19 July Nuk do të ftojmë për dëshmi asnjërin nga deputetët e VMRO-DPMNE-së derisa të jemi gati për këtë, thonë për Alsat M nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. I tërë opinioni i ka parë regjistrimet e Parlamentit, ndërsa edhe Ministria e Brendshme ka identifikuar shtatë deputetët, prej të cilëve një pjesë ka hapur dyert e Parlamentit, ndërsa pjesa tjetër ka udhëzuar turmën. Tre muaj e gjysmë pas ngjarjes së përgjakshme, nga Prokuroria thonë se edhe më tej po zhvillojnë procedura parahetimore, dëgjojnë dëshmitarë dhe shqyrtojnë dëshmi pasi lënda tek ata ka arritur para rreth…
Author: almakos
Banorët e fshatit Bellanoc të komunës së Likovës, të cilët për dekada të tëra janë në pritje të hapjes së pikës së re kufitare me Kosovën, e shohin me rezervë vendimin e fundit të Qeverisë për vazhdimin e procedurave për hapjen e kalimit të ri kufitar me Stançiqin. Sipas vendimit të Qeverisë deri në fund të këtij muaji duhet të përpunohet projekti arkitektonik-urbanistik për objektin që duhet të ndërtuar në këtë pikë. Ndonëse për 10 ditë përmbyllet muaji korrik, vendi ku duhet shënuar pika kufitare nuk të bën përshtypje se po përgatitet për punime ndërtimore. Ndryshimi i ngjyrës së asfaltit…
Transparenca e pushtetit ekzekutiv në Maqedoni është në nivelin më të ulët në rajon duke përmbushur vetëm 36% të indikatorëve, përskaj ligjit shumë cilësor për qasje deri te informatat e karakterit publik. Sipas ekspertëve stabiliteti i institucioneve varet nga demokracia e tyre, ndërsa demokracia nga transparenca. Andaj ata rekomandojnë që të fillojë zbatimi i ligjeve dhe politikave me të cilat do të rritet transparenca. Mund të themi se është e patjetërsueshme rritja e nivelit të pavarësisë dhe kapacitetit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje deri tek informacionet e karakterit publik dhe rritje të kompetencave të saj në…
Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme të veprojë në bazë të vendimeve të gjykatave 24 orë dhe se kur do t’i marrë me siguri do të veprojë lidhur me to, deklaroi sot në kazermën “Gjorçe Petrov” ministri Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve çfarë do të ndërmerret në lidhje me vendimet për arrestimin e tre nëpunësve policorë nga gjykata pas ankesës së PPS. Në pyetjen e gazetarëve për gjoja zëvendësimet joligjore në MPB, Spasovski tha se janë bërë kontrolle dhe nuk ekziston ndonjë rast i tillë dhe se të gjitha zhvendosjet në kuadër të Ministrisë bëhen…
Vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgimin e tre të punësuarve në MPB, do të anulohet, meqë ata tek tani do të ankohen në Gjykatën Supreme. Këtë për televizionin Alsat e konfirmoi avokati Lubço Shvërgovski i cili është pjesë e palës mbrojtëse. Ai sqaron se pasi të merren vendimet, klientët e tij do të ankohen në Supreme. Jam i sigurt se do të parashtrohen ankimime për vendimet e Gjykatës së Apelit. Fakti që Apeli kërkon paraburgim, ndërsa Këshilli Penal paraprakisht miratoi vetëm masa për kujdes është një situatë më pak e volitshme dhe kanë të drejtë të ankimimit në Gjykatën…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të simpatizantëve dhe aktivistëve të BDI-së ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, si dhe kërkon kapjen dhe dënimin e kërcënuesve. “Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet e simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për integrim ndaj ekipit të Televizionit Shenja, të cilët dje penguan raportimin e tyre për problemet komunale në Komunën e Çairit. Ju bëjmë thirrje institucioneve përkatëse t‘i identifikojnë dhunuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias është e papranueshme dhe paraqet sulm mbi demokracinë. Shteti ka obligim të sigurojë sistem efikas për parandalimin dhe…
Shtatëdhjetë e tre fondacione dhe organizata joqeveritare të cilat kanë brenda tyre ekspertë në fusha të ndryshme, shpalosën të mërkurën propozimin e tyre për reformat në shtet, në 3,6, 9 dhe 12 muajt e ardhshëm, përmes të ashtuquajturit “Blueprint për reforma urgjente demokratike”, me të cilin kërkojnë nga qeveria e Maqedonisë t’i bëjë një riplotësim planit të saj të prezantuar kohë më parë, të shtuquajturin “plani 3,6, 9”. Propozimet për reforma janë përpunuar nga 146 përfaqësues të 73 organizatave joqeveritare (OJQ), pjesëmarrës në forumin e organizatave të shoqërisë civile të mbajtur më 4 dhe 5 korrik, dhe kanë të bëjnë…
Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA ka shtjelluar arsyet përse nuk kanë marrë pjesë në takimin e përfaqësuese të partive politike të organizuar nga Vesel Memedi i RDK-së. Deputeti i Lëvizjes BESA ka thënë se nuk mund të marrin pjesë në një takim të cilin e organizon personi që pengoi bashkimin e opozitës shqiptare në vitin 2016. FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA “Vesel Memedi me këtë takim ka për qëllim t’i hedhë pluhur në sy opinionit nga devalvimi i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare” Zendeli tha se Vesel Memedi nuk është personi adekuat që duhet të caktojë këtë takim pasi ai…
Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgatitet dhe se planifikohet që para zgjedhjeve lokale të kalojë në seancë qeveritare. Nëse gjithçka shkon sipas planit, mundet të votohet nga Kuvendi edhe para zgjedhjeve. Ai thotë se ky ligj nuk do ta ulë rejtingun e partive qeverisëse në pushtet por e kundërta, do ta rrisë atë. Një gjë është e sigurt: Qeveria do ta sjellë me siguri ligjin para zgjedhjeve lokale. Nëse përgatitemi me komisionet e Venedikut, do ta sjellim edhe në Kuvend. Dhe vetëm na ndiqni dhe do ta shihni si do të shtohen votat…
Është mbajtur takimi i përfaqësuesve të partive politike i thirrur nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi. Në takim kanë marrë pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të LR-PDSH-së. Ashtu siç është paralajmëruar, takimi është bojkotuar nga Lëvizja BESA, e cila vlerëson se Vesel Memedi nuk është i denjë për të organizuar takime të tilla, për shkak se është njeriu më përgjegjës për mungesën e bashkimit të opozitës dhqiptare. [embedded content]
Gjykata e Apelit po shqyrton mundësinë për ta dërguar në paraburgim kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski, i akuzuar për rrënimin e objektit “Kozmos” të afaristit Fijat Canovski. Prokuroria Speciale ishte decide në seancën e hapur në këtë gjykatë, se Trajkovski doemos duhet të dërgohet prapa grilave pasi që ekziston rrezik real për të ikur nga shteti. Ata si argument e dhanë sjelljen e Trajkovskit, i cili ka injoruar ftesat e PSP-së për marrje në pyetje dhe faktin që ai udhëton shpesh dhe se i kërcënohet një dënim i lartë, dhe kjo është motiv për të ikur. Por, për më…
Një ditë pas kërcënimit të ekipit të Televizionit SHENJA në lagjen Dyqanxhik të Çairit nga persona të cilët u prezentuan si aktivistë të BDI-së, kreu i Komunës së Çairit dhe nënkrytar i BDI-së, Izet Mexhiti ende nuk ka bërë asnjë reagim. Mexhiti as nuk është distancuar nga kërcënuesit të cilët thirreshin në emër të tij, Komunës që drejton dhe partisë së njëjtë dhe as nuk ka dënuar aktin në fjalë. Mexhiti nuk i është përgjigjur as pyetjes me shkrim drejtuar nga redaksia jonë. PYETJA DREJTUAR KRYETARIT TË KOMUNËS SË ÇAIRIT “Dje disa persona të cilët prezentoheshin si aktivistë të BDI-së…

