Vetëm shpallja e zgjedhjeve lokale mund ta ndalojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Penales dhe të disa gjykatave tjera. Kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, edhe pse konsideron se as zgjedhjet nuk duhet të jenë pengesë, thotë se ai do ta kishte respektuar mendimin e Komisionit Shtetëror të Anti-Korrupsionit, në qoftë se ata konsiderojnë se përzgjedhja duhet të ndaleohet në atë periudhë. Karaxhovski i cilësoi si politike kritikat nga ekspertët, se nxitohet me Shpalljen për përzgjedhjen e kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve, me qëllim që përsëri të emërojë njerëz të afërt dhe të ndikuar nga pushteti i kaluar Ato…
Author: almakos
Prokuroria kërkon dënim maksimal për të akuzuarit të Lagjes së Trimave. Kjo pasi sipas tyre, ata kanë prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet se ata kanë kryer vepra terroriste dhe kanë bërë organizim terrorist. Për disa pjesëtarë të grupit të Kumanovës, prokuroria vlerëson se kanë ardhur në Lagjen e Trimave për para, ndërsa një pjesë tjetër ka patur ideale politike dhe kombëtare. Janë 20 shtetas të Kosovës dhe nëntë të Maqedonisë që rrezikojnë të marrin dënime tejet të larta që parashikohen me veprat “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”, ndërsa tetë shtetasit e Maqedonisë të akuzuar për shërbime të ndryshme logjistike,…
Lëvizja BESA ka reaguar për kërcënimin e ekipit të Televizioni SHENJA. Partia vlerëson se sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme. “Lëvizja BESA dënon ashpër kërcënimet që përfaqësues të BDI-së ia kanë bërë gazetareve të Televizionit SHENJA. Kjo vetëm dëshmon atë që është dëshmuar në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes e cila është shqetësuese në Maqedoni. Jo rastësisht Maqedonia ndodhet në mesin e shteteve ku gazetarët janë njerëzit ndër më të rrezikuar, ndërsa partitë në pushtet ndikojnë në pavarësinë editoriale duke i kërcënuar drejtpërdrejt”, vlerëson BESA. Lëvizja BESA dënon ashpër këtë sjellje skandaloze të…
Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, ditë më parë në lagjen Dyqanxhik nga persona të cilët janë prezentuar si aktivistë të BDI-së. Në një reagim me shkrim, Aleanca për Shqiptarët inkurajon Televizionin Shenja që të vazhdojë punën e tyre, ndërsa shton se fjala e lirë nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë formë. “Aleanca për Shqiptarët dënon çdo akt dhune dhe çdo sulm, qoftë edhe verbal ndaj çdo gazetari, e në këtë rast ndaj ekipit të Tv Shenja. Fjala e lirë është postulat i demokracisë së një vendi dhe ajo nuk guxon…
VMRO-DPMNE-ja u ka apeluar institucioneve kompetente që të kapin personat të cilët kanë kërcënuar ekipin e Televizionit SHENJA, si dhe të zbardhë rastin në tërësi që të dëshmojnë se pushteti aktual është kundër dhunës ndaj fjalës së lirë. “VMRO-DPMNE dënon ashpër të gjitha kërcënimet ndaj mediumeve. Ministria e Punëve të Brendshme sa më shpejtë të jetë e mundur ta zbardhë rastin dhe fajtorët t’i nxjerrë para drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë do të dërgojë porosi se askush nuk guxon t’i frikësojë gazetarët dhe mediumet dhe se ata patjetër duhet të kenë liri të shprehjes që të jenë korrektor të pushtetit”,…
Qeveria të përfshihet në zgjidhjen e çështjes kush është kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Nga sindikata e SPOGJ-it thonë se janë të zhgënjyer nga sjellja injoruese e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor dhe në Ligjin për rimbursim ndëshkues-korrektues të parave(apo Ligjin ndëshkues-korrektues për rimbursim të parave), që punëtorëve gjyqësor vitin e kaluar shkaku i grevës ua morën si kompensim për punën disa javore. Kjo sipas SPOGJ-it, është bërë në mënyrë të paligjshme. Këto janë një pjesë e kërkesave që i dërguan sot përfaqësuesit e SPOGJ-it deri te ministri Bilent…
20 July Ftesën për anëtarësim në NATO, Maqedonia do ta marrë vetëm pasi ta gjejë zgjidhje të përbashkët me Greqinë për çështjen e emrit dhe pasi t’i realizojë reformat e nevojshme, porositi ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Taxhan Illdem. Sipas tij, NATO-ja vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re për arritjen e standardeve dhe e inkurajoi atë të mbetet e fokusuar në agjendën e reformave, me të cilën do të arrihet stabiliteti politik. Në emër të progresit dhe stabilitetit, vizioni i vetëm që duhet ta ndiqni është se në demokraci, sundimin e ligjit, uniteti multietnik dhe fqinjësia e mirë, janë…
Për dallim nga të gjitha partitë e tjera politike të cilat këto ditë janë solidarizuar me Televizionin Shenja dhe kanë dënuar kërcënimet ndaj ekipit tonë, BDI është partia e vetme e cila ka ironizuar me këtë rast. Duke mos u distancuar në asnjë moment nga kërcënuesit të cilët janë prezentuar si aktivistë të BDI-së, Qendra për Komunikim e kësaj partie, në një përgjigje me shkrim dërguar dy ditë pas incidentit, në mënyrë ironike, në vend të agresorëve ka tentuar të atakojë Televizionin SHENJA. “Dënojmë të gjitha format e kërcënimit ndaj mediave, përfshirë këtu edhe ata që para disa ditëve janë…
Zjarri tek vendi Çashkë, në Komunën Gjorqe Petrov, i cili ka shpërthyer dje është lokalizuar dhe vendosur nën kontroll. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi se dy aeroplanët e angazhuar gjatë ditës së djeshme kanë kryer 7 fluturime, ndërsa mëngjesin e sotëm deri në ora 11 janë janë kryer edhe 3 fluturime të tjera me dy aeroplanë. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mobilizuar 25 persona nga Forcat Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët janë në terren. Nga DMSH theksojnë se janë në gjendje të vigjilencës së rritur. “Të punësuarit në sektorët rajonalë e përcjellin gjendjen në mbarë territorin…
Gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare. Maqedonia duhet të ketë një emër në të cilin nuk figuron emri Maqedoni. Kështu shprehet drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes Bozhidar Dimitrov, duke theksuar se “për këto cështje duhet të gjendet një formulë”. “Gjuha maqedonase është një formë e shkruar e një dialekti bullgarë të anës së Vardarit”, thekson ai. I pyetur për emrin e Maqedonisë ai thotë: “Greqia do të vazhdojë deri në fund dhe nuk ka presion që do ta largojë nga këkresa për ndryshimin e emrit. Nëse maqedonasit insistojnë për ta mbajtur emrin, nuk ka asnjë shans. Dhe ata…
Sot kanë përfunduar me asfalt të gjitha rrugët në komunën e Haraçinës nga NP “Rrugët e Maqedoisë”. Këto punimë janë pas vërshimeve që kaploi Haraçinën vititn e kaluar ku dëmtoi gati të gjitha rrugët në këtë komunë. Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu thotë se asfaltimi i rrugëve në viset shqiptare është edhe një nga premtimet e BDI-së që sot bëhen realitet dhe qytetarët sot mund të ecin në rrugë me standarde. “Këto rrugë kanë nisur brenda këtij muaji dhe me një intesitet të madh u bënë të gjitha rrugët e dëmtuara nga vërshimet me asfalt” u shpreh…
Prokuroria sot do të japë fjalën e fundit për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, të ndodhura dy vjet më parë. Prokurorët thonë se nga hetimet e kryera deri më tani kanë arritur në përfundimin se liderët e organizimit janë Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Xhafer Zymberi (të ndjerë), Zijadin Krasniqi (në arrati) dhe Andi Krasniqi-Malisheva. Prokuroria pohon se këta liderë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit që akuzohen për terrorizëm dhe kanë pasur si qëllim frikësimin konstant te popullata maqedonase. Kjo sipas tyre, duke sulmuar kohë pas kohe institucionet publike, por edhe duke kryer vrasje. Prokuroria shpjegoi…

