Author: almakos

Kryeministri Zoran Zaev ka dënuar kërcënimin e ekipit të Televizionit SHENJA që ndodhi dje në lagjen Dyqanxhik të Komunës së Çairit nga persona që u deklaruan se janë aktivistë të BDI-së. Zaev tha se mesazhi i tij vlen për mbështetësit dhe aktivistët e të gjitha partive dhe kërkoi që rastet e këtilla të procesohen me qëllim që institucionet t’u japin dënimin e merituar kërcënuesve të tillë. Zaev tha se kritikat ndaj punës së Qeverisë risin cilësinë e jetesës, ndërsa mediumet i quajti ndërgjegje e shoqërisë. “Këtë që do ta them ka të bëjë me anëtarët, simpatizuesit, aktivistët e LSDM-së, BDI-së…

Lexo më Shumë

Kërcënimet ndaj ekipit të televizionit Shenja nga persona që janë prezentuar si aktivist të BDI-së në lagjen Duqanxhik të Çairit, i ka dënuar edhe Agjencioni për veprimtari audio dhe audio vizuele. Nga agjencioni më i lartë për mbikqyrjen dhe punën e mediave, kërkojnë që askush të mos tentojë të pengojë gazetarët dhe mediat në punën e tyre. “Agjencioni për veprimtari audio dhe media audiovizuele e dënon  incidentin e djeshëm në Komunën e Çairit, ku ekipi i televizionit Shenja është ekspozuar në kërcënime nga ana e personave të cilët kanë deklaruar se janë simpatizant të një partie politike. Thelbi i profesionit…

Lexo më Shumë

Të dielën rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Gostivar, P.B. (55) nga Gostivari, ka paraqitur se më 13.07.2017 rreth orës 22:00 ka humbur vajza e tij Sh.P. (19), gjegjësisht është larguar nga shtëpia familjare, në drejtim të paditur. Nga Policia shtojnë se po ndërmerren masat për pastrimin e rastit. Ndryshe, nga policia thonë viteve të fundit janë shtuar rastet e denoncimit në polici të rasteve të largimit të vajzave nga shtëpitë familjare me shoqëritë, pa u treguar prindërve.

Lexo më Shumë

Sulejman Osmani, i akuzuar për luftimet në Lagjen e Trimave, i cili po gjykohet ndaras nga grupi tjetër, pohon se incidenti është inskenuar nga vet aparati i shtetit. Ai nuk tregoi emra konkret të funksionarëve, por i quane me emër të koduar “Mësitët”, për të cilët tha se i kanë organizuar edhe rrethanat për të bërë sulmin në Gushincë, por edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai përmendi vetëm një emër, që tha se është “mësit”, Sadull Duraku kryetar i Komunës së Likovës, “Filluam të dyshojmë se diçka nuk është në rregull dhe kërkova të shkojmë në Likovë e…

Lexo më Shumë

Përfaqë- suesi i UNDP-së, z. Harold Schenker, në prezantimin e projektit “E rregullativa”, një sistem mjaftë i rëndësishëm për qeverisje elektronike, i cili filloi të zbatohet në Komunën e Gostivarit, mes tjerash potencoi që Gostivari është vendi ku mund të bëhen inovitete, njofton Flaka. “Realizimi i projektit pikërisht në Gostivar, tregon se Gostivari është vendi ku mund të bëhen inovitete, ku mundet të fillojnë punë të reja dhe ku mund të ketë impakt sistematik në të gjithë shtetin”, shtoi ai. Vlera e përgjithshëm e projektit është 136 mijë dollarë. Komuna e Gostivarit është institucioni i vetëm në Maqedoni dhe Evropë…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit për emrin është lart në axhendën e qeverisë në Shkup dhe për këtë ka “impuls të ri” në orvatjet për zgjidhje të problemit, deklaroi i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic. “Qeveria në Shkup është e gatshme ta riaktivizojë politikën e saj të jashtme në rajon dhe dukshëm çështja e emrit është pengesë e rëndësishme në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. Do të thotë, kjo është çështje e lartë në axhendën e tyre dhe për këtë mendoj se ka impuls të ri”,…

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët verilindore. UV-indeksi do të ketë vlerën 8. Temperatura do të lëvizë prej 25 deri 33 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale si dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura do të arrijë deri 32 gradë. Pason periudhë e motit stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturës së ditës e cila gjatë fundjavës në më shumë vende do të tejkalojë 35 gradë Celsius. Indeksi UV ditëve në vijim përsëri do të ketë vlera të…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot do të mbahet panel diskutimi për transparencë të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në të cilin do të prezantohen drejtimet për çdo shtet si hap i parë drejt fushatës më të madhe për përfaqësim e cila do të promovojë transparencë dhe qeverisje të mirë. Panel diskutimin rajonal është paraparë ta hapin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe drejtori i programit për Ballkan Perëndimor të Vestminster fondacionit për demokraci, Emill Atanasovski. Diskutimi paraqet ngjarje të dytë për përfaqësim në kuadër të projektit Action SEE, si dhe prezantim i parë zyrtar i drejtimeve të cilat i përgatiti konsorciumi projektues.…

Lexo më Shumë

18 July Mustafa Memeti, 58 vjeçari që kishte humbur gjurmët dhe ishte paraqitur i zhdukur prej disa ditësh, është masakruar nga 21 vjeçari Tahir Mustafa. Sipas policisë, 21 vjeçari krimin makabër e ka kryer më 11 korrik rreth orës 21:30 në afërsi të Kondovës. Vrasësi është arrestuar në fshatin Kondovë dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov. Para policisë ai ka pranuar se përpara një jave e ka vrarë 58 vjeçarin dhe ka rrëfyer se ku gjendet trupi i të ndjerit. Ekipi i policisë të hënën në mesnatë ka shkuar në vendin e apostrofuar në afërsi të Kondovës, ku…

Lexo më Shumë

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi ka ftuar partitë nënshkruese të deklaratës shqiptare në një takim të radhës në Kuvend. Kjo sipas tij është takimi i rregullt në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë nënshkruesit pasi janë zotuar për obligimet që burojnë prej deklaratës për takime të rregullta. Në përputhje me Deklaratën e partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e…

Lexo më Shumë

Pas lajmit të djeshëm për zvarritjen e riparimit të gropës në Duqanxhik të Çairit, ekipi i televizionit Shenja ka vizituar sot edhe një herë këtë lagje. Por, tre persona që deklarohen si simpatizantë të BDI-së, kanë penguar xhirimet e ekipit tonë, madje janë kërcënuar duke porositur që të mos transmetohet një tjetër kronikë. Këta persona gjatë ditës së djeshme kanë kërcënuar edhe banorët e lagjes që kanë dhënë deklaratë për televizionin Shenja. Për shkak të sigurisë së këtyre personave, nuk do të publikojmë emrin e këtyre qytetarëve. Televizioni Shenja fton publikisht drejtuesit e Komunës së Çairit dhe kryetarin e saj…

Lexo më Shumë

18 July Zëvendësdrejtori i Policisë Financiare Berat Dehari kërkon që drejtoria të cilës ai i takon të posedojë aparaturë për ndjekjen e komunikimeve. Deri më tani kjo drejtori, për hetimet të cilat i ka zhvilluar me masa të veçanta hetuese, kërkesat i ka adresuar në Prokurorinë Publike ndërsa më pas në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ende nuk kemi siguruar aparaturë që shërben për ndjekjen e komunikimeve. Jemi të futur në ligj së bashku me Drejtorinë e Doganave dhe MPB, por që nga viti 2015 kur jemi bërë pjesë e ligjit nuk kemi siguruar aparaturën në fjalë- tha Berat Dehari,…

Lexo më Shumë