15 July
Pushteti i mëparshëm ka shpenzuar rreth një milion euro për furnizimin e dy video- ekraneve për përdorim të jashtëm, ka deklaruar drejtori i ri i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri, Pece Mirçevski. Kontrata për ekranin e parë LED është lidhur në vitin 2015-të ndërsa ekrani gjigant është vendosur para Fakultetit të Arteve dhe i njëjti shtetit i ka kushtuar 340 mijë euro. Kontrata e dytë që është lidhur në vitin 2016-të, pushtetit të atëhershëm i ka kushtuar 650 mijë euro ndërsa ekrani është vendosur në godinën e KAÇKM-së. Ekranet kanë garanci prej 2 viteve ndërsa janë blerë nga kompania “Sensor”.
Ekzistojnë akte, dispozita dhe rregullore me të cilat do të veprojmë në suazat e Ligjit dhe me procedurë disiplinore të punonjësve që kanë qenë paraprakisht në pjesën e kryerjes së obligimeve. Kur jemi tek çështjet tjera, në shtet ka Prokurori Publike që duhet të ngrit procedurë. Ne krahas kësaj që e zbardhëm në konferencë shtypi, do të dorëzojmë edhe material deri tek Prokuroria që të veprojë sipas rregullativës ligjore të Maqedonis- tha Pece Mirçevski- drejtor i Shërbimit për punë të përgjithshme.
Garnitura e re qeveritare praktikisht çdo ditë në opinion zbardh dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpenzime jopraktike të paraardhësve të tyre, por nuk përgjigjen nëse do të ndiqen ata ndaj të cilëve ka dyshime se kanë bërë shpërdorime. Zëdhënësi i ri i Qeverisë, Mile Boshnjakovski paralajmëroi një praktikë më ndryshe.
Në çdo trup apo organ të Qeverisë ku do të konstatohet se ka ekzistuar apo ka pasur shpërdorim të pozitës zyrtare, shpenzim jo të duhur, fonde ku ka kontrata të dyshimta, furnizim me tenderë, çdoherë dhe pa përjashtim do të kërkohet përgjegjësi- tha Mile Boshnjakovski- zëdhënës i Qeverisë.
Këtë javë, Ministria e Brendshme zbardhi shifra tronditëse për shpenzimin e parave të shtetit, ku krerë të DSK-së dhe BSP-së së mëparshme për vetëm një drekë kanë shpenzuar madje deri në 600 euro për mish kali, bizonë, kaproj e deri në desert mbretëror.
Alsat

