Sot në mesditë zjarr i madh shpërtheu në një deponi në fshatin Dobrashinci në të cilën dërgohen mbeturinat e komunave Strumicë dhe Vasilevë. Shpërthimin e zjarrit e konfirmoi komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev. “Morëm njoftim për zjarrin në deponinë e fshatit Dobrashinci dhe ekipet tona janë dërguar atje. Sipas informatave parësore zjarri ka përfshirë sipërfaqe më të madhe, ndërsa era e fuqishme e zgjeron drejt akumulimit “Turija”, “tha Gudev. Në terren tashmë janë ekipet e NP “Komunalec” të Strumicës, të cilët filluan me shuarjen e zjarrit. Deponia në fshatin Dobrashinci është djegur edhe më 18…
Author: Hamdi Kumanova
Një amvisëri mesatare në Maqedoninë e Veriut harxhon afër 60 për qind të të ardhurave për ushqim dhe pagesën e komunaleve. Të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë se në vitin 2019, qytetarët kanë harxhuar 43 për qind për ushqime, 4 për qind harxhojnë për duhan dhe pije alkoolike, afër 11 për qind për pagesën e rrymës, ujit dhe telefonit. Kjo do të thotë se vetëm për ushqim dhe komunale harxhohen mbi gjysma e të ardhurave mujore të një familje. Njëherazi, 5 për qind për harxhohen për veshmbathje, 4.5 për qind për mirëmbajtjen e shtëpive apo banesave, mobiljet etj. Të…
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) i cilëson si të pasakta, të pabaza dhe joprofesionale zërat se çmimet e rritura të energjisë elektrike do t’i rrisin çmimet e produkteve. Nga KRRE-ja sot përsëritën se vendimi i 31 korrikut për shtrenjtimin e rrymës për 7,4 për qind ka të bëjë vetëm për tregun rregullator të energjisë elektrike. “Shumica e konsumatorëve industrial dhe tregtar furnizohen vetë me energji elektrike në tregun e lirë me çmime të papërcaktuara nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 është më i…
Sivjet vaksinat për gripin sezonal pritet të jepen falas për kategoritë më të rrezikuara shëndetësore. Rrëshqitja drejt valës së re të pandemisë ka bërë që sistemi shëndetësor të ndezë alarmin në parandalimin nga më e keqja. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup thonë se aktualisht vaksina për gripin e ri sezonal është në fazë përgatitore dhe deri në vjeshtë synojnë të sigurojnë të njëjtën. Këtë vit, Ministria bën përpjekje që vaksinat të jenë pa pagesë për personat mbi 65 vjet, pa kushtëzime. Të sëmurët me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeçe dhe të…
Minstri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi bën të ditur se nga dita e sotme i kthehet familjes, punës dhe aktiviteteve të përditshme. Kjo pasi nga dy testeve NEGATIVE për Covid-19, nga sot nuk është në izolim. Ju faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë këtyre ditëve, njëkohësisht ju bëj thirrje që të bëni kujdes dhe të respektojm protokolet për mbrojtje nga infektimi dhe shpërndarja e këti virusi të rrezikshëm-thotë Bekteshi. https://www.facebook.com/kreshnik.bekteshi.12/posts/10164153142960061
Çmimet e shërbimeve hotelerike për periudhën janar-korrik të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur për 0.4 për qind, ndërsa për atë shumë janë rritur edhe në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) tregojnë se çmimet e shërbimeve hotelerike në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti janë ulur për 0.3 për qind, ndërsa për aq janë rritur në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara sot nga ESHS madje tregojnë se në krahasim me grupet…
Në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Dibër kërkesë për subvencione kanë parashtruar 693 bujq në afatin e paraparë. “Krahasuar me vitin e kaluar, në Konkursin për Programin për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2020, numri i aplikacioneve të parashtruara është për tre për qind më i madh. Bëhet fjalë për bujq nga komunat Dibër, Qendër Zhupë, si dhe rajoni i Rekës, Komuna Mavrovë dhe Rostushë, të cilat për shkak të afërsisë viteve të fundit kërkesat i parashtronin tek ne”, deklaroi për MIA-n Arben Mulladauti, udhëheqës i njësisë rajonale. Shtoi se edhe pse është…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se deputetëve të partisë së tij u janë ofruar shuma, siç tha ai gjashtëshifrore, vetëm për të mbështetur programin e LSDM-së. Ai tha se janë të njohur emrat e personave misterioz që u janë ofruar deputetëve të VMRO-së, por që të njëjtit nuk do t`i publikojë. Nuk do të doja të flas në publik për ata emra, do të ishte shumë joserioze. Është normale të keni qasje, të thuhet, ja këtë program e ofron LSDM-ja, por numra gjashtëshifrorë në valuta të huaja dhe premtime për privilegje… kjo paraqet shqetësim për dëgjuesin dhe për mua”,…
SHBA-të janë të interesuara që Maqedonia e Veriut sa më shpejt të ketë Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Ambasada amerikane në Shkup në një prononcim për INA thekson se prioritet për vendin është arritja e marrëveshjes për një Qeveri të re, e cila do të fokusohet në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për vendin. “Duke marrë parasysh situatën e rënduar nga Covid-19 dhe çështje të tjera të rëndësishme me të cilat përballet vendi, prioritet është arritja e një marrëveshjeje për një qeveri të re që është në gjendje që t’i adresojë këto çështje. Nga pikëpamja jonë, si…
Të ardhurat në Buxhet në korrik të këtij viti nga fillimi i krizës së virusit korona ka shënuar rritje mujore, ndërsa kjo tregon se revitalizimi i ekonomisë po zhvillohet me një dinamikë të mirë dhe pritjet janë se në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti do të ketë rimëkëmbje graduale të ekonomisë vendore.Sipas të dhënave të publikuara të Ekonomisë së Financave, pagesa e përgjithshme e të ardhurave në korrik arrin 17,9 miliardë denarë. Të ardhurat tatimore janë paguar në vlerë prej 10,2 miliardë denarë, apo 1,7 për qind më pak nga viti i kaluar. Tatimi i vlerës…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë bërë 1507 testime, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja me Covid-19. Kanë ndëruar jetë 6 persona, dy paciente nga Shkupi, 1 pacientë nga Kumanova, 1 pacientë nga Gostivari, 1 pacientë nga Tetova dhe 1 pacientë nga Shtipi. Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 111 pacientë të shëruar.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se partia e tij pritet ditëve në vijim pritet të realizojë takime për formimin e shumicës së re parlamentare. “Gjatë ditës së djeshme nuk kemi pasur takime me asnjë parti, por ditëve në vijim do të kemi dhe publiku do të informohet për këto takime dhe për rezultatet”, tha Mickoski duke shtuar VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të formojë shumicë parlamentare, por siç tha ai duke ruajtur parimet dhe jo për çfarëdo çmimi. Mickoski nuk përjashtoi mundësinë e mbetjes në opozitë. “Ashtu siç thashë, do të tentojë të arrijë…

