Këshilli organizativ i bujqëve nga komunat e Gazibabës dhe Haraçinës vazhdojnë të ballafaqohen me mos marrjen e kompenzimeve nga dëmet e katastrofës së 6 majit të vitit 2018. Adnan Ajrullahu përfaqësues i këshillit organizativ të bujqëve për këto dy komuna thotë se problemi është që ata si këshill i bujqëve për 2 komunat, kanë realizuar 2 mbledhje, me shpresë që menjeherë pas zgjedhjeve, ashtu siç ishte edhe premtimi para zgjedhjeve me qeverinë teknike, që pas zgjedhjeve qeveria menjëherë do të merret me çështjen e bujqëve të Gazibabës dhe Haraçinës.
ADNAN AJRULLAHU, PËRFAQËSUES I KËSHILLIT ORGANIZATIV TË BUJQËVE GAZIBABË-HARAÇINË
“Brengosja jonë si këshill po edhe e të gjithë bujqëve që përfaqësojmë ne është se deri më sot ende asgjë s’është marrë edhe pse ne si këshill me shkresë kemi bërë kërkesë deri tek ministria e bujqësisë dhe kryeministri I qeverisë zotëri Zaevi. Kërkesa është bërë më 19.09.2020, pra afro një muaj po bëhet ende nuk ka përgjigjje. Një takim e patëm me ministrin e bujqësisë dhe aty u diskutua për problemin tonë dhe përfundimi I saj ishte që patjetër qeveria duhet të debaton në lidhje me problemin e bujqëve të Gazibabës dhe të Haraçinës. Me keqardhje e themi se 22 ditë kanë kalu dhe ende përgjigjje nuk kemi, përgjigjja e fundit është që kryeministri e ka caktuar nënkryetarin e qeverisë për çështje ekonomike Fatmir Bytiçin që ai të na pranon”.
Ajrullahu theksoi se përveç asaj që kanë dërguar kërkes si këshill, kërkesë kanë dërguar edhe në nivel komunal deri tek qeveria, por ata akoma nuk kanë marrë përgjigjje për një takim adekuat ku do të diskutohet për kompenzimet e bujqëve. Ai shtoi se bujqit kanë marrë borxhe nga kompanitë dhe kompenzimet luajnë rol të rëndësishëm për to.
ADNAN AJRULLAHU, PËRFAQËSUES I KËSHILLIT ORGANIZATIV TË BUJQËVE GAZIBABË-HARAÇINË
“Një lutje deri tek qeveritarët, bujqit presin sepse kanë marrë edhe material bujqësore nëpër kopmani dhe ato kanë borxhe, presin me shpresë që do të marrin një dëmshpërblim që ti paguajnë borxhet dhe ato duhet të vazhdojnë të qëndrojnë si bujq sepse pjesa e Haraçinës dhe pjesa e Gazibaës ku gravitojnë ata bujq 90% merren me bujqësi”.
Ajrullahu tha se presin përgjigje të shpejtë dhe nëse nuk ndërmerret asgjë nga qeveria, bujqit do të jenë të detyruar ti bllokojnë rrugët në shenjë proteste.




