Rritet numri i kapaciteteve spitalore në të gjitha 16 spitalet të cilat do të marrin mini reparte infektive mudulare me qëllim që ato me tani objektet e veçanta, të mbesin plotësisht “të pastra” në mënyrë që patologjia normale që punohet thjesht të mos pësojë dhe që pacientët të munden të marrin shërbime shëndetësore, si dhe të mos krijohen lista për pritje. Do të instalohen aparate për diagnostikim në të gjitha qendrat për diagnostikim të shpejtë të virusit”. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje për gatishmërinë e shtetit për valën e vjeshtës së sëmundjes COVID-19. Ai në…
Author: Hamdi Kumanova
“Jo gjithmonë ai që përfiton pronë, e vendos pronën në emrin personal. Do të kërkojmë nga deputetët e ri të sjellin Ligj për origjinën e pronës”. Këtë e deklaroi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për “Slloboden Peçat”. Ajo tha se nga përvoja që kanë deri tani në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, shohin se jo gjithmonë ai që fiton pronë, e vendos pronën në emrin e tij. “Ky është problemi më i madh që mund ta theksojmë tani. Do të thotë bëhet transferim i pronës disa të afërmve tjerë të familjes, madje…
Katerina Kolozova, profesoresh e studimeve politike dhe filozofisë në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos flet për ngjarjet e fundit politike, duke komentuar mënyrën e organizimit të zgjedhjeve si dhe rezultatin përfundimtar të saj. Sipas profesoreshës, Kolozova, Bashkimi Demokratik për Integrim ende ka frymë gruevizmi edhe në qeverinë e Zaevit si dhe në “Qeverinë-Kovid”. Ajo tha se shenja të autoritarizmit të kohës së Nikolla Gruevskit janë të dukshme në qeverinë teknike dhe se asnjë parti politike nuk është imune karshi problemeve të këtilla. Kolozova si një person i përfshirë direkt në proceset arsimore i ka komentuar edhe strategjinë e Ministrisë…
Ish kreu i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski në shtëpi. Pasi që mbrëmë u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj burg për abuzime me sistemin AKMIS në Gjykatën Penale, iu ndërpre edhe paraburgimi ku i kaloi njëzet ditë. Ai në vend se në Shkutkë u dërgua në shtëpi. Pançevskin, shpejt dhe me disa seanca, gjykata e Velesit e shpalli fajtor për abuzim me sistemin AKMIS në Gjykatën Penale, ndërsa ishte kryetar i këtij institucioni. Në vend që lëndët t’i shpërndante në mënyrë elektronike, ai ua ka shpërndarë në dorë gjykatësve të cilët i kanë qenë të besueshëm. Bëhet fjalë për…
Ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të Tetovës sot, për shkak të një defekti të madh të një prej tubave kryesorë të ujit f-300 në rrjetin në rrugën “Cvetan Dimov”. Për shkak të defektit të madh dhe rrjedhjes së ujit, si dhe shiut, u përmbyt rruga “Cvetan Dimov”, gjë që e bëri të vështirë lëvizjen në atë rrugë ku ndodhen ndërtesat e SPB Tetovë dhe Arkivi. “Vlerësojmë se rreth 60 për qind e qytetit po përballet me ndërprerje në furnizimin me ujë. Bëhet fjalë për tub të vjetër prej saloniti, i cili, gjatë kryerjes…
Prokuroria e Lartë në Gostivar ka përgatitur informacion të detajuar për veprimet në Siniçan nga ana e Prokurorisë së Tetovës. Tani dokumenti duhet të dërgohet në Shkup dhe të analizohet nga Prokurori Republikan, Ljubomir Jovevski dhe të përcaktohet nëse ka lëshime në veprimet e kolegëve nga Tetova në lidhje me kontestin me ujësjellësin në shpatet e Malit Sharr. Ne e pyetëm prokurorinë nëse kallëzimi penal për vetëgjyqësi e paraqitur disa ditë më parë nga policia për ujësjellësin i është dorëzuar prokurorit. U përgjigjën se nuk i është dhënë. Por Alsat mëson se ky kallëzim tashmë është në duart e prokurorit…
Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot Ohrin, ka shkaktuar vërshime në sheshin e qytetit. Në video e publikuara në rrjete sociale shihet se si sheshi i Ohrit është nën ujë. DPHM paraprakisht gjatë ditës së sotme, paralajmëroi se nën ndikim të aktivitetit të ciklonit vijon mot me vranësira të ndryshme, jostabil dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima. Edhe krahas paralajmërimeve për reshje të rrëmbyeshme të shiut në ditët në vijim,nga kjo drejtori thane se nuk ka rrezik nga derdhja e disa lumenjve më të vegjël në vend, por është e mundur dalja e ujit në…
Nga LSDM njoftojnë se lideri i kësaj partie Zoran Zaev është në konsulta të vazhdueshme me drejtuesit e partive politike që kanë deputetë në Kuvend. “Siç njoftoi dje Zaev, nga sot bisedimet janë duke u zhvilluar, bazuar në parimet, me kryetarët e partive politike, grupet e punës, anëtarët e kryesisë së partisë, për një mandat të ri katër vjeçar të një shumice të qëndrueshme në Kuvend dhe formimin e një Qeverie të angazhuar, e cila do të ecë me shpejtësi në rrugën evropiane dhe në rrugën e ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM. Zaev, siç theksojnë nga partia, tashmë është…
Shi i rrëmbyer i shoqëruar me erë të fuqishme dhe bubullima do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme. Nga Enti hidro-meteorologjik sqarojnë se moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe jostabil. Boris Sekiraski nga Enti hidro-meteorologjik tha që lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, temperaturt do të ulen, do të ketë përmbytëse shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura ditore do të arrijë në 28 gradë. BORIS SEKIRARSKI NGA ENTI HIDROMETEOROLOGJIK “Kjo vranësirë dhe paqëndrueshmëri…
Agjencitë e licencuara turistike që duan të punojnë me vauçerë për turizëm, deri më 10 gusht të këtij viti mund të regjistrohen në mënyrë plotësuese në platformën “Pushime në vend”, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçerë për turizëm, përveçse në kapacitetet për akomodim do të mund t’i përdorin vauçerët edhe përmes agjencive turistike që do të regjistrohen në platformën. – Në përputhje me Dekretin me fuqi të ligjit për dhënien e vauçerëve për turizëm për personat e punësuar me të ardhura të ulëta për shkak të nxitjes së turizmit vendor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme,…
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy aksidente në rrugën Ohër-Kërçovë, prej ku janë lënduar gjithsej pesë persona. Në hyrje të Ohrit është rrokullisur një kamion, shoferi i të cilit është shtrirë në spitalin e Ohrit pas lëndimeve të marra. Kamioni është në pronësi të kompanisë që po zhvillon punimet për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër. Në një aksident tjetër mes dy makinave në rrugën afër fshatit Pesoqan janë lënduar katër persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Ohrit për ndihmë mjekësore. Për momentin nuk ka detaje për arsyet e aksidenteve dhe se çfarë lëndime kanë marrë personat. MPB njofton se…
Nga Shtabi i Krizave të Komunës së Tetovës thonë se vazhdon tendenca e zvogëlimit të numrit të pacientëve me Covid-19, si në Komunën e Tetovës ashtu edhe në komunat përreth Pollogut. Në ditët e kaluara, numri i rasteve të regjistruara varron nga 2 në 5 në ditë, dhe pak më pak në 5 komunat përreth, të rajonit të Pollogut. Deri vonë, nga 20 deri në 30 raste të infektuar raportoheshin çdo ditë, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk. Por, edhe përkundër të dhënave të tilla inkurajuese, Shtabi i Krizave thotë se nuk është koha për t’u çlodhur dhe kërkon nga popullata, veçanërisht…

