Prokuroria publike speciale është çështje shumë e vështirë, ndërsa këshilloj që PSP të kryejë punën në mënyrë objektive dhe të mos bëhen keqpërdorime politike. Kështu ka deklaruar Raportuesi për Maqedoninë, Eduard Kukan në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA.
Shumë njerëz druajnë se ajo mund të keqpërdoret si hakmarrje politike. Shumë është me rëndësi që ajo të shihet në mënyrë objektive, pa qëllime politike. Në lidhje me mandatin e Prokurorisë speciale, shpresoj se qeveria këtë do ta zgjidh në mënyrë të përgjegjshme. Edhe njëherë përsëris se është e nevojshme që në mënyrë objektive të hetohet, të mos bëjnë keqpërdorime politike të kësaj çështje, por nga ana tjetër nuk mund të lihet sikur nuk ka ndodhur dhe nuk është bërë asgjë. Në varshmëri me atë se si do të zgjidhen këto çështje nga Qeveria, ashtu do të vlerësohet ajo”, ka thënë Kukan.
Në lidhje me agjendën evropiane të Maqedonisë euro-deputeti Eduard Kukan ka dekaruar se pret bashkëpunim mes Qeverisë dhe opozitës të cilat të dyja duhet të japin mbështetje. Kukan ka thënë se Parlamenti evropian me kujdes i përcjell iniciativat e Qeverisë për tu liruar nga problemet dhe bllokimet e Bullgarisë dhe Greqisë.
Mendoj se kjo është strategji e drejtë, por është e nevojshme që të jetë tepër i durueshëm dhe të mos bëhet dëm në interesat e tua. Unë i përshëndes iniciativat e reja me Bullgarinë, por unë e di se kjo shumë lartë do të vlerësohet. Në këtë marrëveshje e cila duhet të nënshkruhet më 2 gusht, ka dy çështje të ndjeshme dhe të rënda të cilat nuk janë zgjidhur. Tani ndërmjetësuesi Nimic vjen dhe thotë se nuk sjell asnjëlloj të propozimeve të reja. Zoti im, nuk e di edhe sa vite ai do të punojë në atë vend”, ka thënë Kukan.
I pyetur nëse së shpejtë mund të pritet fillim i negociatave me Bashkimin Evropian, eurodeputeti sllovak Eduard Kukan tha se parashikimet në politikë janë rrezik i madh. Ai shtoi se Parlamenti Evropian gjithnjë i ka mbeshtetur dhe i mbështet hapjen e negociatave me Maqedoninë.
Mefail Ismaili
Kukan: PSP të punojë pa presione politike by tvshenjaofficial

