VMRO-DPMNE-ja u ka apeluar institucioneve kompetente që të kapin personat të cilët kanë kërcënuar ekipin e Televizionit SHENJA, si dhe të zbardhë rastin në tërësi që të dëshmojnë se pushteti aktual është kundër dhunës ndaj fjalës së lirë.
“VMRO-DPMNE dënon ashpër të gjitha kërcënimet ndaj mediumeve. Ministria e Punëve të Brendshme sa më shpejtë të jetë e mundur ta zbardhë rastin dhe fajtorët t’i nxjerrë para drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë do të dërgojë porosi se askush nuk guxon t’i frikësojë gazetarët dhe mediumet dhe se ata patjetër duhet të kenë liri të shprehjes që të jenë korrektor të pushtetit”, vlerëson VMRO.
Në të kundërtën, partia e Gruevskit vlerëson se pushteti do të lë dyshime se incidenti nuk është i izoluar, por se është pjesë e kërcënimeve në vazhdimësi të Zoran Zaevit dhe partnerëve të tij të koalicionit ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe.
“Fatkeqësisht edhe gjatë dy viteve të fundit, edhe pse LSDM dhe BDI kishin përgjegjësinë dhe kanë udhëhequr me MPB-në, nuk është zbardhur ende asnjë nga incidentet kur janë demoluar hapësirat e radios ‘Maqedonia e lirë’, kur janë sulmuar gazetarët e Kurir-it, përgjithësisht kur janë fishkëlluar gazetarët në terren dhe në përgjithësi ndaj gjithë atyre që mendojnë me qasje kritike ndaj politikave të Zaevit dhe pushtetit aktual”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

