Me një rekord të ri prej 243 të infektuarve në 24 orë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive të KOVID-19 në vend për vetëm dy ditë është rritur me gati një të pestën, duke arritur në 2.585.
Mbi 66 për qind e rasteve aktive janë në pesë qytete, përkatësisht në Shkup – 891, Kumanovë – 186, Koçan – 183, Strumicë – 178, Tetovë – 149 dhe Prilep – 134.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një analizë e hollësishme e të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët u bë këtë fundjavë dhe bazuar në të dhënat e këtyre do të marrë qëndrim nëse masat dhe hapat e ardhshëm do t’i rekomandohen Qeverisë, në 48 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur për 468 persona.
Më pak raste aktive ka në Dojran – 8, Gjevgjeli – 7, Makedonski Brod dhe Resnjë nga 6, Pehçevë – 4, Kërçovë – 3, Demir Hisar dhe Kratovë nga dy, në Krushevë një aktiv.
Në Shkup, më shumë raste aktive ka në Aerodrom – 144, pasuar nga Qendra – 142, Karposhi – 129, Kisella Voda – 104 dhe Gazi Babë – 102.
Më pak ka në Sopishte dhe Zelenikovë, me dy ose tre raste aktive, të ndjekura nga Haraçina, Petroveci dhe Çuçer Sandeva me nga gjashtë, Studeniçani me shtatë, Saraj – 15, Shuto Orizari – 18, Butel – 32, Ilinden – 35, Gjorçe Petrov – 64 dhe Çair- 65 raste aktive.
Autoritetet shëndetësore insistojnë në respektimin e rreptë të masave të mbrojtjes – mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale, sepse, siç thonë ata, do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin.
Nga ana tjetër drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski thotë se një grup i caktuar i hotelierëve me shumicë i kanë tejkaluar masat e mbrojtjes kundër Kovid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 100 persona, katër persona vdiqën, edhe atë një pacient 65-vjeçar nga Prilepi, një 82-vjeçar nga Manastiri, dhe dy në moshën 72 dhe 80 vjeç nga Kumanova. Tre pacientë vdiqën në spital, një jashtë spitalit.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve të ri në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 18 602, numri i pacientëve të rikuperuar është 15 264, kanë vdekur 753, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2 585. Sot janë regjistruar katër teste kontrolli.
Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar një fëmijë dhe nëna pozitiv në Kovid-19, tre fëmijë dhe 3 nëna të dyshuar në virus.
Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar gjashtë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 33 pacientë, Në respirator janë tre pacientë.
Në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 15, ndërsa në spitalin e Shtipit janë 43 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 187, pozitiv dhe të dyshuar në Kovid.
Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë, janë kryer gjithsej 193.652 teste të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve të ri është 18,602, 15,264 pacientë janë shëruar dhe 752 kanë vdekur.




