Imami dhë kënduesi i njohur i Kur’anit famëlartë nga Maqedonia, Abdulbesir Neziri vazhdon me projektin gjigand duke promovuar edhe video-xhirimin e 4-të me përmbajtje nga libri i i shenjtë i muslimanëve,Kënduesi i Kuranit,Neziri në këtë video-xhirim, këndon me një melodi të jashtëzakonshme një sure kuranore me emrin, Surah An-Naba. Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Maqedonia e Veriut, Abdulbesir Neziri deri tani ka marr pjesë në tribuna dhe seancat Kur’anore në Finlandë, Itali, Zvicër dhe shtetet tjera. Abdulbesiri Neziri plot 4 vite ka qenë imam në xhaminë Blu në Ancona të Italisë, i cili ka udhëtuar nga Italia për në Maqedoni për të vazhduar projektin gjigantë, duke kënduar Kur’anin në qytete të ndryshme, përfshirë Shkupin, Tetovën dhe komunën e Plasnicës që gjendet në afërsi të Kërcovës. Shumë shpejt ai ka ftesa që të këndon në Turqi dhe vende tjera të botës. Sipas, komenteve në rrjetet sociale, këndimet e tij të Kur’anit u pritën ngrohtësisht nga ata që ndiqnin programet Kur’anore. Në një takim me hoxhën, Abdulbesir Neziri në Shkup, një numër i madh i intelektualëve shqiptar e falënderuan atë për pjesëmarrjen në programet Kur’anore duke theksuar se përqëndrimi në video-proekte të këndimit të Kuranit është një rrugë e madhe drejt forcimit të besimit midis myslimanëve në botë. https://youtu.be/ZRHBDSFVq5o
Data 17.11.2026
Aktuale
- “Më kanë rekomanduar operacion, por…”/ Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancë, letër gjykatës! Dumani: Nuk kemi asnjë raport për gjendjen e tij shëndetësore!
- Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme!
- Ahmeti: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme
- Osman Kadriu për jurisprudencën në shqip:”Na shesin dushkë për gogla”
- Arlind Qori: Ballukut çdo javë i del nga një vilë. Pse Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur ish-zv/kryeministren
- Dy raste mashtrimi në Pollog, një grua mbetet e lënduar rëndë në aksident në Tetovë
- RDM: Si do të ndërtojmë një Data Center nëse nuk kemi kapacitetin për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve?
- Ambasada Amerikane në Prishtinë jep alarm sigurie: Shmangni grumbullimet e mëdha!



