorë të veprave penale, në vitin 2019, në krahasim me vitin 2018, u zvogëlua për 5,2 për qind. “Në vitin 2019, në krahasim me vitin 2018, numri i fëmijëve të dënuar…
Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të provojnë që Naser Zyberi të jetë kryenministër, ata kanë deputetë për shkak të tij dhe nëse nuk mund këtë ta bëjnë, do të duhet të largohen dhe të bëhen kombinatorika të reja dhe ne si Aleancë dhe Alterantivë do të fillojmë negociata. Por, realizuam biseda me Ziadin Selën dhe konkluduam se nuk do të hyjmë në negociata para se BDI-ja ta shtjerrë legjitimitetin e vet, tha sot lideri i Alternativës, Afrim Gashi. Ai, në “Utrinski brifing” në “Sllobodna TV” tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternatiava në zgjedhje ka dalë me një program…
Sulmet e fundit kibernetike ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend, sipas ekspertëve, janë tregues se nevojitet mbrojtje më e sofistifikuar kompjuterike dhe vendosje e sistemit të vetëm të mbrojtjes, që i përfshin të gjitha institucionet publike për mbrojtje nga numri i rritur i sulmeve të hakerëve, shkruan “Balkan insight”. Portali potencon se përgjegjësinë për sulmet ndaj internet faqeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, e ka marrë grupi i hakerëve “Anonopsmkd”, i cili paraprakisht kumtoi se më 15 korrik e ka hakuar edhe agregatorin për lajme Time.mk. Në ditën e zgjedhjeve, cak…
Këshilli Atlantik nga Uashingtoni sot do të jetë nikoqir i online Samitit të liderëve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të cilin, sipas organizatorëve, do të marrë pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski. Qëllimi i samitit është ndërmarrja e hapave praktik për arritje të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik rajonal, i cili duhet t’i ndihmojë rajonit të ballafaqohet me pasojat shkatërrimtare të pandemisë së Kovid-19 përmes rritjes së mundësive për zhvillim ekonomik. “Pasojat e pritura sociale dhe ekonomike të pandemisë Kovid-19 ndaj Ballkanit kërkojnë aksion rajonal urgjent që të shmanget stagnimi ekonomik dhe jostabiliteti potencial që vjen me të. Kjo marrëveshje…
Pas reagimeve të shumta nga qytetarët në lidhje me gjobat që i marrin për mosmbajtje të maskave në makina, është sqaruar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). E pyetur nga Telegrafi Maqedoni në lidhje me këtë çështje, nga MPB thonë se ata janë organi përgjegjës për mbikëqyrje të zbatimit të masave për mbrojtje nga pandemia, në kuadër të kompetencave të tyre. Ndërsa për gjobat në makina ,nga MPB thonë se kjo masë vlen për personat që nuk jetojnë në një bashkësi (amvisëri ose familje). “Në pajtim me nenin 4 të Dekretit me fuqi ligjore për mbajtje të maskave mbrojtëse për…

