Shkruan; Amra Ibraimi
Sinqeriteti dhe besnikeria e bëjnë Familjen një Parajsë të vërtetë!
Njeriu në jetë kalon nëpër sfida të ndryshme, peripeti të cilat qofshin ato të mira apo të këqija duhet kaluar. Në jetë kemi raste të ndryshme me të cilat çdo njëri nga ne duhet ballafaquar por një gjë shumë e vërtetë është se fjalen e dhënë duhet mbajtur. Pa mar parasysh se a është e lehtë apo është e vështirë ne duhet të rrezikuar veten tonë për ta mbajtur premtimin, sepse dikush jetonë me ato fjalë të cilat ti i ke premtuar . Jetojmë në një vend ku i jipet rëndësi të madhe premtimeve sikurse partit politike , kanë shum fjalë por asnjëherë si realizojnë në vepra. Por prap se prap ne duhet ti marim shembull njerëzit besnik, sepse është e vështir kur e jep fjalën dhe nuk e mban.
A thua vallë ndonjëherë mendojmë për gjërat e premtuara ?
E vërteta është se ndër njerëzit nuk ka më një jetë të zemrës e të shpirtit, nuk është e leht të bëhet fjalë për besnikëri, ai njeri nëse gënjen dhe nuk do të çliroj veten prej mashtrimeve, dhe bie në kundërshtim me betimin e tij, dhe nuk ndjen peshën e përgjegjësis dhe ai jeton faqe bardhë, mendon që bën një jetë shpirtërore si ajo e mendjemëdhenjëve atëherë ai e ka mashtruar veten.
Besnikëria është sikur trëndafilat , që rriten në mesin e miqësis, sepse Besa është testamenti, morali i shqiptarëve ,kod etik që mbajti gjall një popull!.