Në gjashtë komunat tetovare, Qendra për shëndet publik në Tetovë sot regjistroi 10 raste të reja me Kovid-19. “Nga gjithsej 10 raste të reja të të sëmurëve me koronavirus, gjashtë janë banorë në kuadër të komunës së Tetovës, dy janë banorë në vendbanimet pranë komunës së Bërvenicës dhe nga një ka në komunat e Tearcës dhe Jegunocit”, informoi Zorica Zafirovska, specialsite për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik në Tetovë. Për individë, të cilët nuk i respektojnë protokollet për parandalim nga përhapja e koronavirusit, policia shqiptoi 24 dënime të reja. “Janë përgatitur për ta urdhëresa penale për pagesë, në pajtim…
Author: Hamdi Kumanova
Pika kufitare “Evzoni” mes Maqedonisë dhe Greqisë, nga nesër deri më datën 15.08.2020 nuk do të lejojë pasagjerët, kamionët dhe automjetet private të hyjnë në Greqi prej orës 22:00 deri në orën 06:00. Ndërsa dalja nga Greqia do të funksionojë normalisht. Deklarata e Ministrisë së Brendshme: Ministria e Brendshme njofton qytetarët se për shërbimin kufitar në vendkalimin kufitar “Bogorica” nga shërbimi kufitar grek “Evzoni”, njoftojmë se për hyrjen në Republikën e Greqisë duke filluar nga sot 07.08 (e Premte) në periudhën nga 22.00 deri në 06.00 (ora lokale Maqedoni) asnjë pasagjer, automjet me motor pasagjerësh dhe mjete motorike mallrash nuk…
Pas 20 gushtit pritet që ekskavatorët të vazhdojnë punën për ujësjellësin e Siniçanit. Kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili për Alsat shprehet se në Qeveri kanë gjetur zgjidhje kompromisi. Janë marrë vesh që së bashku të bëjnë projektin e furnizimit me ujë që do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit. Projekti, sipas Xhemailit, do të jetë gati në një afat shumë të shpejtë, për vetëm dy javë dhe më pas zyrtarisht do të fillojnë punimet ndërtimore, në përputhje me dokumentacionin e projektit. Por, në tetë ditët e kaluara policia parashtroi dy kallëzime penale për ujësjellësin që shkaktoi tensione…
Fuat Beqiri Babë, erdha sot tek varri, sikur se cdo dite tjeter, por kesaj rradhe po ndjehem ndryshe, nga se eshte pervjetori yt i 19-te i flijimit tend per mua, por dhe per te gjithe keta qe po i lexojne keto rreshta, qe ne sot te perkujtojme lirshem heroizmin e heronjeve tane, te jetojme te lire dhe te frymojme lirshem. Babë, sikur te kisha force te te ngrija nga varri vetem nje here, te te perqafoj fort, te ta ndjeje eren e tokes, qe aq shume e deshte, lirine e se ciles e vleresove me shume se sa dashurine ndaj…
Pandemia globale e COVID-19 tronditi botën dhe kriza shëndetësore u përhap në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Mijëra kompani humbën tregjet dhe klientët e tyre; u përballën me humbje të mëdha dhe një përqindje e konsiderueshme e tyre pushuan së funksionuari. Përshtatja në “normalen e re”, ridrejtimi i resurseve dhe zgjerimi i fushës së veprimit në kushte të tilla të vështira janë domosdoshmëri për të mbijetuar dhe për të vazhduar më tej. Shumë prej tyre kanë një vizion, por gjithashtu kanë nevojë për mbështetje dhe udhëzim. Për këtë qëllim, më 28 korrik, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore – OEMVP…
Ditët e para të gushtit e mbushën Strugën me turistë. Pas gati gjysmë viti pa punë, një gjë e tillë solli pak optimizëm në qytet. Por ata kanë frikë se nëse nuk ka ndihmë nga shteti, nga shtatori mund të jetë shumë më keq, gjegjësisht do të ketë zvogëlim të vizitave turistike dhe largime nga puna. “Ne ishim para shtatë ose tetë viteve dhe tani jemi përsëri këtu. Më pëlqen më shumë Struga dhe është më mirë. Çmimet janë të qëndrueshme.” “Unë jam nga Holanda. Ne jemi këtu për herë të shtatë dhe vij çdo vit. Më pëlqen shumë dhe…
Korrikun e shënoi rritja e serishme e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe numrit të madh të rasteve me kovid-19 gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, gjatë korrikut, u regjistrua jashtëzakonisht e madhe të qytetarëve të infektuar rishtazi me kovid-19, gjë që shkaktoi diskurs negativ që njëkohësisht fitoi karakter etnik si rezultat i numrit të infektuar sipas komunave, njofton Portalb.mk. Kjo është theksuar në Raportin e Komitetit të Helsinkit për muajin korrik pas monitorimit të masave të Qeverisë, veçanërisht në kontekstin e respektimit të të drejtave themelore në kuadër të Kapitullit 23 – Gjyqësori…
Mbisundon mendimi pozitiv edhe në Shtabin koordinues të krizës edhe në Qeveri, por edhe në institucionet arsimore, që viti shkollor të fillojë me prani fizike. Nuk paragjykojmë, janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme, i kemi protokollet për të gjitha modelet e mësimit që janë duke u përgatitur përmes qasjes gjithëpërfshirëse me konsultimin e të gjitha palëve të interesuara që të kemi zgjidhje të qëndrueshme, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Në video-takimin me mediat në të cilin u prezantuan rezultatet nga hulumtimi për përvojat nga mësimi onlajn në vitin e kaluar shkollor, Ademi tha se…
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion deri në shtator pritet të zbulojë se kush qëndron pas sulmit të softuerit të KSHZ-së në ditën e zgjedhjeve më 15 korrik. Nga ky organ i akuzës thonë se janë duke mbledhur fakte edhe për tenderin e aplikacionit të KSHZ-së për monitorimin e rezultateve të zgjedhjeve e përpiluar nga operatori privat “DUNA”. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion “Pas një informacioni të marrë për procedurë të zhvilluar joligjore në KSHZ dhe një urdhëresë të marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Prokuroria lëshoi urdhër për konfiskimin e dokumentacionit të plotë të tenderit”. Nga…
Institucionet arsimore nuk kanë qenë plotësisht të përgatitur për mësimin në distancë, veçanërisht në fillimin e krizës së koronës, ndërsa më të goditur nga situata janë nxënësit, veçanërisht ata në zonat rurale, nxënësit nga familje të rrezikuara shoqërore, si dhe nxënës me aftësi të kufizuara. Kjo theksohet në vlerësimin e Avokatit të Popullit, drejtuar Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në lidhje me mësimin në kushte të distancës. Avokati i Popullit thekson se arsimi në distancë kërkon një transformim të thellë të sistemeve arsimore, përfshirë mekanizmat për financimin, menaxhimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e suksesit dhe përparimit të të…
Lagjja Blloku 70 është njëra ndër lagjet më të goditura në Tetovë ku disa ndërtesa të caktuara tre ditë me radhë qytetarët aspak nuk kanë ujë për shkak të defekteve të mëdha në rrjet dhe ndërprerje në furnizimin me ujë për shkak të riparimit të tubacioneve. “Nuk mund të funksionohet normal pa ujë, disa banesa që janë në katet e larta të ndërtesave për shkak të mospasjes së hidroforit dhe cisternës kanë mbetur tre ditë pa ujë. Nevojitet të sillen cisterna me ujë nga NPK Tetovë që të furnizohen njerëzit me ujë”, thonë banorët e Bllokut 70. Nga ora 8…
Një familje prej katër anëtarësh mesatarisht në korrik i janë nevojitur 33.265 denarë për t’i përmbushur nevojat themelore gjatë muajit. Më së shumti para, sipas Shportës sindikale minimale janë të nevojshme për ushqim dhe pije, respektivisht 14.064 denarë si dhe për shlyerjen e shpenzimeve komunale 10,444 denarë. Për transport janë nevojitur 2,466 denarë, ndërsa higjienë personale 2,369 denarë, transmeton MIA. Për veshje dhe këpucë kanë qenë të nevojshme 2,142 denarë, ndërsa për aktivitetet kulturore 1,066 denarë.

