Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Fejsbuk kumtoi se informata e publikuar në disa mediume se Gjykata për të drejta të njeriut në Strasburg ka vendosur që falja e ish-presidentit Gjorge Ivanov të vlejë – paraqet “lajm të rrejshëm klasik”.
“E saktë është se para Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg, disa persona të akuzuar apo gjykuar në procedurat e ish-PSP-së filluan procedurë me të cilën i problematizojnë procedurat rrjedhëse gjyqësore në Maqedoni të Veriut, nga aspekti i faljeve të Ivanovit”, thekson Mariçiq.
Ai thekson se Gjykata evropiane për të drejta të njeriut më 25 shtator 2020, në përgjigje të Qeverisë parashtroi dy grupe të aplikimeve të cilat janë parashtruar kundër shtetit para kësaj gjykate ndërkombëtare, ndërsa lidhur me lëndët të cilat janë rrjedhëse para gjykatave vendore dhe janë në lidhje me bisedat e përgjuara.
“Por, këto aplikime nuk janë vendosur nga ana e GJEDNJ, por më 25.09.2020, vetëm janë parashtruar në përgjigje të Qeverisë së RMV-së, ndërsa procedura për vendosje të tyre duhet fillimisht të fillojë vitin e ardhshëm”, shton ministri i Drejtësisë.





