Në Shkup dje është mbajtur panel diskutimi me temën “Tendencat dhe pengesat në pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të Zyrës së Inteligjencës Financiare në Maqedoninë e Veriut”. Ky projekt mbështet nga Ambasade e Mbretërisë Holandeze dhe realizohet nga Organizata jo qeveritare Democracy Lab. Në këtë panel diskutimi ishte pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, drejtori i inteligjencës financiare Blazo Trendafilov dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski.
“Ky projekt do të jep ndihmë të madhe bë përparimin e kapaciteteve dhe do të ndihmoj në efikasitetin e luftës kundër shpëlarjes së parasë dhe terrorizmit”, deklaroi Trendafilov. Sipas tij, është e vështir të luftohet shpëlarja e parasë dhe ka dy lloje të shpëlarjes së parave. E para siç tha ai, është në mënyrë të vetme dhe e dyta përmes personave profesional. “Për momentin kemi të paraqitur disa lëndë gjyqësore që janë të lidhura me shpëlarjen e parave dhe janë dorëzuar gjithashtu disa kallëzime penale”, përfundoi Trendafilov. Në anën tjetër, kryetari i OJQ-së, Democracy Lab, Sefer Selimi tha se ky projekt ka paraparë edhe aktivitete tjera në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe në luftën kundër terrorizmit. Ai njoftoi se gjatë këtij projekti është paraparë një konferencë rajonale ti ndarë përvojat dhe praktikat e mira të tyre me ne. I pranishëm në këtë panel diskutimi ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, i cili tha se shteti holandez është i interesuar që të ndihmoj në vazhdimësi Maqedoninë e Veriut, për ta luftuar terrorizmin dhe shpëlarjen e parave.
“Ne jemi duke bërë edhe një projekt tjetër në të gjithë rajonin e Ballkanit, ku të gjithë vendet do të bëhen anëtare të një rrjeti i cili do të shkëmbejë të dhënat e tyre financiare me qëllim që të parandalohen shpëlarjet e parave”, deklaroi ai.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, në pesë vitet e fundit është përballur me sfida të ndryshme dhe ka kaluar procese të rëndësishme. Por gjatë këtij rrugëtimi kanë shpërthyer edhe incidente dhe skandale të ndryshme. Një ndër to ishte edhe skandali në Prokurorin Speciale Publike, me lëndën ‘Reket’ ku e akuzuar ishte prokurorja Speciale, Katica Janeva, u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Bojan Jovanovski, apo i njohur si Boki 13, u dënua me nëntë vite heqje lirie. Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut, së fundmi u arrestuan edhe tre të rinj nga Kumanova me akuzën për tentim sulme terroriste. Siç kishte njoftuar policia, ata kishin përgatitur armatim për sulme me eksplozivë. Sipas njoftimeve grupi në fjalë rezulton të jetë dënuar më parë për përpjekje për t’iu bashkuar në Siri luftëtarëve ekstremistë të “Shtetit Islamik”, të njohur në opinion si ISIS. Prej rreth një viti ata thuhet se ishin liruar, ndërsa shërbimet e inteligjencës i kishin mbajtur nën mbikëqyrje. Maqedonia e Veriut, tashmë ka dënuar tri grupe të pjesëmarrësve në luftën e ISIS-it në tri procese të ndryshme gjyqësore, ku janë shqiptuar dënime me burg nga dy deri në shtatë vite. (koha.mk)



