15 July
Gorjana Simendiq dhe djali i saj Davidi nga fshati Zërnovc i Koçanit janë në pragun e ekzistencës. Pasi disa vite kanë jetuar pa energji dhe ujë, me çati të shkatërruar dhe kanë qenë të përçmuar nga komuniteti, ndihmë kanë kërkuar nga miqtë e tyre shqiptarë në Shkup, me të cilët janë njoftuar gjatë protestave anti- qeveritare të vitit 2015-të.
Këtu jemi sikur në shtëpinë tonë dhe çdo respekt, ata janë shqiptarë ne maqedonas, dhe si jemi njoftuar aq kohë nuk prishja të kenë kaq durim dhe të presin nëse do të ndodh diçka. Unë shkoj nëpër institucione duke kërkuar ndihmë. Prej vitit 2013-të nuk marrim kurrfarë ndihme. Unë çështjen e dorëzova në qendrën komunale për asistencë të re sociale dhe me shpresë se do të marrë edhe ndihmë pa kthim, që edhe nëse qëndroj këtu, të paktën financiarisht t’u ndihmojmë këtyre personave të mos jenë të vetëm. Por, institucionet s’mund të merren vesh, se a duhet të na ndihmojë Koçani ndërsa ne qëndrojmë këtu- thotë Gorjana Simendiq.
Në luftën për ekzistencë, Gorjana në Koçan ka punuar duke u përkujdesur për persona në moshë të tretë ndërsa djali i saj është keqpërdorur në disa vende pune. Davidi 18 vjeç, i cili ka përfunduar vetëm klasën e tretë, nuk mundi të flasë para kamerës sonë.
Përvojat janë shumë të hidhura dhe mendoj se nuk do të ndaloj kjo…- shton Gorjana Simendiq.
Ky rrëfim është i njohur për Mefail Lutfiun, i cili ka arritur të ndërtoj shtëpi me ndihmën e donacioneve nga organizatat joqeveritare. Lutfiu është i njohur për faktin se ishte në radhët e para të të gjitha protestave anti- qeveritare në dy vitet e kaluara dhe është përplot pritje se pushteti i ri do t’u ndihmojë shokëve të tij. Për veten thotë se mjafton që ka kulm mbi kokë.
Gorjana dhe Davidi nuk heqin dorë nga beteja institucionale për kulm mbi kokë dhe çfarëdo ndihme, por bëjnë apel deri tek të gjithë personat human që mund të ndihmojnë, para se gjithash financiarisht që të lajmërohen në numrin e telefonit apo të ndihmojnë me para përmes xhillogarisë së David Simendiq.
Celulari: 078 504738
Xhirollogaria: 210 501 698 250 150
NLB Tutunska Banka

