Kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit, ku po diskutohet Propozim-marrëveshja për Fqinjësi të Mirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë me Republikës së Bullgarisë. Kreu i Ekezekutivit ka thënë se për këtë çështje ka nevojë për diskutime të hapura. Ka thënë se është shenjë e mirë që debati po fillon në Kuvendin e përfaqësuesve të popullit. “Pastaj, debati do të kalojë në seancë të Qeverisë. Do të bëhej debat i gjerë publik dhe në fund kryeministri do të vendos nënshkrimin e tij. Ndërsa në fund marrëveshja ratifikohet në Kuvend”, ka deklaruar Zaev.…
Author: almakos
18 July Shitësit e shalqirit me shumicë, paradite kanë protestuar para komunës së Tetovës duke bllokuar me traktor rrugën para objektit. Ata kanë kërkuar nga kryetarja e Komunës së Tetovës që tu gjej një vend për shitje më shumica pasi që shitjen në trotuare e konsiderojnë një maltretim duke u përballur për çdo ditë me inspektoratin komunal dhe policinë rrugore. Protestuesit u pritën brenda në takim dhe pas më pas deklaruan se kanë rënë dakord me komunën se do të gjendet një zgjidhe, në të kundërtën do të radikalizojnë protestat e tyre. Edhe nga komuna e Tetovës thonë se brenda…
Policia ka njoftuar se ka arrestuar 21-vjeçarin me inicialet M. T., i cili dyshohet se më 11 korrik ka vrarë 57-vjeçarin nga Shkupi me inicialet M.M., në afërsi të fshatit Kondovë. Sipas policisë vrasësi i dyshuar u arrestua të premten rreth orës 23:00 dhe është mbajtur në stacionin policor në Gjorqe Petrov. Policia njoftoi se i dyshuari gjatë dhënies së deklaratës e ka pranuar se ka kryer vrasjen e 57-vjeçarit, i cili është regjistruar si i zhdukur. /SHENJA/
18 July Qytetarët e Ohrit kanë dorëzuar më shumë se 850 kërkesa për dëmshpërblim për pasojat e tërmeteve që goditën qytetin, në fillim të korrikut. Për dhjetëra objekte që janë më se të dëmtuara, tashmë është marrë vendimi që familjet të shpërngulen dhe për ta të kërkohet zgjidhje e përkohshme. Në objektet shëndetësore ka pak dëme të pariparuara ndërsa kopshti i fëmijëve “Biljana” që u dëmtua më së shumti, ende është i mbyllur. Më rëndë janë dëmtuar objektet më të vjetra. Kemi diku 10-12 objekte që janë në kategorinë prej 4 deri 5 të sigurisë dhe ku ato qytetarë duhet…
18 July VMRO-DPMNE-ja sot në kumtesë thekson se LSDM-ja, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe kryeministri Zoran Zaev edhe pse muaj më parë kanë folur për shqetësimin e tyre se Maqedonia ka hyrë tepër në borxh, tani pasi janë në pushtet propozojnë ribalanc të Buxhetit me huamarrje më të madhe të shtetit deri në fund të vitit për 150 milionë euro. “Që në muajin e parë pasi erdhën në pushtet e futën shtetin në borxh me 60 milionë euro. Në shkallën e huamarrjes vendore Qeveria e LSDM-së planifikon në vend të 17,8 miliardë denarë të marrë hua 20,7 miliardë denarë. Këto…
Rruga Shkup –Bllacë nuk parashihet në rishikim e buxhetit për shkak se me Buxhetin për vitin 2018, kjo autostradë parashihet të financohet me para buxhetore dhe ndërtimi do të fillojë në janar të vitit 2018. Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, për gazetën KOHA thotë se me rishikim e buxhetit, nuk parashihet se si do të ndërtohet rruga Shkup- Bllacë,k sepse është arritur marrëveshje me LSDM-në që me buxhetin e viti 2018, i cili do të jetë gati deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, të parashihen mjete buxhetore dhe kjo autostradë të fillojë të ndërtohet në muajin e…
“Vera e Kulturës Tetovare tani më 5 vite me rradhë imponon vlera, promovon ndryshimin, të menduarit pozitiv, dhe ofron arenë ku më të guximshmit mes nesh recitojnë emocionet, gjallërojnë në tinguj notat e shkruara në letër, godasin në pëlhurë brushat plot ngjyrë, me të vetmin qëllim që qyteti ynë, në të cilin të gjithë ndajmë frymën e Zotit, të marrë drejtimin e një rruge e cila kahëzon një rini të shëndoshë, me fëmijë që vet shtrojnë rrugën e tyre dhe prindër krenarë ! Këtë vit rrugën e ombrellave e zhvendosim në Shesh, jo për të dërguar mesazh hidhërimi, as për…
Në Komisionin për Politikë të Jashtme pritet të diskutohet sot Projekt-Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Dokumenti do të prezantohet në seancë të mbyllur do të prezantohet para anëtarëve të Komisionit. Seanca, siç informojnë nga Kuvendi, është caktuar pasi që dje deri te Komision për politikë të jashtme është dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në seancë, siç konfirmojnë nga Qeveria, do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.
Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Pritet të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriore. Temperatura e mëngjesit parashikohet të lëvizë prej nëntë deri në 15, ndërsa e ditës prej 22 deri në 30 gradë Celsius. Indeksi UV do ta ketë vlerën 8. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius. Prej nesër parashikohet një periudhë e motit stabil me…
Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji nuk shpjegon se përse në ekspozenë për shkarkimin e Kryeprokurorit Publik Marko Zvërlevski, në mesin e vërejtjeve të Qeverisë ndaj Kryeprokurorit nuk janë përfshirë edhe rastet si “Monstra”, protestuesit e Monstrës dhe “Kumanova”. Ministri Saliji pretendon se në konstatimin e Qeverisë thuhet se Zvërlevski ka vepruar në mënyrë jo profesionale. Si ka punuar Prokurori Zvërlevski, duke mos hyrë në detaje, mendoj se edhe në arsyetimin e Qeverisë përmendet qasja jo profesionale dhe e përgjegjshme e tij në zgjidhjen e çështjeve të cilat kanë qenë të hapura – deklaroi Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë. I pari…
Avioni i parë i linjës së drejtpërdrejt ajrore nga Doha për në Shkup sot u ul në aerorportin “Aleksandri i Madh”. Linja e re nga Katari për në kryeqytetin e Maqedonisë do të jetë në shërbim katër ditë në javë me avionin “Erbas A320”, i cili posedon 12 vende në klasin biznes dhe 132 në klasin ekonomik, raporton AA. Pasagjerët nga Doha u pritën me urë uji në formë ylberi dhe me ushqim tradicional maqedonas. Me avionin e ri nga Doha arritën edhe drejtori komercial i “Qatar Airways”, Ehab Abdel Fattah Amin dhe Ambasadorja e Maqedonisë në Katar, Vukica Kërtolica-Popovska,…
Bashkëbisedim me Kryetarin Gëzim Ostreni të partisë “Uniteti” Në një intervistë, për Almakos me kryetarin e e partisë politike “Uniteti”, z. Gëzim Ostreni, njëher edhe gjeneral Major, në vitin 2000, janë shqyrtuar disa dilema mbi disa degë të kësaj partie, ku edhe kanë votuar që të shkrihen në një subjekt politik me partitë e tjera. Ostreni thotë se mbas kongresit me pesëmbëdhjetë degët e partisë janë marrë vendime nëse kjo parti do të riorganizohet, shkrihet në Aleancën shqiptare ose do të shuhet kjo parti. Ai thotë se gjatë realizimit të vendimit disa degë ishin të ndikuara, qoftë për interesa personale,…

