Festës së Bajramit nuk është se iu gëzua familja Muça nga Shkupi. Kjo pasi të gjithë fundjavën mbetën duke pastruar depon e mallrave të përmbytur nga ujërat e zeza. Shkak u bë nxënia e tubit të kanalizimit mu tek objekti i tyre në Shuto Orizarë. Pronari i dyqanit thotë se kjo situatë prej disa ditësh u ka shkaktuar mijëra euro dëme. Islam Muça mundohet ta bëjë punën që sipas tij nuk erdhën me kohë ta bëjnë punonjësit kujdestarë komunal. “Dëm i madh më është bërë dhe fajin e kanë ata, të cilët prej 4-5 ditësh i thërras. Gati një javë…
Author: Hamdi Kumanova
Elmi Aziri deputet i zonës 2, reagon në faqen e tij të fejsbukut pas bastisjeve policore tek aktivistët e Aleancës Për Shqiptarët në Komunën e Haraçinës. Elmi Aziri drejtohet se: “Nuk shantazhohet Haraçina!”
Vazhdojnë akuzat ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, nga bashkpartiakët e tij. Një ditë pasi Mickoski kërkoi falje për të bëmat e ish-udhëheqësve të VMRO-së në të kaluarën, reagimit të ish-kryetarit të Komunës së Aerodromit Ivica Konevski, i është bashkuar edhe Filip Petrovski, i cili ka qenë në disa funksione publike gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Petrovski e ka quajtur kreun aktual të VMRO-së, si gabim i madh i Gruevskit. Petrovski e akuzon Mickovskin se si këshilltar në Qeveri dhe drejtor në ELEM ka përfituar shuma të mëdha dhe hidrocentrale për vete. “Kristijan ti nuk je VMRO. E këtë tani do…
Me paraqitjen e Virusit Korona dhe shpalljen e pandemisë,sikurse biznese të shumta edhe zejet dhe zejtarët po ballafaqohen me problemin e ekzistencës së tyre, për arsye se shumë prej aktiviteteve fitimprurëse u anuluan shkaku i COVID-19. Edhe Oda Regjionale e Zejtarëve të RMV, në qytetin e Kumanovës po përballet me kushtet tejet të rënda financiare, gjë që po u pamundëson mbijetesën por edhe ekzistencën e kësaj veprimtarie. Agron Fazliji, kryetar i Odës Regjioanle të Zejtarëve të RMV, thot për TVM2 se edhe përkundër subvencionimit të rrogës minimale dhe kontributeve, është e vështirë të mbijetojmë këtë situate dhe të ekzistojmë si…
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje publike që të ruhen sa të munden personat me moshë mni 60 vjet, dhe ata që kanë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet dhe karcinom, transmeton INA. Nga kjo ministri vënë theksin deri tek te moshuarit të cilët zakonisht kanë edhe komorbiditete të tjera, si dhe më të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje – mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe higjienë të shpeshtë të duarve, bëjnë thirrje nga Spitali i Specializuar për Mjekësi Gjeriatrive dhe Palliative “13 Nëntori” – Shkup. “Objektet për kujdes afatgjat, siç janë spitalet e gjeriatrisë,…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, deputeti i ri në Kuvendin e RMV-së nga zgjedhjet e 15 korrikut, Arbër Ademi, nesër nuk do të mund të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Ministri Ademi këto ditë po ballafaqohet me covid-19 dhe është në vetizolim! Javë më parë Arbër Ademi pas simptomave me temperaturë dhe ethe dhe pas testimit për covid-19, rezultoi pozitiv! Mirëpo gjendja e tij tani është përmirësuar dhe shumë shpejtë pritet ti kthehet aktiviteteve. Bashkë me Ademin, pozitiv me covid19 kanë rezultuar edhe babai dhe vëllau i tij, e që edhe gjendja e tyre shëndetësore tani është e…
Pas një kohe të gjatë heshtje, kryetarja e Komunës së Tetovës është prononcuar për problemin e pazgjidhur me qentë endacakë. Problem ky që ndër vite është duke tanguar banorët e Komunës së Tetovës dhe komunave rurale. Por, asnjë komunë rurale deri më tash nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëveprojë me Komunën e Tetovës për të tejkaluar këtë problem. E para e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehet se si komunë kanë hapur tre tenderë për qendrën për trajtim të qenve endacakë. Por, sipas saj duhet një qasje regjionale që të merr epilog njëherë e përgjithmonë kjo dukuri shqetësuese për…
Mr. Hamdi Nuhiju Hyrje Koha në të cilën po jetojmë ka dëshmuar qartë për transformimin e madh të informacioneve dhe sjelljeve të njerëzve. Ndryshimet teknologjike dhe zhvillimi i hovshëm i medieve ka sjell botën e informacioneve nga katër anët e globit në duart e njeriut. Tashmë vetëm me një klik mund të informohesh për ngjarjet më të ndryshme në cepin më të thellë të globit duke mos harxhuar mund dhe kohë për gjurmim. Informacioni është përzier dhe përlyer së tepërmi me dezinformimin saqë pjesa e dytë është shndërruar në fenomen modern. Njerëzit, shtetet, qeveritë, institucionet e ndryshme ndërkombëtare kanë probleme…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka përfunduar pushimet. Nga partia njoftojnë se gjatë ditës së nesërme lideri i tyre do të intensifikojë angazhimin për formimin e shumicës parlamentare që do të votonte për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Zaev. “Kryetari Zaev është në pushime në Strumicë dhe në disa lokacione tjera. Pushimin po e kalon me fëmijët, gruan dhe familjen, në organizim privat. Sot kthehet në Shkup, ndërsa prej nesër do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, burime brenda partisë thonë se nesër në ora 14:00, në…
Sipas të dhënave të fundit nga Ministrisë së Shëndetësisë në të gjith Maqedoninë janë regjistruar 74 të infektuar dhe 90 të shëruar, nga qyteti i Tetovës vijnë lajme të mira përsa i përket situatës me koronavirusin, sot nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19, kurse betejën me koronavirusin e kanë fituar sot 17 persona. Nga ky qytet ku gjithsejt janë reegjistruar 1057 raste të konfirmuara me Covid-19 , 822 prej tyre janë shëruar plotësisht dhe 15 kan humbur betejën me virusin ndërsa vetëm 220 raste janë aktive! Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarëve me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi…
Taravari sot ka postuar në profilin e tij në facebook një fotografi ku shihet kryeshefi i policisë në zyrat e Bdi-së disa ditë para zgjedhjeve. Ja postimi i plotë:
Organizata humanitare “Kalliri i mirësisë” – dega në Kërçovë, ndau 450 pako me mish kurbani për familjet të cilat kanë nevojë për këtë ndihmë. pakot me gjithsej 2.500 kg mish i distribuuan në qytetin e Kërçovës, fshatrat Osllome dhe Zajaz si dhe në fshatrat në Komunën e Pllasnicës.

