Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Financave Nina Angelovska informon se në përfundim me 25 korrikun janë dhënë mbi 300.000 kartela pagesore vendore. “Të gjitha ankesat janë përpunuar. Nga 46.000 ankesat -9.200 janë pranuar, prej të cilave 5.800 të rinj prej 16 deri 29 vjet, 700 persona të papunë me të ardhura të ulëta dhe rreth 2.700 persona të punësuar me të ardhura të ulëta. Kartelat për këto qytetarë janë shtypur dhe po shpërndahen”, thekson Angellovska në Facebook. Ajo potencoi se të krijohet, disajnohet dhe implementohet një masë si kartela pagesore vendore ka qenë vërtetë sfidë e madhe. Ministrja e Financave potencon se krahas…

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar nga Gostivari është arrestuar mbrëmë në aeroportin e Shkupit, pasi policia e Gostivarit ka shpallur fletarrest intern për të. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “kanosje për sigurinë”. Përmes facebookut, jashtë nga Maqedonia e Veriut, ai i ka dërguar kërcënime për jetë kryeministrit Oliver Spasovski, merr vesh Telma nga burime brenda hetuesisë. Për veprën për të cilën akuzohet, parashihet dënim prej 1 deri në 5 vite arrest. Kërcënimet janë shkruar në facebook si koment ndaj një deklarate politike të shpërndarë nga Spasovski. Pasi është arrestuar, policëve u ka thënë se në momentin kur e…

Lexo më Shumë

Pandemia me Kovid-19 është arsye për mbylljen e bizneseve lidhur me shërbimet në Tetovë, vlerësoi kryetarja e komunës Teuta Arifi. Ajo shpreson se situata do të ndryshojë kur do të formohet Qeveria e re me vendosjen e masave për ta ndihmuar ekonominë. “Pasojat nga pandemia në ekonominë e qytetit janë të mëdha. Gjendjen faktike e dëshmojnë të gjitha shifrat. Tetova është qytet i bizneseve të mesme dhe të vogla, ndërsa më të mëdhatë kanë struktura të tjera të ekzistimit dhe nuk lidhen me shërbimet, ndërsa bizneset më të vogla lidhen me shërbimet për të cilat për momentin nuk ka kërkesë.…

Lexo më Shumë

Ueb faqet e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit tashmë katër ditë nuk punojnë pasi janë shënjestër e një sulmi të hakerave. Kush, si dhe pse i ka sulmuar faqet e internetit të këtyre dy ministrive, policia ende po heton. “Sa u përket sulmeve në faqet e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ju informojmë se menjëherë pas pranimit të denoncimeve, po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB. Paralelisht me hetimin policor, situata po monitorohet nga prokuroria. “Prokuroria Publike monitoron me kujdes të gjitha informacionet që lidhen me këtë rast, por edhe raportet…

Lexo më Shumë

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zgjedhje strategjike si për Bullgarinë ashtu edhe për Greqinë, duke çuar në një Ballkan të qëndrueshëm, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias pas takimit në MPJ greke me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Bullgarisë shprehën mbështetje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por duke respektuar kushtet e përcaktuara. “Edhe Bullgaria, edhe Greqia, janë faktorë stabiliteti dhe bashkë-zhvillimi në rajonin tonë. Ne jemi ndihmës në rrugën e fqinjëve tanë drejt Bashkimit Evropian, vendeve të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shtipi mori epitetin e vatrës më të rrezikshme të përhapjes së virusit korona në vend. Në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive u vendos që nesër në Shtip të zbarkojë Inspektorati sanitar dhe shëndetësor i shtetit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas mbylljes së të gjitha fabrikave të tekstilit me 8 mijë të punësuar, rreziku qëndron se sa prej tyre janë infektuar. “Kemi nga mbi 40 deri në 50 pacientë të hospitalizuar atje, kuadri dhe personeli mjekësor gjithsesi është për momentin i mjaftueshëm. Morëm edhe masat e rekomandimet se si të evitohet apo absorbohet kjo situatë nëse…

Lexo më Shumë

Shkurtimin e vitit shkollor, reduktimin e nxënësve nëpër klasë, puna me ndërrime dhe mësimi duke respektuar distancën, janë këto qëndrimet ende jo zyrtare të Ministrisë se Arsimit në RVM për mësmin në vitin e ri shkollor 2020/2021. Kjo e fundit në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive, do vendos përfundimisht deri më 10 gusht, transmeton INA. Në takimin e sotëm me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) përveç përfaqësuesve nga minstria e arsimit dhe shëndetësisë morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për të diskutuar edhe për funksionimin e çerdheve, por…

Lexo më Shumë

Sot vazhdoi gjykimi për ish kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevskin. Procesi po zhvillohet në gjykatën e Velesit. Pançevski përsëri tha se nuk e kupton akuzën dhe kjo ishte arsyeja pse gjykatësi që e gjykon ia shpjegoi nga fillimi. Avokatët e tij kërkuan që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri. Sot si dëshmitarë në sallën e gjyqit u ftuan edhe Ushtruesi i Detyrës kryetari i Penales, Stojançe Ribarev si dhe shefi aktual i njësisë së Shkupit Ivan Xholev. Pançevski është akuzuar për manipulim të sistemit AKMIS dhe për shkak se ai çështjet në vend se në…

Lexo më Shumë

Rritja e numrit të të shëruarve dhe ulja e numrit të të infektuarve në Tetovë dhe komunat përreth ka bërë që situata në këtë rajon të shkojë drejt stabilizimit. Megjithatë mjekët apelojnë respektim maksimal të masave, sidomos distancën dhe mbajtjen e maskës, transmeton Alsat-M.tv, përcjell INA “Numri i të infektuarve dita ditës është duke rënë mirëpo, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të lirohen dhe të dalin siç kanë dalë më herrët para pandemisë. Masat mbrojtëse duhet të mbahen, pra maskat, distanca fizike dhe ku ka grupe më të mëdha duhet të ketë distancë sociale që të mos…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot bashkë me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Arben Taravari kanë pritur ambasadorin e Republikës së Sllovenisë shkëlqesinë e tij z. Milan Jazbec. Në këtë takim u biseduan çështjet aktuale politike si ajo e zgjedhjeve, ku kryetari Ziadin Sela ka informuar ambasadorin Jazbec për rezultatin mjaft pozitiv të koalicionit ASH-AAA, duke shprehur gjithashtu edhe shqetësimet e tija se këto zgjedhje nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Për këtë arsye kemi dërguar ankesa në institucionet kompetente të cilat fatkeqësisht janë të ndikuara politikisht, prandaj sot këto shqetësime do t’i shprehim në formë proteste…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka marrë vendime të cilat çojnë përpara kuadrin shqiptarë në Policinë e shtetit, duke avancuar ata si kurrë më parë. Z. Nuhiu ka bërë ndryshime pozitive të papara në policinë e shtetit duke fuqizuar shqiptarët në vendet drejtuese. Ministri nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu, ka reviduar përbërjet e trupave dhe komisioneve pranë dikasterit të sigurisë dhe ka emëruar shqiptarë për udhëheqës. Në Manastir, emërohet Afrim Shabani, në Kumanovë, Sevadil Xhaferi, në Ohër Hamdi Emini, në Shkup Memedali Muharemi dhe në Tetovë, Jetmir Abazi. Shqiptarët kanë marrë edhe avancime tjera, duke u emëruar…

Lexo më Shumë