Author: Hamdi Kumanova

Nesër, me fillim prej ora 16:00 në Shkup do të protestojnë punëtorët turistikë. Siç njoftojnë nga sektori i turizmit, për të protestuar janë paraqitur 700 persona, ndërkaq protesta do të fillojë nga vendi “Drvo Dekor” dhe do të vazhdojë drejt rrugëve “Koço Racin”, “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski”, “Vasill Gllavinov”, bulevardit “VMRO”, “Ilinden” ndërkaq do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. “Jemi dëshmitarë për luftën tonë gjatë 5 muajve paraprak për ngecjet në sektorin tonë për shkak të krizës me Kovid-19, si dhe kërkesat që në disa raste i kemi dërguar drejt institucioneve, si Ministria e Ekonomisë, Ministria e…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar seanca e Qeverisë dhe në kuadër të saj janë miratuar protokolle për veprim dhe mbrojtje kundër Kovid-19. Me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria ka miratuar protokollin për punë të ekipeve të basketbollit në kuadër të Federatës së Basketbollit për mbajtjen e trajnimeve dhe garave pa prani të publikës. Është miratuar edhe protokolli për pranim të dokumenteve për studentët gjatë regjistrimeve në studimet deridiplomike në institucionet shtetërore dhe objekte të tjera për strehim në gjatë vitit akademik 2020/2021./TV21

Lexo më Shumë

Ankesat për kartelat pagesore vendore nuk do të dështojnë, qytetarët do ta realizojnë të drejtat e tyre, por periudha e shpenzimit të mjeteve do të jetë më e shkurtër nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, tha sot zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Carovska sqaroi se aktualisht Qeveria nuk ka fuqi të zgjasë afatet e përdorimit të kartelave sepse ato përcaktohen në dekrete me fuqi ligjore. “Dekretet u miratuan në situatë të jashtëzakonshme. Tani jemi në një situatë ndryshe. Nëse Kuvendi krijohet më shpejt dhe nëse bëhet ndryshim i caktuar ligjor, por mendoj…

Lexo më Shumë

Sistemi shëndetësor i shtetit po përgatitet për valën e re të pandemisë, që pritet të mbërrijë në vjeshtë. Në shtimin e kapaciteteve spitalore, aktualisht po punohet vetëm tek Klinika e Pulmologjisë. Këtu makineritë dhe punëtorët janë duke vënë gypat e ujësjellësit dhe kabllot e rrymës elektrike. Në 450 m2 të këtyre 22 barakave janë në procedurë të pritjes se pajisjeve mjekësore dhe mobileve shtesë. “Përderisa Klinika e Pulmologjisë është e mbushur përplot me pacientë, këtu në oborrin e saj po përgatiten objektet modulare për shërbime ambulatorë për pacientët, të dyshimtë me CoVid-19.”  Spitale të tilla mobile do të ndërtohen në…

Lexo më Shumë

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ka reaguar lidhur me akuzat penale të ngritura kundër personave të lidhur me FFM-në nga Drejtoria e Policisë Financiare në Zyrën Themelore të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në vijim reagimi i plotë i Sejdinit: -Si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me 10 tetor 2019 në organet hetimore të shtetit kam raportuar dyshime për krim financiar në lidhje me abuzim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, për pastrim të parave dhe të ardhurave tjera si vepra të dënueshme dhe mashtrim në detyrat e punës nga ana e ish-udheheqëses së…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë të mbeten numrat tre shifrore të të prekurve me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1356 testet e bëra, 102 pacientë rezultuan pozitiv me CoVid-19. Në Shkup, duke përfshirë rastet e sotme, numri i të infektuarve mbërriti në afër 4700, prej tyre mbi 1800 raste aktive e 193 të vdekur. Me 11 pacientët e fundit, Kumanova kaloi në shifrën e 1002 të prekur, prej tyre 294 raste aktive. Tetova me 2 të prekurit sot arriti në 1.000 të infektuar, prej të cilëve 270 janë raste aktive. Ndërkaq, shqetësuese mbetet situata në Shtip, ku me 13…

Lexo më Shumë

Më së voni deri më 4 gusht, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet që ta thirr seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare. Ai ende është kryetar aktual i Kuvendit dhe e ka për detyrë që ta thirr seancën. Megjithatë, mbajtja e saj problematizohet për shkak të gjendjes shëndetësore, njofton Portalb.mk. Talat Xhaferi është negativ në testim për virusin korona, por është në Klinikën Infektive për shkak të mushkërive të bardha. Sipas Rregullores kuvendore ai mund ta thirr seancën gjegjësisht ta nënshkruajë vendimin, ndërkaq të mos udhëheqë me atë. Në rast të tillë atë rol do ta ketë deputeti më…

Lexo më Shumë

NGA Ministrai e Punëve të Brendshme informojnë se janë kapur 95 emigrantë nga bangladeshi, Pakistani Siria, Afganistani dhe Iraki. Ndërkaq janë tre shtatas tanë në tre raste të ndryshme për mbajtjen e paligjshme të emigrantëve, transmeton INA. Më tej nga kjo ministri jepen detaje si ka ndodh ndalesa e emigrantëve në Strumicë. “Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes”, me targa të Shkupit, që e ka drejtuar D.H., janë gjetur 50 emigrantë dhe atë 33 nga Bangladeshi, 15 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani. D.H. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Strumicë, ndërsa kontroll në vend kanë kryer…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1356 testime për coronavirus, ndërsa pozitiv janë konfirmuar 102 raste të reja. Ndërsa janë shëruar 99 të prekur nga COVID-19. Prej tyre nga Shkupi janë 39, Kumanova-11, Shtipi-13, Prilepi-3, Tetova-2, Manastiri-6, Kavadari-3, Gostivari-13, Kocani-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Vinica-1, Shën Nikolla-3, Gostivari-8, Radovishi 1, Demir Hisari-1 dhe Kërcova-4 MSH informon se janë regjistruar edhe pesë viktima nga COVID-19, edhe atë: një nga Shkupi (70 vjeç), një nga Kërçova (72 jeç), një nga Kumanova (64 jeç), një nga Prilepi (48 vjeç) dhe një nga Shtipi (76 vjeç). Të…

Lexo më Shumë

Polica e Tetovës bashkë me kolegët e Shkupit nga sektori i drogës arrestuan dy persona nga Tetova pas kontrollit këtë mëngjes në shtëpitë e tyre dhe gjetën gjësende për vepra tashmë të kryera dhe të regjistruara. Kontrollet në shtëpitë e tyre u bënë këtë mëngjes nga ora 06:00 deri në ora 08:00 me urdhër gjyqësor. “Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Departamentin e kriminalistikës- Sektorin për trafikim të paligjshëm të drogës në aksionin për zhbërjen e grupeve dhe personave të angazhuar në tregti ilegale të drogës, bazuar në urdhër të gjykatës nga Gjykata Themelore e Tetovës realizuan kontrolle…

Lexo më Shumë

Goran Tozija dje e ka ushtruar ditën e fundit si drejtor i Agjencisë për Film. Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të pranojë kërkesën e Komisionit për Antikorrupsion që Tozijës të mos i vazhdohet mandati si drejtor, pasi i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare, ndërsa ka kryer malverzime financiare në periudha të ndryshme sa ushtronte detyrën e drejtorit në Agjencinë e Filmit, shkruan gazeta KOHA. Përveç Komisionit për Antikorrupsion, kundër Tozijës ishin deklaruar edhe regjisorë të shumtë shqiptarë, të cilët kanë akuzuar se i njëjti në secilin konkurs e ka diskriminuar filmin shqiptarë, ndërsa ka mbështetur projekte filmike që kanë ndarë…

Lexo më Shumë

Në Tetovë me rrethinë arrinë numri 1.000 ndërsa 270 raste janë aktive me koronavirus. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se kllaster për momentin nuk ka, por ka transmision të përhapur të virusit. Javën e fundit ka shënuar rënie numri i të infektuarve në dy zonat që konsideroheshin vatra të virusit, në Tearcë dhe Bogovinë. Sot qyteti i Tetovës regjistroi vetëm dy raste të reja me Covid-19 ndërsa 10 janë shëruar./Sharri.info

Lexo më Shumë