Author: Hamdi Kumanova

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup në interes të klientëve të saj dhe qytetarëve të Qytetit të Shkupit, duke filluar nga 17 qershori i vitit 2020 filloi me zbatimin e aksionit për pagesën e borxheve në këste pa interes për faturat e vonuara. Aksioni për pagimin e borxheve në këste pa interes për persona fizik dhe persona juridikë përfundon më 31 korrik të vitit 2020. Nga ndërmarrja publike informon se deri më tani 370 përdorues kanë shfrytëzuar mundësinë për të lidhur marrëveshje për pagesën e borxheve me këste dhe pa interes. Shuma e përgjithshme për të cilën janë lidhur marrëveshjet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rishikoi dhe miratoi Informacionin mbi pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, dhe udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të marrë masat e nevojshme dhe të rregullojë të gjitha çështjet me institucionet përkatëse të NATO-s dhe KFOR-it, vendosja e një njësie toke dhe stafi (në total deri në 45 ushtarë) në operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020, dhe të informojë Qeverinë për masat e marra në lidhje me pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë Veriore në operacionin e NATO-s në Kosovë – KFOR…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik sot e ka publikuar raportin javor për periudhën 20 deri 26 korrik 2020, ku evidentohet ulje të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur, si dhe rritje të numrit të personave të shëruar në krahasim me javën paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në periudhën e dhënë, janë kryer gjithsej 9.563 teste (1402 më shumë se periudha 13-19 korrik) dhe janë regjistruar 956 raste pozitive me Covid-19, që është 82 raste më pak se javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe, 10% e atyre që testuan ishin pozitive për Kovid-19. Raste të reja të të infektuarve janë…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr tek deponia që gjendet në afërsi të varrezave të Haraçinës. Tani për tani nuk ka informata nëse dikush i ka vënë zjarrin mbeturinave apo kush është shkaktar i këtij zjarri. Megjithatë kjo ka shqetësuar banorët lokal për shkak të përhapjes së madhe të tymit që shkakton mes tjerash edhe ndotjen e ajrit.

Lexo më Shumë

Farrah Jarral Provat janë në rritje – vetë paragjykimi racor, por edhe efektet e tij grumbulluese ndikojnë tek trupat e njerëzve të zinj dhe tek ato me ngjyrë kafe. Muajin e kaluar, radio prezantuesja Klara Amfo dërgoi një mesazh prekës për dëgjuesit duke shpjeguar se pse ajo nuk kishte qenë në punë një ditë më parë në BBC Radio 1. “Ne flasim shumë për shëndetin mendor. Dhe i imi dje ishte vërtetë shumë keq”. Ajo foli sinqerisht duke qenë ulur në divan pas vdekjes së Xhorxh Flojdit, një njeri i zi i paarmatosur, duke qarë, e hutuar, e mërzitur nga…

Lexo më Shumë

Një tërmet prej 4 ballësh u regjistrua sot pasdite në Shqipëri. Tërmeti u ndjej edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas Institutit Sizmologjik të Shqipërisë, epiqendra ka qenë 37 kilometra në jug të Tiranës, ndërsa tërmeti ka qenë në thellësi prej dy kilometrash. Momentalisht nuk ka dëme, ndërsa sot në rajon kishte disa tërmete në Greqi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Artina Qazimi është studente 23 vjeçare dhe njëkohësisht është deputetja më e re në përbërjen e re të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut. Qazimi thotë se gjatë mandatit të saj do të angazhohet për jetë më të mirë për të rinjtë në vend. Ajo është deputete e koalicionit “Tash është koha”. Ky kolacionin gjatë zgjedhjeve të 15 korrikut fitoi gjithsej 12 mandate.

Lexo më Shumë

Laboratori për Diagnostikë Molekulare LAOR në Tetovë për vetëm 30 minuta kryen testin e rëndësishëm të Covid 19 që ndryshe njihet si virusi Korona. Në një moment kur virusi është akoma mes nesh dhe cdo ditë kemi raste të shumta të të infektuarëve , testi është gjëja e parë që njerëzit duhet të bëjnë për të mundësuar më pas fazën e shërrimit . Mjafton që të caktoni një termin tek Laboratori për Diagnostikë Molekulare LAOR në Tetovë në numrin e kontaktit 075 273 746 dhe më pas për 30 minuta pacientët i kanë rezultatet për të parë nëse janë pozitiv…

Lexo më Shumë

Shtipi nuk do të vihet në karantinë edhe krahas numrave të përditshëm dyshifrorë të të infektuarve. Për këtë as nuk është biseduar në Komisionin për sëmundje infektuese, theksoi sot në konferencën e sotme për shtyp të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski. “Nuk jemi duke menduar në këtë moment për karantinë dhe nuk shoh arsye. Karantina nuk përcaktohet sipas kufirit të epërm të pacientëve të infektuar. Karantina përcaktohet në bazë të rrezikut të transmetimit të brendshëm të përhapjes së virusit pasi deri më tani koncentrimi ishte në një klaster të…

Lexo më Shumë

“Komuna e Strugës në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencionin Zvicerian ndërtoi kënd lojrash për fëmijë tek oborri i SHFK “ Vëllezërit Milladinov” Projekti i rradhës i Komunës së Strugës dhe kryetarit Merko është ndërtimi i parkut për lojëra për fëmijë i përshtatshëm për gjithë grupmoshat e fëmijëve. Projekti është i finansuar nga Agjensioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe realizohet nga ana e Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara (UNDP). Projekti vjen pas forumeve të mbajtura gjatë vitit të kaluar ku morrën pjesë qytetarë nga të gjithë vendbanimet e Komunës së Strugës dhe ku u propozuan një sërë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pjesëmarrje të shtetit në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR. “Qeveria e obligoi Ministrinë e Mbrojtjes t’i ndërmerr masat e nevojshme dhe t’i rregullojë të gjitha çështjet me institucionet kompetente të NATO-s dhe KFOR” thuhet një njoftimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Njësia ushtarake do të përbëhet prej 45 personash dhe do të dërgohet operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020. Ministria e Mbrojtjes, që para se vendi të anëtarësohet formalisht në NATO, në strategjinë e…

Lexo më Shumë