Author: almakos

20 July Gjykata e Apelit sot duhet të shqyrtojë ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish ministres së Kulturës, Elizabata Kançeska Milevska dhe ish sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Gjykatësit e Apelit sot në seancë publike do të shqyrtojnë ankesat e PSP-së, për akuzat në rastin ‘Titanik” për mashtrime zgjedhore dhe “Tenderë” për prokurimet në Muzeun e VMRO-së, por edhe ankesat e të dyshuarve të cilat kërkojnë që t’u kthehen pasaportat. Aktakuza në rastin “Titanik” përfshin…

Lexo më Shumë

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Viz er” sot paralajmëroi se prej 29 tetorit të këtij viti udhëtarët më U të madh ose të vogël në kabinën e aeroplanit të kësaj kompanie ajrore. “Udhëtarët do të kenë të drejtë të marrin një pjesë nga bagazhi i dorës i cili i plotëson dimensionet prej 55x40x23cm. Kjo valixhe është e përfshirë në çmimin e biletës. Kjo paraqet rritje prej 50 për qind në krahasim me madhësinë paraprake të shtesës falas të bagazhit. klientët të cilët udhëtojnë në ose pas 29 tetorit të vitit 2017, të cilët veçmë kanë blerë bagazh dore drejtpërdrejtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot kishte takim me ndihmë-sekretarin shtetëror të NATO-s për diplomaci publike, Ildem Taçan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Siç njofton kabineti i kryetarit të Kuvendit, Taçan e ka theksuar mbështetjen e mëtejshme të NATO-s për përmbushje të agjendës ambicioze reformuese të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht në planin e qeverisjes së të drejtës, përforcimit të shoqërisë multietnike dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe ruajtjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. “NATO e inkurajon Republikën e Maqedonisë në drejtim të implementimit të agjendës reformuese dhe vendosje të…

Lexo më Shumë

Teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është finalizuar dhe pala bullgare nuk ka për qëllim të zhvillojë negociata të reja. Marrëveshja është një faqe e re e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve, por pas nënshkrimit mbetet të përfundohet edhe shumë punë, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në intervistë për Televizionin bullgar. “Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë”, thekson Zaharieva. Theksoi se marrëveshja bazohet në deklaratën e nënshkruar në vitin 1999, ndërsa dallimi,…

Lexo më Shumë

Gjithsej 110 kërkesa për kompensim të dëmeve nga moti i lig në prill të këtij viti kanë dorëzuar bujqit nga Kriva Pallanka. Të gjithë 110 kërkesat janë me paraqitje të dëmeve 100 për qind të të mbjellave. “Bëhet fjalë për vlerësim të realizuar të dëmeve të arrave, qershive, vishnjave, kumbullave dhe mollëve në prona bujqësore në territorin e dy komunave”, informoi Sllavçe Stankovski nga Komisioni komunal për konfirmim të dëmeve nga moti i lig i pranverës. Janë konfirmuar dëmet e paraqitura të tokës bujqësore dhe pemishteve, ndërsa kërkesat nuk u janë dedikuar vlerësimit të dëmeve të të mbjellave të reja.…

Lexo më Shumë

Institucionet shëndetësore publike kanë marrë njoftim nga Ministria e Shëndetësisë në të cilin thuhet se të gjitha furnizimet publike të cilat akoma nuk kanë filluar, kurse parashihen në planin vjetor, para fillimit të furnizimeve është e nevojshme që të kërkohet mendim të ekspertëve nga ministria. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se me këtë do të ketë njohuri më të mira dhe më të sakta për shpenzimet e furnizimeve publike të institucioneve shëndetësore publike. “Qëllimi i këtij njoftimi për institucionet shëndetësore publike është për të parandaluar shpenzimet e paarsyeshme dhe të pajustifikueshme të fondeve buxhetore me të cilat disponojnë ato, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Supreme të Maqedonisë sot do të mbahet seancë për rastin “Kumanova” apo e njohur në opinion si “Lagjja e Trimave”. Avokati i palës mbrojtëse, Mefail Arsllani, i pyetur për Portalb.mk, se kur mund të pritet një vendim i shkallës së parë, ai thotë se nuk mund të dihet se kur shpallet vendimi, pasi që ka një procedurë e cila patjetër duhet të tejkalohet. “S’mundet të shpallet menjëherë vendimi. Sipas ligjit për procedurë penale, fjalë përmbaruese duhet të jep Prokuroria, pas asaj, avokatët kërkojnë termin – afat kohorë, që ata të përgatisin fjalën përmbaruese, secili avokat dhe mbrojtës ka…

Lexo më Shumë

MPB akoma është pa vendim për kërkesën e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski për të pasur shtesë të sigurimit personal të tij. Ministri,Spasovski vlerëson se dispozitat e vjetra ligjore, që ish-zyrtarët të kenë nga tre persona për sigurmin e tyre, janë më adekuate nga këto të tanishmet me të cilat zyrtarët kanë të drejtë që të kenë nga gjashtë truproje personale, për aq kohë sa janë në detyrë. “E gjitha kjo është analizuar në Byron për Siguri Publike dhe në bazë të këtyre gjetjeve dhe raporteve të dhëna nga MPB do të japin mua një informacione të satka dhe në bazë…

Lexo më Shumë

Lideri i RDK-së, Vesel Memedi, me një letër publike ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizje BESA, në veçanti Fadil Zendelit, i cili dje e akuzoi se është “satelit” i Ali Ahmetit të BDI-së dhe për atë arsye nuk kanë marrë pjesë në tryezën e përbashkët të nëshkruesve të Deklaratës shqiptare, njofton Portalb.mk. Letra e plotë: Këto janë momente historike nëpër të cilat kalojnë shqiptarët e Maqedonisë. Për këtë arsye, partitë politike shqiptare krijuan tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare që të ballafaqohen më lehtë me sfidat e këtyre momenteve historike. Qëllimi i tryezës së përbashkët ka qenë dhe vazhdon të jetë komunikimi, sinkronizimi,…

Lexo më Shumë

Komuna e Velesit në një informim zyrtar ka thënë se do të harxhojë 2000 euro për lule Sipas shpalljes së Sistemit elektronik për furnizime publike bëhet fjalë për kontratë me vlerë prej 127.118 denarë, pa TVSH dhe kriter kryesor do të jetë çmimi më i ulët. Edhe në të kaluarën ka pasur arste të konkurseve për lule ku qytetarët ankohen për keqpërdorime ku besohet se për këto projekte janë paguar çmime dyfish më të larta.

Lexo më Shumë

Në organizim të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet evenimenti njëditor “Një-për-një-debat me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike, ambasadorin Ildem Taçan. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të evenimentit, siç njoftojnë nga Këshilli euroatlantik i Maqedonisë, do të mbahet takim me dyer të mbyllura me ambasadorin Ildem, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe të korit diplomatik.

Lexo më Shumë

Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (SEMM) e dënon rastin e fundit, kur ekipi i Televizionit  SHENJA u pengua për të raportuar për një problem infrastrukturor në Komunën e Çairit nga ana e përkrahësve të deklaruar të BDI-së. Këshilli bën thirrje për marrjen e masave të nevojshme për të sqaruar rastin dhe për të parandaluarzhvillime të tilla. “Gazetarët duhet të jetë e lirë dhe të sigurt nga çdo kërcënim dhe presion. Shteti, në përputhje me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përgjegjës për të marrë të gjitha masat aktive për të krijuar dhe ruajtur…

Lexo më Shumë