Author: Hamdi Kumanova

Moti i ligë përfshiu Shkupin këtë pasdite. Reshje të rrëmbyeshme të breshrit ka rënë në disa lagje të qytetit, ndërsa në të tjerët moti i ligë ishe me ishte me intensitetet më të ulët. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHM) më herët njoftoi se nën ndikimin e aktiviteteve ciklonike, moti nga nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i paqëndrueshëm dhe me shi. Proceset në nivel lokal do të jenë më intensivë në formën e stuhive, veçanërisht nesër dhe pasnesër, kur priten reshje të mëdha të shiut. Pritet edhe ulja e temperaturave deri në 28 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Forcat e ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të 16 vjeçarit nga Resnja në ujrat e liqenit të Prespës. Trupi është gjetur rreth orës 14:00 të ditës së sotme teksa është dërguar për autopsi. Mësohet se 16-vjeçari humbi jetën në ujërat e liqenit të Prespës teksa ecte me biçikletë.

Lexo më Shumë

I pyetur nëse Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar bisedimet për formimin e përbërjes së re parlamentare, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti menjëherë pas përfundimit të seancës konstitutive të Kuvendit tha se tani mund të fillojnë bisedimet por që akoma është herët për koalicionin dhe se ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me bisedimet.

Lexo më Shumë

Në përbërjen e re parlamentare deputetja më e re është 23 vjeçare ndërsa më të moshuarit janë 72 vjeç. Studentja Artina Qazimi, kandidate e koalicionit Tash Është Koha është deputetja më e re në përbërjen e 10-të parlamentare. Deputetët më të moshuar janë Stojan Millanov nga VMRO-DPMNE-ja dhe Ilija Nikollovski nga koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM. Gjashtëmbëdhjetë përfaqësues të popullit që do të ulen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, janë nga mosha 23 deri në moshën 35 vjeçare. Pas Qazimit, deputetët më të rinj janë 28 vjeçari Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, 29 vjeçarja, Monika Zajkova nga LSDM dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi pas seancës konstitutive të Kuvendit deklaroi se nga kjo parti presin që fillimisht të caktohet mandatari e më pas të shohin opsionet për përfshirje në ekzekutiv. Gashi theksoi se bisedimet eventuale për përfshirje në qeveri do të zhvillohen si koalicion, bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët. https://youtu.be/huevnj1v3gE

Lexo më Shumë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Zyberi, në pyetjen e gazetarëve se a do të votojë kryeministër tjetër, pos Naser Zyberit ai është përgjigjur: “Ajo varet prej bisedimeve që do të zhvillohen me partitë politike. Kështu që, siç është bërë e ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, është e njohur që ne kemi kandidat për kryeministër dhe bisedimet po zhvillohen me të gjitha partitë politike. Ashtu si do të merret vendim nga ana e Kryesisë së BDI-së, ashtu do të veprojmë”, deklaroi deputeti Zyberi. Zyberi në postin e deputetit vjen për herë të parë, ndërkaq paraprakisht ka ushtruar…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, tash deputet i Lidhjes Social Demokrate në një prononcim për News33 ka folur rreth punës që e pret përbërjen e re parlamentare në katër vitet e ardhëshme. Dimitrov tha se Kuvendi do të përballet me sfida të shumta. Si qëllim kryesor e përmendi integrimin e vendit në strukturat e Bashkimit Evropian. Kur u pyet për koalicionet, Dimitrov tha se është punë e cila u përket liderëve të partive politike.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili për dyshimet se ka kryer vepër penale “punë të papërgjegjshme”. Sipas njoftimit zyrtare të policisë padi penale është ngritur edhe ndaj personit juridik nga fshati Bogovinë, në pronësi të personit fizik me inicialet A.M. për veprën “ ndërtim pa leje”.  Të dy akuzohen se kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit edhe pse nuk kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm. “Në rolin e kryetarit të Komunës së Bogovinës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në kryerjen e detyrës  zyrtare dhe në kundërshtim…

Lexo më Shumë

Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim njoftojnë se nesër do të mbeten pa ujë përdoruesit e rrugës “Tregu i mbuluar”, një pjesë e rr. Albert Staniq, Evlia Çelebia, Samarxhiska dhe Atanas Babata në komunën e Çairit. Banorët do të mbeten pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në bulevardin “Kërste Misirkov” (Tregu i Shkupit). Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të ndërhyrjes.

Lexo më Shumë

Iniciohet ngritje e kallëzimit penal ndaj drejtorit të NP Gostivar, pas denoncimit në polici se ka kërcënuar me jetë organizatorin e protestave kundër Rusinos. Siç mëson Alsat, pas denoncimit në polici nga organizatori i protestave se i njëjti ka qenë i kërcënuar, SPB Gostivar, ka informuar prokurorinë e Gostivarit, e cila ka hapur lëndë dhe po heton rastin. Drejtori i ndërmarrjes ka mohuar të ketë bërë ndonjë kërcënim. Ai madje thotë se ka përkrahur këto protesta. Ne nuk kemi pasur probleme të kësaj natyre që t’i ndërpresim mos protestojnë një grup qytetarësh, përkundrazi ne i kemi përkrah. Por, ma merr…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në 24 orët e kaluara, në rajonin e SPB Kërçovë, nëpunësit e policisë kanë konstatuar 20 shkelje për mosrespektim të mbrojtjes personale të personit. “Atyre u janë lëshuar urdhra pagesorë për shkelje të kryer sipas nenit 6 paragrafi 1 të Dekretit me forcë juridike për mbajtjen e mbrojtjes personale për të parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive Kovid 19”, informon zëdhënësi i SPB, Ohër Stefan Dimoski. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e policisë në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut, kryen tetë kontrolle në hotelieri…

Lexo më Shumë