Author: almakos

Reformat brenda  VMRO-DPMN-së janë të domosdoshme që të rikthehet besueshmëria ndaj partisë dhe të dalë nga izolimi në të cilin gjendet për momentin, deklaruan përsëri grupi i ashtuquajtur reformator brenda partisë. Rruga e vetme e fuqizimit të partisë është përmes reformave edhe atë nëpërmjet  demokratizimit dhe modernizimit. Sipas këtij grupi, këtë nismë për reforma e mbështesin shumë grupet të deputeteve që janë në qeveri por japin emra për shkak të presionit për tërheqja nga ky veprim. Po ka  shumë deputet që e mbështesin këtë iniciativë,por nuk duam të spekulojmë me emrat,sepse më parë çdo emër që është dhënë publike,menjëherë është…

Lexo më Shumë

Një javë pas kronikës së Televizionit SHENJA, gropa e madhe në lagjen Duqanxhik të Shkupit vazhdon të qëndrojë e hapur dhe të jetë rrezik për banorët lokal. Javën e kaluar alarmuam se dy qytetarë tashmë kanë pësuar në këtë gropë, e cila bëhet e vështirë për tu vërejtur çdoherë kur ka reshje shiu. Megjithatë, pavarësisht rrezikut, Komuna e Çairit nuk ka ndërmarrë asgjë për mbylljen e kësaj grope. BANOR “Më shumë se dy muaj e gjysmë kjo gropë është e hapur. Kemi kërkuar prej institucioneve të Komunës Çair, por ata na e hedhin topin, jo shkoni tek ujësjellësi, jo tek…

Lexo më Shumë

Protestat nuk do të ndalen deri sa të arrihet qëllimi, sepse pa ujë nuk jetohet. Kjo është porosia e banorëve të Vizbegut drejt organeve kompetente, përgjegjës për zgjidhjen e problemit të ujit në këtë vendbanim. Banorët thonë se protesta do të vazhdoj të ketë, deri sa kërkesa e tyre për ujë të mirret parasysh, por në rast se kërkesa e tyre nuk realizohet, do të gjejnë edhe mënyra tjera për të arritur qëllimin. BANORË “Do t’i vazhdojmë ende protestat, kështu nuk shkon, nuk është jetë kjo. Neve na kanë lënë anash. Këtu askush nuk merr masa, kjo është turp”. “Protestat…

Lexo më Shumë

Pesë raste për të cilat PSP ka ankimuar vendimet për paraburgim u shqyrtuan në Gjykatën e Apelit. Zyrtari i lartë i BDI-së, Ejup Alimi ishte i pari i cili u deklarua kundër paraburgimit të propozuar pasi tha se ai nuk është person i cili ndikon ose frikëson dëshmitarët, dhe kjo dëshmohet me imazhin që gëzon në opinion. Për më tepër, dëshmitarët që ishin ankuar nga ai tha se i njeh por nuk ka patur as kontakt as nuk ju është afruar për të ndikuar tek ata. Alimi i cili është i akuzuar për manipulim zgjedhor në rastin “Titanik” , tha…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat janë caktuar për më 15 tetor janë marrë me shumë seriozitet nga partitë politike shqiptare dhe duket që këto zgjedhje do të jenë vendimtare për fatin e tyre dhe përcaktimin e skenën politike në të ardhmen. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara lokale, kësaj radhe partitë shumë më herët kanë filluar përgatitjet, por kanë shtuar edhe veprimet dhe strategjinë me të cilën do të hyjnë në këtë cikël zgjedhor. Që të gjitha partitë para fillimit të fushatës dhe zgjedhjes së kandidatëve do të realizojnë edhe disa aktivitete të tjera paraprakisht. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet…

Lexo më Shumë

BDI bëhet pishman për buxhetin që kishte paraparë për Universitetin “Nënë Teresa”. Pas kronikës së Televizionit SHENJA, ku shihet se me ribalansin e buxhetit të këtij viti, Universitetit “Nënë Teresa” i shkurtohen mbi gjysmë millionë euro, deputetët e BDI-së kërkojnë që përmes Kuvendit të riparojnë dëmin që kanë bërë ministrat e kësaj partie në Qeveri. Por, rialokimi i mjeteve të cilat me një amendament BDI kërkon të fillojë procedurën për ndërtimin e kampusit universitar, bëhet brenda UNT-së duke transferuar nga një grafë në tjetrës. Përmes një amendamenti të cilin e ka siguruar Televizioni SHENJA, BDI kërkon 5 milionë denarë apo…

Lexo më Shumë

Dita e parë e debatit mbi rishikimin e buxhetit në Komisionin amë në Kuvend kaloi me përplasje të forta mes pozitës dhe opozitës. Opozita kritikoi pushtetin aktual se nuk ka bërë analizat e duhura gjatë rishikimit. Ata madje thonë se nuk janë respektuar rekomandimet e Pribesë, janë parashikuar shpenzime të panevojshme si dhe janë bërë punësime të reja pa pasur parasysh kriteret dhe nevojat e institucioneve.

Lexo më Shumë

Kontrollet e kapetanisë së Ohrit kanë zbuluar se disa drejtues të varkave dhe objekteve tjera lundruese vozisin nën ndikim të alkoolit. Edhe në sezonin aktual turistik bëhen testet e këtilla të alkoolit, me qëllim që të rritet siguria në Liqenin e Ohrit. Maksimumi i lejuar i alkoolit në gjak është 0,5 promil. Kjo është diç më shumë se një shishe e madhe e birrës ose një gotë raki. Ata që do të drejtojnë objekte lundruese në gjendje të alkoolizuar mbi këtë normë, do të ketë sanksione. Nga ajo që e kemi gjetur në terren zbuluam se ka edhe të tillë.…

Lexo më Shumë

Nga sot ka filluar asfaltimi i rrugës në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit. Kryetari i Komunës Bekim Murati, tha se ky investim do t’u shërbejë qytetarëve të këtij fshati por edhe të tjerëve që do të frekuentojnë Kanjonin Matka. “Ka filluar rikonstruimi i rrugës së tërësishme në vendbanimin Gllumovë që shpinë deri te qendra rekreative Matka” Por, disa nga banorët e këtij fshati thonë se janë të vetëdijshëm që gjithçka në këtë periudhë bëhet për poena politike. Asfaltimi i rrugës shihet vetëm si marketing politik në prag të zgjedhjeve lokale. Banorët thonë se diçka e tillë është dashur të…

Lexo më Shumë

Në gjykatë u paraqit edhe ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov i cili para gjykatësve të apelit dha fjalën se nuk e ka plan që të ikë nga Maqedonia. I akuzuar në lëndët “Target” dhe “Fortesa” për shkatërrimin e sistemit të ndjekjes së përgjimeve. Në seancë nuk u paraqit ish shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujevski për të cilin u tha se vuan nga tensioni i gjakut.

Lexo më Shumë

Të enjten pritet që Këshilli Gjyqësor të miratojë vendim për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Penale dhe të disa gjykatave të tjera në vend. Përzgjedhja bëhet para se Qeveria të fillojë reformën e paralajmëruar në sistemin gjyqësor, ku me rëndësi janë ndryshimet pikërisht në Këshillin Gjyqësor. Për Ish-kryetarin e Gjykatës supreme Dane Iliev, këto zgjedhje bëhen në moment iracional. Këshilli Gjyqësor në vend që të merret me propozime për reformimin e ligjit për gjykatat dhe për Këshillin Gjyqësor të parashihen kushte tjera për zgjedhjen e kryetarit, që pas reformës së bërë të bëhet përzgjedhja e duhur e kryetarëve dhe gjyqtarëve,…

Lexo më Shumë