Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se menjëherë pas kërcënimit të ekipit të Televizionit SHENJA dy ditë më parë në lagjen Dyqanxhik dhe pas denoncimit të rastit, në teren kanë dalë ekipe policore për të zbardhur incidentin. Rasti është evidentuar në buletinin e MPB-së, ndërsa policia është vënë në kërkim të kërcënuesve. Nga ana tjetër, qytetarë të shumtë dhe figura publike janë solidarizuar me televizionin Shenja dhe kanë dënuar kërcënimin ndaj ekipit tonë nga persona të cilët janë prezentuar si aktivist të BDI-së. Në pjesën dërmuese të reagimeve përmes rrjeteve sociale, kërkohet që tu jepet fund kërcënimeve dhe…
Author: almakos
Përderisa autoritet maqedonase me vite premtojnë ndërtimin e deponive rajonale për deponimin e mbeturinave të forta, në Shqipërinë fqinje ky projekt është në fazën e realizimit. Një deponi rajonale ndërtohet në afërsi të vendit Malik, 10 kilometra afër Korçës ku do të sillen mbeturina nga gjithsej gjashtë komuna. Në ndërkohë, autoritet lokale dhe banorët e komunës Debarcë në afërsi të Ohrit ku jetojnë rreth 5000 banorë kanë ngritur zërin kundër për të kundërshtuar paralajmërimet për ndërtimin e një deponie rajonale në fshatin Godivje. Ky lokacion së fundmi është zgjedhur si më i përshtatshëm nga gjithsej 12 vendet e propozuara ku…
< Prokuroria Speciale Publike pranoi vendimet me të cilat Gjykata e Apelit u shqiptoi paraburgim Goran Grujevskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, që të gjithë në poste kyçe në policinë sekrete në kohën kur MPB-në e drejtonte VMRO-DPMNE-ja. Prokurori special Gavrill Bubevski sqaroi shkurtimisht se të akuzuarit luajnë lojën e thikës me dy tehe. Nëse e zvarrit pranimin e diçkaje, atëherë ky është një argument që ti i shmangesh asaj, dhe ky është një argument shtesë në raport me masën e paraburgimit. Kështu që nuk besoj se të akuzuarit nuk do të luajnë në atë letër. Konsideroj se në këtë…
Në Gjykatën e Apelit përfunduan seancat publike për masat për një pjesë të të akuzuarve në rastin “Titanik”, i cili ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje. Prokuroria Publike Speciale përsërit kërkesën për masa, ndërsa të akuzuarit i kërkojnë t’u kthehen pashaportat. Mes të akuzuarve, ishte edhe ish i punëpsuari në stacionin policor Qendër, Munir Pepiq, i cili sipas prokurorisë dërgonte njerëz nga Pusteci për të votuar në zgjedhje. Në gjykatë u paraqit edhe Kiro Todorovski, i punësuar në Agjencinë për Zbulim, ndërsa i akuzuar për bashkim kriminal. Gjatë ditës së nesërme, në Gjykatën e Apelit pritet që të paraqiten…
Kryetari i Gjykatës Supreme dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Jovo Vangellovski, konsideron se me rishikimin e buxhetit në mënyrë të paligjshme do të shkurtohen fondet e dedikuara për gjyqësorin. Për të është shqetësuese sjellja e pushtetit ekzekutiv ndaj gjykatës. Vangellovski tani ankohet, ndërsa në qeverisjen e VMRO-së nuk i pengonte paratë e pakta për Gjyqësorin. Ky Këshill gjyqësor duhet të reagojë menjëherë me letër në Qeverinë e Maqedonisë dhe të këmbëngul që gjatë rishikimit të buxhetit, të mos shkurtohet asgjë, por përkundrazi të respektohet ligji dhe të jepen fonde shtesë – deklaroi Jovo Vangelovski, Anëtar i Këshillit gjyqësor.
Ministrja e Punëve të Brendshme e Bullgarisë, Ekaterina Zahrieva, në një intervistë për televizionin bullgar, deklaroi se teksti i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoni është finalizuar dhe se Bullgaria nuk ka për qëllim që të zhvillojë më tepër bisedime. Në lidhje me kërkesën e disa partive opozitare që të pranohet ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari, ajo tha se nuk bëjnë negociata me parti, por me Qeverinë. Nuk kemi qëllim që të zhvillojmë më asnjë lloj të bisedimeve. Kjo është Marrëveshja që do të nënshkruaj Bullgaria. Shpresojmë që do të mbështetet edhe nga Parlamenti. Klauzola e gjuhës është…
Para ekspertit evropian, Rajnhard Pribe dhe ekipit të tij pushteti dhe opozita shpalosën dy realitete të kundërta të gjendjes së institucioneve në vend. Pushteti akuzoi opozitën se po e bllokon emërimin e funksionarëve të lartë shtetëror, siç është rasti me prokurorin publik. Deputeti, Petre Shilegov theksoi se pa u liruar gjyqësia nga “kthetrat” e pushtetit të mëparshëm nuk mund të rriten standardet e Komisionit për emërime në Kuvend, kompetent për emërimin e shumë funksionarëve të rëndësishëm. Pozita që ne e mbajtëm si LSDM dhe unë si anëtar i LSDM-së në atë Komision është se në momentin kur do të arrijmë…
Zyrtari i lartë i NATO-s, Taxhan Illdem vlerëson se Maqedonisë i hapen rrugët për anëtarësim në NATO pas zgjidhjes së kontestit për emrin me Greqinë. Ndihmës- sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se NATO-ja vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re në Shkup për arritjen e standardeve dhe e inkurajoi atë të mbetet e fokusuar në agjendën e reformave, me të cilën do të arrihet stabiliteti politik. “Vizioni i vetëm që duhet ta ndiqni është se në demokraci, sundimin e ligjit, uniteti multietnik dhe fqinjësia e mirë, janë primare dhe jam shumë i lumtur nga fakti se ky vision është shpërndarë…
Vetëm shpallja e zgjedhjeve lokale mund ta ndalojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Penales dhe të disa gjykatave tjera. Kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, edhe pse konsideron se as zgjedhjet nuk duhet të jenë pengesë, thotë se ai do ta kishte respektuar mendimin e Komisionit Shtetëror të Anti-Korrupsionit, në qoftë se ata konsiderojnë se përzgjedhja duhet të ndaleohet në atë periudhë. Karaxhovski i cilësoi si politike kritikat nga ekspertët, se nxitohet me Shpalljen për përzgjedhjen e kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve, me qëllim që përsëri të emërojë njerëz të afërt dhe të ndikuar nga pushteti i kaluar Ato…
Prokuroria kërkon dënim maksimal për të akuzuarit të Lagjes së Trimave. Kjo pasi sipas tyre, ata kanë prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet se ata kanë kryer vepra terroriste dhe kanë bërë organizim terrorist. Për disa pjesëtarë të grupit të Kumanovës, prokuroria vlerëson se kanë ardhur në Lagjen e Trimave për para, ndërsa një pjesë tjetër ka patur ideale politike dhe kombëtare. Janë 20 shtetas të Kosovës dhe nëntë të Maqedonisë që rrezikojnë të marrin dënime tejet të larta që parashikohen me veprat “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”, ndërsa tetë shtetasit e Maqedonisë të akuzuar për shërbime të ndryshme logjistike,…
Lëvizja BESA ka reaguar për kërcënimin e ekipit të Televizioni SHENJA. Partia vlerëson se sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme. “Lëvizja BESA dënon ashpër kërcënimet që përfaqësues të BDI-së ia kanë bërë gazetareve të Televizionit SHENJA. Kjo vetëm dëshmon atë që është dëshmuar në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes e cila është shqetësuese në Maqedoni. Jo rastësisht Maqedonia ndodhet në mesin e shteteve ku gazetarët janë njerëzit ndër më të rrezikuar, ndërsa partitë në pushtet ndikojnë në pavarësinë editoriale duke i kërcënuar drejtpërdrejt”, vlerëson BESA. Lëvizja BESA dënon ashpër këtë sjellje skandaloze të…
Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, ditë më parë në lagjen Dyqanxhik nga persona të cilët janë prezentuar si aktivistë të BDI-së. Në një reagim me shkrim, Aleanca për Shqiptarët inkurajon Televizionin Shenja që të vazhdojë punën e tyre, ndërsa shton se fjala e lirë nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë formë. “Aleanca për Shqiptarët dënon çdo akt dhune dhe çdo sulm, qoftë edhe verbal ndaj çdo gazetari, e në këtë rast ndaj ekipit të Tv Shenja. Fjala e lirë është postulat i demokracisë së një vendi dhe ajo nuk guxon…

