Një bombolë gazi shkaktoi zjarr në dhomën e një shtëpie familjare në Kumanovë, informuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
Në buletin thuhet se njësia zjarrfikëse territoriale Kumanovë ka intervenuar dje, në ora 16:50, pasi u informua për zjarr në shtëpinë familjare në lagjen Karposh në rr. “111”. Me këtë rast, për fat të mirë, nuk ka të lënduar.
“Nga zjarri është përfshirë vetëm dhoma e shtëpisë ku ka qenë bombola e zjarrit, njësia zjarrfikëse ka vepruar në shuarjen e zjarrit me një automjet dhe tre zjarrfikës”, kumtuan nga QRMK – Kumanovë.
Shkaku, por edhe vlera e dëmit të pësuar ende nuk u konfirmuan.




