Ministria e Shëndetësisë informon se ata janë duke punuar në mënyrë aktive në riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor sipas sistemit të rotacionit në shëndetin publik për t’iu përgjigjur periudhës së ardhshme dhe rritjes së mundshme të numrit të shtrimeve në spital të pacientëve me KOVID-19.
Kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup është pothuajse i plotë dhe që nga dita e djeshme, spitali i modular me 72 shtretër spitalorë, i vendosur afër ndërtesës klinike, është plotësisht i përgatitur për shtrimin në spital dhe trajtimin e pacientëve.
“Në deklaratën për media, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi që nga sot, spitali modular me një numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë nga Klinika për Pulmonologji dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” është vënë në veprim. Ai sqaroi se kapaciteti nuk do të mbingarkohet më shumë sesa tani, që të mund të punojnë edhe departamentet e tjera dhe ata punonjësit shëndetësorë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Protesta e zjarrtë para EULEX-it: Çfarë po ndodh realisht?
- “Sot zemra më dhemb…”/ Ermal Fejzullahu i prekur nga vendimi në Hagë, mesazhi i tij prek zemrat e të gjithëve
- Nora Istrefi harron gjithçka për disa ditë, shijon luksin në pushime dhe “çmend” rrjetin me paraqitjen e saj!
- Grenell: Veprimi i shpejtë i Kurtit është thelbësor për zhbërjen e Gjykatës Speciale
- Thirrje për qetësi nga Ambasada e Kosovës në Hagë: Respektoni ligjin dhe shmangni provokimet
- Shefi i NATO-s paralajmëron për mjedisin “më të rrezikshëm dhe kompleks” të sigurisë në një gjeneratë
- Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe pronari i tokave në Palasë, dyshohen për falsifikim dokumentesh pronësore
- “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00



