Presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski sot i vizitoi pjesëtarët e batalionit për mbështetje ushtarako-mjekësore, në suaza të Qendrës ushtarako-mjekësore. Pas shpalljes të pandemisë së virusit Kovid-19, kumtuan sot nga Kabineti i presidentit, personeli i Qendrës në mënyrë aktive u përfshi në mbështetjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore publike. Në kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë në mars, përkujtojnë, ekipi i Qendrës ushtarako-mjekësore e vendosi spitalin manovrues para Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike “Nëna Terezë”, me qëllim që të rriten kapacitetet në rast të valës së madhe të pacientëve me Kovid-19. “Duke e marrë parasysh numrin…
Author: Hamdi Kumanova
Punëdhënës nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga…, e kanë marrë përkrahjen financiare nga shteti për pagesë të rrogave të punëtorëve, por nuk ua kanë paguar punëtorëve. Këtë e tregoi analiza e Drejtorisë për të ardhura publike, institucion përmes të cilit u zbatua kjo masë për përkrahje nga pasojat nga koronavirusi, e me qëllim që të mbahen vendet e punës. Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp i kumtoi të dhënat nga realizimi i masës në prill, maj dhe qershor, dhe apeloi deri te punëdhënësit, të cilët e kanë marrë përkrahjen financiare, e nuk…
Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e mposhtën frikën nga koronavirusi. I morën valixhet dhe shkojnë në verim jashtë shtetit. Turqia dhe Egjipti tani për tani e kanë primatin midis destinacioneve për të cilat ekziston interes më i madh. Dje fluturoi aeroplani i parë për në Antali, ndërsa i për në Hurgadë niset më 10 gusht. “Nisen parterët për në Turqi dhe Egjipt. Dje, më 26 korrik, fluturoi aeroplani i parë për në Antali, komform të gjitha protokolleve të sigurisë. Interesi është i madh për shkak të së cilit çarterë do të ketë dy herë në javë. Fluturimet…
15 vjet burg për një banor nga Kavadari për veprën penale “ndërmjetësim gjatë kryerjes së prostitucionit” dhe mundësisë së përdorimit të mjeteve narkotike një të miture. Këtë sot për MIA e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore-Kavadar.
Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 4 gushtë në orën 11:00, raporton SHENJA. Në zgjedhjet e fundit parlamentare sipas rezultateve finale të KSHZ-së, në përbërjen e re parlamentare LSDM do të ketë 46 deputetë, VMRO-DPMNE-44, BDI-15, Koalicioni ASH-AAA-12 si dhe E Majta-2 deputetët.
Ministria e Kulturës reagon ashpër në lajmërimin e Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë Veriut, shpërndahet në media më 27.07.2020. ngaagjencia PR ,,Navigators”. Me qëllim të njoftimit të opinionit në mënyrë objektive , potencojmë se në lajmërimin e përmendur agjencia e filmit në mënyrë jo ligjore e përdor logo të Ministrisë së kulturës-sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe juridike. Njëkohësisht me lajmërimin opinioni është sjellë në lajthitje për shkak se inicon se përmbajta e të njëjtës është e përgatitur dhe përcjellur në bashkëpunim dhe me pëlqim të Ministrisë së Kulturës. Ministria e Kulturës përkatësisht sektori për mbikëqyrje inspektuese dhe administrative…
Sekretari shtetëror Mike Pompeo, në shënimin e 231 vjetorit të formimit të Departamentit Amerikan të Shtetit i ka theksuar sukseset e diplomacisë amerikane në vitet e kaluara, në mesin e të cilave e përmend edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai i ka lavdëruar kaudrot e Departamentit për siç tha “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim të vlerave të tyre demokratike”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjatë vitit të kaluar, ne kemi vazhduar të bëjmë presion kundër regjimit në Iran, promovuam paqen në Afganistan, dhe u zbuluam aleatëve dhe partnerëve tanë natyrën e vërtetë të Partisë Komuniste Kineze. “Ne…
Aktivistja për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit jetësor dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dragan Velkovska kumtoi se ka dhënë kërkesë deri tek Këshilli për ta tërhequr nga seanca sotme pikën për miratimit të vendimit për ndryshim dhe plotësim të Çmimores së shërbimeve që i kryen “NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup. “Mendoj se parkingu spitalor duhet të jetë falas për të gjithë dhe veçanërisht gjatë pandemisë dhe në prag të krizës botërore financiare e cila parashihet nga vjeshta. Qyteti është i obliguar të tregojë solidaritet dhe humanizëm, qytetarët dhe personeli mjekësor nuk mund të vendosen në sitë, edhe më…
Vizitorët e huaj në vend më së paku janë të kënaqur me rrjetin rrugor dhe higjienën e dobët në vendet publike. Kjo është përgjigjja e përqindjes më të madhe të mysafirëve të huaj të anketuar në vendkalimet kufitare vitin e kaluar, ndërsa ata dhanë notat më të larta për qëndrimin e njerëzve dhe burimet arkeologjike dhe historike të Maqedonisë së Veriut, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Këtë e tregojnë rezultatet e Anketës së vizitorëve të huaj në vendkalimet kufitare që e përgatitur nga Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas tyre, rezultati mesatar për shërbimet e vizitorëve të huaj në vitin 2019 është…
Janë regjistruar 285 shkelje në lidhje me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot qytetarëve u bëjnë thirrje që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të përballen me Kovid-19.
Mësohet nga dëshmitarët okularë të ngjarjes që sonte, rreth orës 19:30 para poliklinikës në Cair, është sulmua fizikisht kolumnisti dhe analisti Agim Jonuz, transmeton gazeta KOHA. Arsyet e sulmit, tani për tani, nuk janë të njohura për ne, por Agim Jonuz shkruan kolumna në portalin Vecer dhe është kritik për qeverinë aktuale. Sipas dëshmitarëve okularë, Agim Jonuz u mbrojt nga sulmuesit, kështu që njëri prej tyre u neutralizua nga ai dhe tjetri pastaj u largua nga vendngjarja, megjithatë thuhet se rasti nuk është paraqitur në MPB.(koha.mk)
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në ora 12:00 do të mbajë seancë përmes lidhjes me video-konferencë. Siç kumtuan nga Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, për konkluzionet e mbledhjes do të informojnë me kumtesë pas përfundimit të saj.

