15 July
Turqia shënon njëvjetorin e tentativës së grusht-shtetit të pasuksesshëm. Fushata e fuqishme nuk e anashkaloi as Maqedoninë. Në pritjen e sotme të organizuar nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni pas presion të madh në opinion nuk mori pjesë kryeministri Zoran Zaev. Si zyrtarë të qeverisë u shfaqën, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe Zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Ambasadorja Tulin Erkal Kara në fjalimin e saj theksoi se është e pamundur që me fjalë të përshkruhet barbarizmi dhe tradhtia që vitin e kaluar e bënë ata të cilët ishin pjesë e grushtetit në tentativë.
Plani tradhtarë i “Feto-s “i cili si nën-ekzekutor i forcave popullore që deshën ta rrënojnë Turqinë, të përgatitura 40 vitet e fundit, nga ana e popullit të ngritur turk për më pak se 24 orë u mposht. Turqia mbarë botës i tregoi se si duhet mbrojtur demokracia- deklaroi Tulin Erkal Kara, ambasadore e Turqisë.
Në emër të Qeverisë, foli zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi bashkëpunimit ekonomik mes Turqisë dhe Maqedonisë.
Ne mendojmë se ekonomia është mënyra për tu bashkuar dhe të sigurojmë mirëqenie për popujt tanë dhe për qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia është një vend i vogël në krahasim me Turqinë, një partner i vogël ekonomik, por prandaj Turqia është një partner i madh ekonomik i Maqedonisë – tha zëvendëskryeministëri Koço Angjushev.
Vitin e kaluar, gjatë grusht-shtetit u vranë 249 persona dhe mbi 2 mijë u plagosën. Rreth 169 mijë njerëz janë akuzuar për lidhje me organizatën “Feto-s”, e cila sipas qeverisë qëndron pas puçit të pasuksesshëm. Sipas të dhënave mbi 50 mijë njerëz u arrestuan dhe 8 mijë tjerë janë në kërkim. Mbi 150 mijë administratorë u pezulluan dhe rreth 100 mijë u larguan nga puna.
Sipas analizës së Amnesty International, pas përpjekjes së grusht-shtetit në burgjet turke janë rreth 166 gazetarë.
Bojan Stojanovski

