15 July Rritje urgjente të bllok- dotacioneve për transportin e fëmijëve dhe naftë për ngrohjen e objekteve shkollore. Këto masa janë më se të domosdoshme që viti i ri shkollor të mund të fillojë pa problem, thonë për Alsat disa nga drejtorët e institucioneve arsimore në Strugë. Shkollat kanë borxhe të larta sidomos ndaj transportuesve sepse fondet që deri më tani i kanë marrë për këtë destinim, nuk u kanë mjaftuar. Vetëm borxhi i shkollës “Ibrahim Temo” ndaj transportuesve është 150 mijë euro. Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska premton zgjidhje. Do të bëjmë program prioritar për ndërhyrje në fusha të…
Author: almakos
15 July Banorët e Grushinës në komunën e Haraçinës në temperatura tropikale janë duke u përballur me mungesën e ujit të pijshëm. Uji që rrjedh nga çezmat është i ndotur dhe të njëjtin nuk mund ta shfrytëzojnë as për nevojat më elementare. Rezervuari nga i cili bëhet furnizimi i banorëve me ujë nuk është i izoluar dhe është tejet i vjetruar. Banorët e Grushinës ankohen se komuna asnjëherë nuk është interesuar për ta edhe pse disa herë kanë kërkuar ndihmë. Shumë sëmundje paraqiten një ndër ta është edhe turalemia , për tre vjet nga Tularemia janë sëmurë 70 pacient janë…
15 July Gazetarja Ivona Talevska mbetet pa pasaportë. Gjykata e Apelit ia refuzoi ankesën si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale ku i konfiskohet pasaporta. Ajo para gjykatës më të lartë theksoi se pasaporta i duhet për shkak të angazhimeve profesionale. Talevska është e akuzuar në rastin “Tifani” për evazion fiskal. Apeli mori vendim edhe për ish shefin e njësisë Alfa, Ivica Ançevski-Puki i akuzuar në rastin “Tortura” për arrestimin e Ljube Boshkovskit. Edhe ankesa e tij u refuzua, edhe për të mbetet masa e kujdesit. Ai çdo të premte do të paraqitet në gjykatë por edhe…
15 July Pas bllokimit që deputetët e VMRO-DPMNE-së i bënë shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga posti i Prokurorit Publik, partia opozitare tani po bllokon edhe zgjedhjen e zv/sekretarëve të Kuvendit. Fjalimet procedurale, pauzat, replikat dhe kundër-replikat midis deputetëve të opozitës e karakterizuan edhe debatin e sotëm në organin ligjvënës. Pavarësisht se erdhën të lodhur ngaqë mbrëmë kishin punuar deri në orët e vona pas mesnate, deputetët e opozitës vazhduan praktikën e të debatuarit mes vete. Ata mbronin qëndrimin se buxheti i vitit 2016-të ishte realizuar në mënyrë të duhur pavarësisht krizës politike. Ata madje i rekomandonin Qeverisë së re t’i…
15 July Gorjana Simendiq dhe djali i saj Davidi nga fshati Zërnovc i Koçanit janë në pragun e ekzistencës. Pasi disa vite kanë jetuar pa energji dhe ujë, me çati të shkatërruar dhe kanë qenë të përçmuar nga komuniteti, ndihmë kanë kërkuar nga miqtë e tyre shqiptarë në Shkup, me të cilët janë njoftuar gjatë protestave anti- qeveritare të vitit 2015-të. Këtu jemi sikur në shtëpinë tonë dhe çdo respekt, ata janë shqiptarë ne maqedonas, dhe si jemi njoftuar aq kohë nuk prishja të kenë kaq durim dhe të presin nëse do të ndodh diçka. Unë shkoj nëpër institucione duke…
15 July Turqia shënon njëvjetorin e tentativës së grusht-shtetit të pasuksesshëm. Fushata e fuqishme nuk e anashkaloi as Maqedoninë. Në pritjen e sotme të organizuar nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni pas presion të madh në opinion nuk mori pjesë kryeministri Zoran Zaev. Si zyrtarë të qeverisë u shfaqën, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe Zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Ambasadorja Tulin Erkal Kara në fjalimin e saj theksoi se është e pamundur që me fjalë të përshkruhet barbarizmi dhe tradhtia që vitin e kaluar e bënë ata të cilët ishin pjesë e grushtetit në tentativë. Plani tradhtarë i “Feto-s “i cili…
15 July Frika e Prokurorisë Speciale, se të pandehurit mund të ndikojnë tek dëshmitarët e tyre është e justifikuar, thotë avokati Zvonko Davidoviq. Specialja në seancën publike në Gjykatën e Apelit pak ditë më parë njoftoi se ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ka kontaktuar në telefon me dëshmitarin e Speciales, pas çdo paraqitje të tij në prokurori. Për Davidoviqin, ky është tregues i mjaftueshëm se dëshmia e parë e dëshmitarëve të Katica Janevës, lehtë mund të ndryshojë në sallën gjyqësore, nën ndikimin e fuqishëm të të pandehurve. Prokuroria në momentin kur do ta merr akuzën dhe kur të vijë te gjykatësi, gjykatësi…
15 July Pas polemikave të shumta në opinionin publik lidhur me Ligjin për gjuhën shqipe dhe pas ultimatumit të LR PDSH-së se nëse nuk miratohet brenda 100 ditëve do të largohet nga Qeveria, partneri tjetër i LSDM-se, BDI jep premtimin se ligji do të jetë për miratim në 100 ditëshin e parë. Zv/kryeministri Hazbi Lika megjithatë pranon se pas qeverisë ligji nuk do të shkojë në Kuvend, por së pari do ta shqyrtojë Komisioni i Venedikut. [embedded content]
15 July Pushteti i mëparshëm ka shpenzuar rreth një milion euro për furnizimin e dy video- ekraneve për përdorim të jashtëm, ka deklaruar drejtori i ri i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri, Pece Mirçevski. Kontrata për ekranin e parë LED është lidhur në vitin 2015-të ndërsa ekrani gjigant është vendosur para Fakultetit të Arteve dhe i njëjti shtetit i ka kushtuar 340 mijë euro. Kontrata e dytë që është lidhur në vitin 2016-të, pushtetit të atëhershëm i ka kushtuar 650 mijë euro ndërsa ekrani është vendosur në godinën e KAÇKM-së. Ekranet kanë garanci prej 2…
15 July Seanca e Kuvendit e nisur me përplasje në orën 1 të mëngjesit përfundoi si e tillë pas orës 3 të mëngjesit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi vazhdoi praktikën e vendosjes së letrave, me të cilët i përkujtonte deputetët që t’iu përmbaheshin rregullave të punës. “Qetësi ju lutem!”, “Ndalohet fjetja e deputetëve!”, “Mos e zgjoni luanin e fjetur!” ishin mbishkrimet e përzgjedhura nga Xhaferi këtë herë. Derisa deputetët e VMRO DPMNE-së të organizuar në 10 grupe parlamentare mundoheshin që me pauza dhe replika të pafund ta bllokonin punën, pas çdo pauze Xhaferi caktonte vazhdim të seancës. Deputeti Ilija Dimovski…
15 July Nga pasditja sinoptikët paralajmërojnë ndryshim të kohës me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore të Maqedonisë. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Siç njoftoi DPHM-ja, nesër nën ndikimin e masës më të ftohtë të ajrit e cila vjen nga veriu, moti do të jetë i vranët dhe i freskët me erë mesatare dhe të fortë veriore. Në tërë vendin do të ketë reshje të shiut, që në pjesët jugore dhe lindore përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Në mënyrë të vazhdueshme pritet që reshjet të ketë…
Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga paraqitja e zjarreve pyjore që pasnesër deri në datën 15 të muajit të ardhshëm vendoset ndalesa për lëvizje në pyje me dedikim afarist, njoftoi ministria e Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit me Ujërat. Vendimi i Ministrisë dikasteriale nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet që menaxhojnë me rajonet e mbrojtura, siç janë parqet kombëtare, park pyjet, pyjet me dedikim specal si pasuri natyrore dhe të ngjashme. Vendimi, gjithashtu, nuk vlen edhe për grupet e organizuara të turistëve për vizita turistike të pyjeve me dedikim afarist dhe parqet…

