Eurokomisari, Oliver Varhelyi në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi ndihmën prej 9 miliard eurove që Komisioni Evropian ka ndarë për Maqedoninë e Veriut. Varhelyi theksoi se pret nga qeveria të dëshmojë reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.
“Ne kemi një ofertë për ju edhe për shtetin tuaj, dhe oferta është se duhet ta implementoni. Ne jemi të gatshëm ta implementojmë këtë në “linjë të shpejtë”. Na duhet që ju të realizoni reformat. Duhet të shohim punë të shpejtë dhe efektive në terren kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, në lidhje me të gjitha reformat që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, si në gjyqësorë, në prokurori. Na duhen rezultate, që të kemi çfarë të dëshmojmë para shteteve anëtare”, tha mes tjerash eurokomisari Varhelyi.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Arlind Qori: Ballukut çdo javë i del nga një vilë. Pse Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur ish-zv/kryeministren
- Dy raste mashtrimi në Pollog, një grua mbetet e lënduar rëndë në aksident në Tetovë
- RDM: Si do të ndërtojmë një Data Center nëse nuk kemi kapacitetin për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve?
- Ambasada Amerikane në Prishtinë jep alarm sigurie: Shmangni grumbullimet e mëdha!
- Alarm për bombë në gjimnazin e tetovës, nxënësit dhe stafi dalin jashtë objektit!
- Propozohet paraburgim për dhunë në familje në Manastir
- 30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin që dyshohet se rrahu dhe mbylli me forcë partneren në Ohër
- Elektrodistribuimi shpall konkurs për punësimin e elektromontuesve në Shkup



