Në Kuvend sot fillon debati për Propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 2017. Ribalanci i propozuar nga Qeveria është në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet. Me të parashikohet që deficiti të mbetet 2,9 për qind nga Bruto Prodhim Vendor, ndërsa rritja të jetë 2,2 për qind në vend të parashikimit fillestar prej 3 për qind nga qeveria paraprake dhe 2,8 të projektuara nga Banka Botërore, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPRM-ja. Janë shkurtuar të gjithë shpenzimet joproduktive të Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të saj siç janë udhëtime zyrtare, prezantime, promovime ekonomike dhe…
Author: almakos
Sot pritet të ketë mot të vranët dhe të ftohtë. Paradite në pjesët jugore mund të ketë shi lokal. Pritet të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore dhe verilindore. Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 26 gradë. UV indeksi do të jetë 6. Në Shkup mot i ngjashëm. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shi të dobët. Temperatura do të lëvizë prej 14 deri në 24 gradë celsius. Nga e marta vijon mot stabil me rritje të temperaturave ditore, e cila ditëve të uikendit…
Djaloshi nga Tetova, Benjamin Ferati, që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajzat nga Shqipëria në bregdetin e Vlorës, është përcjellë të dielën për në banesën e fundit pas faljes së namazit të drekës në varrezat e fshatit Kamjan të Tetovës. Trupi i 24 vjeçarit Bejmanin Feratit është kthyer në vendlindje dhe i është dorëzuar familjes për të ndjekur procedurat e ceremonisë së varrimit. I ndjeri ndodhej prej dy ditësh në Vlorë me të fejuarën e tij, dhe u mbyt në det duke u orvatur të nxjerrë nga uji dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat…
LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë këmbyer akuza dhe kundërakuza për partizimin e institucioneve të shtetit. Në konferencë për mediat, Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE, deklaroi se LSDM ka filluar me zbatimin e partizimit brutal të shtetit. Sipas tij, atë që Zoran Zaev paraprakisht e paralajmëroi, tani e zbaton duke përzënë nga puna ata që nuk mendojnë njëjtë me të, por edhe duke punësuar ushtarë të cilët mendojnë si partia e tij, pa marrë parasysh profesionalizmin e tyre. 1.500 njerëz u ndryshuan nga bordet vëzhguese dhe udhëheqëse për një ditë, me çka u paralizuan njësërë ndërmarrje dhe institucione publike. Zaevi dhe LSD-ja aspak…
Këto ditë do të ketë ulje drastike të temperaturave. Nga temperaturat që kalonin 40 gradë, tani ato do të kenë ulje të dukshme, duke arritur deri në 15 gradë. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se bashkë me uljen e temperaturave do të na shoqërojnë edhe reshjet e shiut. Lençe Rizova nga ky Institut njofton se mbrëmjen e sotme pritet të ketë reshje më intensive të shiut, ndërkaq gjatë ditës së nesërme ata do të reduktohen dhe do të jenë më të rralla. Përveç kësaj, pritet që temperaturat të kenë rritje në krahasim me ditën e sotme. Temperaturat ditore do të lëvizin…
Prokuroria publike speciale është çështje shumë e vështirë, ndërsa këshilloj që PSP të kryejë punën në mënyrë objektive dhe të mos bëhen keqpërdorime politike. Kështu ka deklaruar Raportuesi për Maqedoninë, Eduard Kukan në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA. Shumë njerëz druajnë se ajo mund të keqpërdoret si hakmarrje politike. Shumë është me rëndësi që ajo të shihet në mënyrë objektive, pa qëllime politike. Në lidhje me mandatin e Prokurorisë speciale, shpresoj se qeveria këtë do ta zgjidh në mënyrë të përgjegjshme. Edhe njëherë përsëris se është e nevojshme që në mënyrë objektive të hetohet, të mos bëjnë keqpërdorime politike…
Aksion për sanimin e rrugëve të hyrjes dhe pastrim të mjedisit midis klinikave në qarkun e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” u zbatua sot në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se aksioni është i mirë për pacientët dhe për mjekët dhe do të ishte mirë që kjo të bëhej praktikë dhe të përsëritej në çdo dy deri në tre muaj. “Bëmë analizë për ato se cilat janë ankesat më të mëdha të pacientëve në Qendrën klinike dhe në spitalet. Absolutisht në vend të parë është higjiena. Prandaj është edhe ky aksion i parë. Të…
Kryeministri Zoran Zaev ka ndryshuar disa herë qëndrimet në raport me çështjen e gjuhës shqipe, që nga përfundimi i zgjedhjeve, para marrjes së mandatit dhe deri më sot. Në muajin mars, derisa po negociante për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, në pyetje të gazetarëve për gjithën shqipe, deklaroi se ai fillimisht duhet të marrë mandatin, e më pas të japë qëndrimet e LSDM-së për gjuhën. Bile, ripërsëriti deklaratën e thënë para selisë së BDI-së se si për çështje tjera të hapura për vendin edhe për gjuhën shqipe do të hapë debat të ekspertëve. Neve na kanë…
Një zënkë verbale në një lokal në Tetovë që ndërlidhet me një këngëtare, kulmoi me të shtëna armësh. Mbrëmë pak para mesnate në rrugën “Dershvish Cara”, që është ndër rrugët më të frekuentuara Tetovë, ku ndodhen edhe numri më i madh i lokaleve që frekuentohen nga të rinjtë, ka ndodhur një incident ku janë përdorur edhe armë. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjithçka ka filluar me një zënkë verbale. Personi me iniciale I.A. nga Reçica e Vogël, ka shtënë dy herë me armë dhe e ka lënduar personin M.A. nga fshati Gajre, duke i shkaktuar lëndime në anën…
Banorët Kamnikut së Komunës së Gazi Babës nuk kanë ujë për pije. Kjo gjendje në këtë zonë të Hasan begut nuk është vetëm në kohën e verës, por situata e këtillë daton prej 10 vite më parë. Ata janë të detyruar që të shkojë rreth 30 kilometra larg për të mbushur ujë për pije. Banorët deklarojnë se paguajnë rregullisht faturat për shërbimet që nuk i marrin. Kërkesat e tyre për tu furnizuar me ujë për pije kanë hasur në vesh të shurdhër. “Gjendja është se nuk kemi aspak ujë për një kohë të gjatë , jo vetëm në këtë kohë…
LSDM-ja në pushtet nuk as strategji e as ilaç juridik se si ta pengojë zvarritjen e seancave parlamentare. Pasi VMRO-DPMNE-ja u nda në 10 grupe parlamentare, deputetët e saj e shfrytëzojnë çdo moment për pauzë dhe replika mes vete. Nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski porositi oponentët politik të mos harrojnë se ndryshimet janë të domosdoshme për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe votuesit e VMRO-DPMNE-së. Ne sipas Rregullores nuk mund t’ua ndalojmë që të flasin, por kjo e tregon raportin e tyre ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit. Kur jemi tek LSDM-ja, ne do të tentojmë ta bëjmë atë që e…
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup pa kurrfarë paralajmërimi, mbrëmë realizoi kontroll në trafik, pas ankesave të shumta të banorëve se gjatë natës bëhen gara të shumta me motoçikleta. Gjatë natës SPB shqiptoi 30 masa sanksionuese për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, duke filluar nga mos-bartja e helmetës mbrojtëse, mungesa e lejes për vozitje, vozitje në gjendje të dehur, skadim të regjistrimit e deri te tejkalimi i kufirit të shpejtësisë. Shefja e Departamentit për Parandalim pranë SPB-së, Biljana Milevska paralajmëroi kontrolle të ngjashme edhe në ditët në vijim. Policia është e vendosur t’i thotë STOP kësaj dukurie…

