Kryetari i VMRO0DPMNE-s[, Hristian Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikollovski sot (06.10.2020) realizuan takim me ambasadorin e ri sllovak Millan Predan në të cilin kanë biseduar për politikën aktuale, gjendjen ekonomike dhe shëndetësore në Republikën e Maqedonisë.
Mickoski uroi Predanin për funksionin e ri, që, siç tha, edhe më shumë do t’i përforcojë marrëdhëniet miqësore midis Sllovenisë dhe Maqedonisë.
Në takim ishte shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm midis të dyja vendeve miqësore, ndërsa janë shkëmbyer edhe mendime për ngjarjet aktuale dhe gjendjen në rajon.
Në takim kryetari Mickoski theksoi se pushteti nuk di të përballet me Kovid-19 dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në nivel shumë të lartë. Njëherësh ai theksoi se lidhur me pandeminë nuk ndërmerret asgjë dhe si në planin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.
Në takim Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE si parti politike ka politika të qarta dhe konkrete të cilat do ta nxjerrin Republikën e Maqedonisë në rrugë të drejtë, si dhe do të kenë ndikim në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në fund të takimit Mickoski i shprehu falënderim ambasadorit të Sllovenisë për takimin dhe theksoi se shpreson se takimet e këtilla do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen dhe do të kontribuojnë për të mirën e Republikës së Maqedonisë.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së




