Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar shpallje publike për pranimin e 500 policëve, shkruan Fakte. Pjesa më e madhe e tyre, respektivisht 360 janë paraparë të sistemohen në Shkup, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahen nëpër qytetet tjera. Për momentin me MPB-në po udhëheq Agim Nuhiu, i cili sipas Marrëveshjes së Përzhinos për qeveri teknike udhëheq me këtë ministri nga shpallja e rezultteve zgjedhore deri në formimin e qeverisë.

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka filluar fushatë me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve nën moton “Bëhu i përgjegjshëm, vepro me ndërgjegje”. Përdorim racional i ujit, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup e mbron jo vetëm sistemin e furnizimit me ujë, por edhe të drejtën e çdo qytetari për furnizim normal me ujë. “Ndryshimet klimatike ndikojnë në natyrën dhe burimet natyrore, siç është burimi i Rashçes. Rritja e temperaturave, periudhat e thata pa shi dhe dëborë kontribuojnë në nivele më të ulëta të burimeve…

Lexo më Shumë

NGA AGIM BAÇI Ne asgjë nuk besojmë më shumë se në atë për të cilën dimë më pak”, shkruante filozofi francez Michel de Montaigne, duke paralajmëruar zhvendosjen e realitetit dhe fakteve, me qëllim që gjykimet të jenë sa më emocionale. Situata aktuale lidhur me komunikimin tregon se Montaigne kishte të drejtë në atë që do të pasonte në botën e sotme të teknologjisë dhe gjithologjisë së debatit, ku ka shumë emocion dhe pak analizë mbi fakte. Madje, ne jetojmë në atë që sociologu francez Guy Debord e cilësonte “zhvendosje realiteti”, ku në debate nuk kërkohen fakte, por vetëm shkëmbime emocionale.…

Lexo më Shumë

Në pritje të protokolleve me të gjitha detajet si do të punojnë shkollat nga 1 shtatori, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi Udhëzim me doracak për mirëmbajtjen e objekteve shkollore së bashku me video si të pastrohen dhe dezinfektohen. Qëndrimi i grupit të punës së MASH-it dhe Komisionit për Sëmundje Infektive është që mësimi në vitin shkollor 2020/2021 të ndiqet me prani fizike të nxënësve gjithkund ku ekzistojnë kushte dhe në varësi të gjendjes epidemiologjike në një mjedis të caktuar. Sipas paralajmërimit, protokollet duhet të miratohen në seancën e Qeverisë, por me siguri kjo nuk do të jetë në seancën…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët skanojnë llogari fiskale nga fillimi i muajit do t’i marrin mjetet e kthimit për tremujorin e dytë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në përfundim me 30 qershorin e këtij viti janë skanuar gjithsej 41.650.814 llogari fiskale, është bërë qarkullim prej 21.414.380.426 denarë, ndërsa kthimi i përgjithshëm arrin 334.556.243 denarë gjegjësisht 5.440.000 euro. Gjatë këtij tremujori qytetarët do të marrin kthim të 15 për qindëshin nga qarkullimi i bërë në llogaritë fiskale. Gjatë tremujorit aktual, sipas ndryshimeve që i bëri Qeveria, do të bëhet kthimi i 20 për qind të TVSH-së për prodhimeve…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se faktori R0 i transmetimit të virusit tregon një trend pozitiv në rënie i cili është 0.9, ndërsa për gati një muaj ka qenë rreth 1. “Vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të sapoinfektuar dhe të vdekur, ndërsa shënohet edhe një rritje e konsiderueshme e numrit të personave të shëruar në krahasim me javën e kaluar, sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar sot për periudhën nga 27 korriku deri më 2 gusht, thonë nga MSH. ISHP raporton se në periudhën e caktuar janë kryer gjithsej 9,709 teste (146 më…

Lexo më Shumë

Me koncert të titulluar “Perlat vokale – në gjurmët e Ana Lipsha”, kushtuar primadonës sonë të operas Ana Lipsha Tofoviq, të interpretuar nga solistët Marija Jeliq – soprano, Dario Di Vietri – tenor, Ivan Tomashev – bas dhe Amanda Stojoviq – mezosoprano në shoqërimin e pianos të Milivoe Veliq, dje në Teatrin Antik në Ohër u hap solemnisht edicioni i 60-të jubilar i këtij viti i manifestimit më të njohur muzikor skenik në vend – Festivali “Vera e Ohrit”. Publiku, mysafirët dhe artistët i përshëndeti Ministri i Kulturës Hysni Ismaili, i cili nënvizoi se festivali “Vera e Ohrit” sot është…

Lexo më Shumë

Brukseli, është jo vetëm qytet ku shumë bashkëqytetarë tanë dëshirojnë të shpërngulen për një jetë më të mirë. Ky qytet është synim jo vetëm për punë më të mirë, për të krijuar familje, për të nisur një jetë më të mirë, se sa ajo të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut, respektivisht qeveria e saj, mund t’u ofron shumicës së qytetarëve të saj. Brukseli, ishte një qytet i rëndomtë evropian, deri në marsin e vitit 1957, kur në Romë të Italisë u themelua Bashkimi Tregtar Evropian, dhe arsyeja se pse u përzgjodh ishte rendit alfabetik, nga gjashte shtetet themeluese u…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes informou se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, janë të sigurt, njofton Portalb.mk. “Në misionin në Liban për momentin janë të angazhuar tre anëtarë të Armatës, të cilët janë sistemuar dhe i kryejnë detyrat e veta në lokacione të sigurta jashtë Bejrutit. Pas lajmit për paqeruajtës të lënduar detarë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, anija e të cilëve u godit gjatë shpërthimit në portin në Bejrut, shfaqim shpresë për rikuperim të shpejtë të paqeruajtësve dhe mbështetje për vendet nga ku vijnë…

Lexo më Shumë

Remitencat nga mërgimtarët dhe personat në punë të përkohshme jashtë vendit janë të rëndësishme për ekonominë e vendit, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska në intervistat për radion australiane SBS dhe për e-magazinën “Antoris”. “Edhe krahas kësaj që remitencat janë burim shtesë i rëndësishëm të të ardhurave për një pjesë të familjeve, të cilat e përmirësojnë standardin e tyre të jetesës, ato kanë edhe rëndësi më të gjerë makroekonomike, duke e rritur potencialin devizor të ekonomisë. Remitencat janë burim i rëndësishëm të mjeteve në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave dhe kontribuojnë për ruajtjen e deficitit të ulët të…

Lexo më Shumë

Janë regjistruar 340 shkelje lidhur me masën e mosmbajtjes së maskës mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit ne territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot apelojnë deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili ka reaguar pas njoftimit se Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi ndaj tij në lidhje me punimet për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Siniçan. Ai ka thënë se zyrtarisht nuk është njoftuar për këtë, por ka vlerësuar se kjo është një tendencë e radhës e strukturave të BDI-së për të Krijuar huti në opinion. “Lajmi se ndaj meje si kryetar i komunës së Bogovinës, është ngritur padi penale për veprën penale “punë të papërgjegjshme” janë tentimi i radhës i BDI-së për të mbjellur frikë dhe për të njollosur punën time si…

Lexo më Shumë