Pas lajmit të djeshëm për zvarritjen e riparimit të gropës në Duqanxhik të Çairit, ekipi i televizionit Shenja ka vizituar sot edhe një herë këtë lagje. Por, tre persona që deklarohen si simpatizantë të BDI-së, kanë penguar xhirimet e ekipit tonë, madje janë kërcënuar duke porositur që të mos transmetohet një tjetër kronikë. Këta persona gjatë ditës së djeshme kanë kërcënuar edhe banorët e lagjes që kanë dhënë deklaratë për televizionin Shenja. Për shkak të sigurisë së këtyre personave, nuk do të publikojmë emrin e këtyre qytetarëve.
Televizioni Shenja fton publikisht drejtuesit e Komunës së Çairit dhe kryetarin e saj Izet Mexhiti që të ndërmarrë masa lidhur me personat në fjalë. Gjithashtu, ftojmë edhe organet e rendit të reagojnë për këtë çështje, si dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë.
Ndryshe, pas denoncimit të njëpasnjëshëm nga televizioni Shenja, institucionet kanë intervenuar sot për mbylljen e gropës së madhe në lagjen Duqanxhik të Komunës së Çairit. Autoritetet komunale përmes një njoftimi me shkrim thonë se intervenimi ka ardhur pas reagimit të tyre ndaj ndërmarjes kompetente.
Pas reagimit të Komunës së Çairit deri te Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, kompetente për çështjen në fjalë, me të cilin kërkohej intervenim i menjëhershëm në lagjen Dyqanxhik për mbulimin e gropës së hapur, sot filluan punimet për sanimin e dëmit të shkaktuar”, kanë thënë nga Komuna e Çairit.
Gropa e madhe në këtë lagje ka qëndruar e hapur për ditë të tëra, ndërsa përveç pengimit të komunikacionit e njëjta ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Dy persona kanë marë lëndime fizike, ndërsa shumë banorë të lagjes për kamerën e televizionit Shenja janë ankuar se gropa e hapur në rrugë vështirëson punët e tyre të përditshme si dhe rrezikon edhe jetëra njerëzish pasi ajo bëhet e vështirë për tu vërejtur gjatë kohës së reshjeve të shiut. Fillimisht Komuna e Çairit ishte shprehur se nuk është kompetente, por thanë se do të reagojnë te institucionet përkatinstitucionet përkatëse.
Arben Zeqiri /SHENJA/
SIMPATIZANTË TË BDI-SË KËRCËNOJNË EKIPIN E TV… by tvshenjaofficial

