Punësimi i Bojan Iliç në njësitin e zjarrfikësve ka irrituar banorët e Kumanovës.
Punësimin e tij, qytetarët e cilësojnë si provokim.
Këshilltari i BDI-së në komunën e Kumanovës, Fatmir Idrizi tha se Dimitrievski punësimin e Iliç e ka bërë pa marrë leje nga këshilltarët shqiptarë.
Kreu i komunës Maksim Dimitrievski për News33 tha se kjo nuk është një provokim dhe se ai personalisht është shumë i kujdesshëm që të mos I provokoj ndjenjat e kumanovarëve.
Për punësimin e Iliç në njësitin e zjarrfikësve ditë më parë reagoi edhe këshilltari i ASH-së, Osama Muadini.




