Në 24 orët e fundit janë bërë 830 testime, ndërsa 75 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup 32 Kumanovë 4 Shtip 5 Tetovë 7 Kavadarci 8 Gostivar 8 Strumicë 1 Kochani 1 Probistip 2 Makedonski Brod 2 Vinicë 1 Sveti Nikole 1 Kichevë 2 Negotino 1 5 persona, një pacient nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacient nga Gostivari dhe një pacient nga Ohri. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 136 pacientë të shëruar nga: Shkup 50 Kumanovë 16 Prilep 2 Tetovë 5 Strugë 28 Ohër 18 Gostivar 2 Krushevë 1 Kochani 1 Makedonski Brod 1…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është hallkë e rëndësishme në ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, kanë theksuar sot në takim ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ambasadori i Francës në shtetin tonë Kristian Timonie. Siç bëri të ditur MPB, në takim ishin konfirmuar marrëdhëniet miqësore, besimi, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimi në një numër të madh të sferave me interes të përbashkët. Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat u realizuan në shtet dhe aktivitetet dhe masat parandaluese të cilat…
Me 116 vota “për”, pa asnjë “të përmbajtur” dhe “kundër”, janë verifikuar mandatet e të gjithë 120 deputetëve të përbërjes së re kuvendare në Maqedoninë e Veriut. Seanca u ndërpre pas votimit të raportit nga Komisioni për verifikim, ndërsa pritet të vazhdojë pasi të dihen koalicionet në mes partive, gjegjësisht si do të formohet shumica parlamentare. Atëherë pritet të zgjedhet edhe kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, me seancat do të kryesojë kryetari në largim Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetarja e Komisionit për verifikim Jagoda Shahpaska, tha se të gjithë anëtarët, njëzëri kanë…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit në Facebook ka shkruar në lidhje me seancën konstitutive të Kuvendit që po mbahet sot pas zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut. “Parlamenti ynë sot mban seancën e parë, konstitutive me pjesëmarrjen e deputetëve që shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ka shkruar Zaev. Ai theksoi se deputetët në seancën obligohen për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm. “Sot obligohemi për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm, shtëpi e vërtetë e demokracisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar…
Për gjysmë denari do të shtrenjtohet benzina, dhe për aq do të lirohet dizeli. Për një denar, do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri Eurosuper 95 do të jetë 60 denarë për litër, kurse Eurosuper 98 do të shitet për 62 denarë për litër. Mazuti do të lirohet dhe çmimi i tij do të arrijë 25.709 denarë për kilogram. /TV21
Historiani Skender Asani, ka reaguar në lidhje me çështjen e ecurisë së marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai thotë se Komisioni mes dy shteteve nuk duhej të niste punën me çështjet më të ndjeshme, siç është edhe prejardhja e Goce Dellçevit. “Mendoj se kjo qasje do të jetë pengesë për procesin e mëtutjeshëm. Unë preferoj të krijohet një vizion krejtësisht i ri, pra këto dy komisione do të duhej të merreshin me çështjet që i bashkojnë, i afrojnë këto dy shtete dhe pastaj të merren edhe me çështjet më të ndjeshme”, shprehet Asani duke theksuar nevojën që në…
Edhe pse u paralajmërua për sot dhe nesër, Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk do të mblidhet as këto ditë. Siç mëson TV21, Komisioni do të presë afatin e fundit për përpilim të protokolleve arsimore e që është 10 gushti. Ky afat parasheh përpilim nga ana e Komisionit dhe miratim të protokolleve arsimore nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. 10 gushti është caktuar si datë, për shkak se më 15 gusht veçmë përfundon pushim vjetor i mësimdhënësve dhe atëherë ata duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Paraprakisht, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska në një…
Ish Ministri i financave në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhevdet Hajredini, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nëse qeveria e ardhshme do të krijohej nga pjesë të regjimit të kaluar, nuk do të jetë funksionale dhe si e tillë është e predestinuar që të dështojë dhe se zgjedhjet të reja do të jenë të pashmangshme, përcjell in7. “Në rast se qeveria e ardhshme bëhet me mbetje të regjimit, që në të kaluarën e sollën vendin në një situatë shumë të vështirë krize, siç thuhet në raportin e Priebe, stabilizimi politik afatgjatë i Maqedonisë nuk duhet…
Pas mbledhjes konstitutive të Kuvendit, liderët politik pritet të nisin zyrtarisht negociatat për shumicë të re parlamentare. Takimi zyrtar i cili mësohet se do të zhvillohet gjatë ditës së sotshme është ai mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi. Socialdemokratët nuk ndajnë hollësi nëse lideri i tyre në agjendën e tij ka paraparë edhe takime të tjera. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për ditën e martë nuk ka planifikuar takime me liderët politik. Ndonëse pas takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kishte paralajmëruar takime me liderët e koalicionit ASH&AAA, asnjëra palë nuk konfirmon…
A do të vijojë mësimi me orë të shkurtuara apo në disa shkolla do të shkolet shkallë pas shkalle, gjithçka do të vendoset sipas gjendjes momentale. Me rëndësi është të kuptohet se ne duhet të jetojmë me virusin, momenti social tek fëmijët dhe shkollimi i tyre duhet të vendoset nga autoritetet. Çdo moment i shtyerjes së fillimit të vitit shkollor në të ardhmen do të na kushtojë më shtrenjtë. Kështu është shprehur mjeku Angellço Andonovski, drejtor i spitalit të fëmijëve në Kozle. Ai shprehet se ende po zhvillohen diskutime për atë se cilët nxënës do të duhet të mbajnë maska,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se, do të ishte e shëndoshë për gjithë shoqërinë në vend që BDI-ja të shkojë në opozitë pas 18 viteve qeverisje. Gjatë një deklarate për gazetën LAJM, Sela tha se, mbetja e BDI-së në opozitë do të sillte lirinë te shqiptarët. “Do të ishte e shëndoshë në përgjithësi për shoqërinë dhe shtetin, që një subjekt politik që prej 18 vitesh qeverisë, tanimë të shkojë në opozitë. Aq më tepër që ka një legalitet të vjedhur sepse legjitim nuk janë aspak dhe ata do të…
Pikat kufitare “‘Dojran’ dhe “Niki” mbeten të mbyllur për trafik, ka bërë të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “MPB i njofton qytetarët se shërbimet kufitare në pikat kufitare ‘Dojran i Vjetër’ dhe ‘Mexhitlia’, nga ana e shërbimit kufitar grek në vendkalimet ‘Dojran’ dhe “Niki’, ndërsa lidhur me protokollet e reja të qeverisë greke për masa kufizuese për Covid-19 është dorëzuar njoftim se pikat kufitare greke ‘Dojran’ dhe ‘Niki’ do të jenë plotësisht të mbyllura për trafik deri më 15 gusht”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Ata shtaojnë që të gjitha automjetet e udhëtarëve dhe ato me mallra…

