Kërcënimet ndaj ekipit të televizionit Shenja nga persona që janë prezentuar si aktivist të BDI-së në lagjen Duqanxhik të Çairit, i ka dënuar edhe Agjencioni për veprimtari audio dhe audio vizuele. Nga agjencioni më i lartë për mbikqyrjen dhe punën e mediave, kërkojnë që askush të mos tentojë të pengojë gazetarët dhe mediat në punën e tyre. “Agjencioni për veprimtari audio dhe media audiovizuele e dënon incidentin e djeshëm në Komunën e Çairit, ku ekipi i televizionit Shenja është ekspozuar në kërcënime nga ana e personave të cilët kanë deklaruar se janë simpatizant të një partie politike. Thelbi i profesionit të gazetarisë është të sigurojë që opinioni të jetë i informuar për të gjitha çështjet dhe që këtu, gazetarët nuk guxojnë të pengohen gjatë raportimit për çfarë do qoftë problemi, pa marë parasyshë nëse ai problem i tangon të gjithë qytetarët ose banorët e ndonjë bashkësie lokale”, thuhet në reagimin me shkrim të Agjencionit për veprimtari audio dhe audiovizuele. Në fund të reagimit Agjencioni apelon që të respektohet dinjiteti i punonjësve mediatik dhe të mundësohen kushte për punë profesionale të mediave.
Data 17.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

