Këto ditë do të ketë ulje drastike të temperaturave. Nga temperaturat që kalonin 40 gradë, tani ato do të kenë ulje të dukshme, duke arritur deri në 15 gradë. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se bashkë me uljen e temperaturave do të na shoqërojnë edhe reshjet e shiut. Lençe Rizova nga ky Institut njofton se mbrëmjen e sotme pritet të ketë reshje më intensive të shiut, ndërkaq gjatë ditës së nesërme ata do të reduktohen dhe do të jenë më të rralla. Përveç kësaj, pritet që temperaturat të kenë rritje në krahasim me ditën e sotme. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 19 deri në 26 gradë.
Nesër do të mbaj mot i ndryshueshëm, në pjesët jugore ende do të ketë reshje të shiut, megjithatë ato do të jenë me intensitet më të ulët, në krahasim me ato të mbrëmjes së sontme, ku do të jenë më intensive, më të dendura. Gjatë ditës, do të ketë zvogëlim të vranësirave, do të fryej erë e fortë, veriore dhe verilindore. Temperaturat do të jenë pak më të larta se ato të ditës së sotme”, deklaroi Rizova.
Moti stabil pritet të vijoj nga e martja. Ditët e freskëta nuk do të zgjasin edhe shumë, pasi në ditët në vazhdim do të filloj rritje e temperaturave për disa gradë, duke arritur madje deri të premten deri në 35 gradë.
Nga e martja do të ketë mot stabil, me diell, me pak vranësira dhe do të jetë më nxehtë. Do të kemi rritje të temperaturave ditore. Të martën presim që temperaturat të lëvizin në interval nga 22 deri në 30 gradë, me çka të mërkurën dhe të ejten temperaturat do të rriten, ndërsa të premtën do të arrijnë deri më 35 gradë”, tha ajo.
Temperaturat e larta dhe moti i nxehtë do të kthehen gjatë fundjavës së ardhshme, ku temperaturat do të kalojnë mbi 35 gradë. Kështu me rritje të temperaturave, do të ketë edhe rritje të UV indeksit, i cili do të jetë shumë i lartë .
Emine Ismaili
Ulje drastike e temperaturave by tvshenjaofficial

