Author: almakos

VMRO-DPMNE akuzon Prokurorinë Speciale për ankesat në Gjykatën e Apelit. Sipas tyre, kjo prokurori vepron me motive politike kurse pretendojnë  se krerët e partisë nuk e kanë në plan të arratisën dhe duhet t’u kthehet pasaporta. Kërkesa për paraburgim për udhëheqësin e VMRO-DPMNE e dërguar për  apel , është fyerje dhe presion ndaj gjykatës që të mos i përmbys vendimet e padrejta për marrjen e pasaportës të të akuzuarve. Udhëheqësja e VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmend të arratisen, për shkak se nuk kanë kryer asnjë krim dhe gjithmonë kanë punuar sipas kushtetutës dhe ligjit. Udhëheqësit e partisë janë njerëz me dinjitet…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov siguron gjykatën se nuk do të ikë nga shteti dhe nuk do të ndikojë në dëshmitarët, prandaj vlerëson se nuk ka nevojë për paraburgim. Ai i quajti pretendimet e PSP-së si manipulime pasi ai gjithmonë deri tani u është përgjigjur thirrjeve për deklarim dhe asnjëherë nuk ka penguar procedurën, raporton SHENJA. PSP ia rikujtoi Mijallkovit se nuk jeton në adresën që ia ka dhënë, por avokati i tij u arsyetua se ai jeton me rrezik të lartë prandaj nuk mund të zbulojë vendndodhjen.

Lexo më Shumë

17 July 31 vjeçari nga  Tumçevishti i Gostivarit  shkoi në dasmë të një të afërmi të tij, por u shtrua në spital pasi u lëndua rëndë në nofull nga të shtënat në dasmë. Rastin ka ndodhur pasditen e djeshme  gjatë një dasme që është zhvilluar në lagjen“ Mara Ugrinova”  në afërsi të hekurudhës në Gostivar. Nga Sektori për punë të brendshme thonë se rasti është duke u zbardhur në tërësi ndërsa për këtë vepër është privuar nga liria 57 vjeçari nga Banjica e Poshtme. Dje rreth orës 16 45 minuta në qendrën urgjente në Gostivar  është sjell një 31 vjeçar…

Lexo më Shumë

Edhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski është ankuar sot gjatë seancës së Gjykatës së Apelit kundër masës së paraburgimit të mundshëm. Ai nuk ishte i pranishëm pasi është në pushim mjekësor, por avokatët e tij thanë se ai nuk ka gjasa të ikë nga shteti. Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK akuzohet për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrim të pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi. Prokurorja Lençe Ristovska tha se Grujovski ka shumë mundësi që të ikë pasi është personi me më së shumti akuza. Dhe po shihet se nuk paraqitet as në…

Lexo më Shumë

Pas inspektimit në Spitalin Klinik në Shtip, janë vërejtur parregullsi të caktuara në punë, sjellje jo etike nga disa punonjës dhe gjithashtu është konstatuar se higjiena në këtë institucion nuk është në nivel të duhur. Bazuar në konstatimet, është sjellur vendim për shkarkimin e drejtorit mjekësor të spitalit të Spitalit Klinik të Shtipit dhe drejtori i ri është emëruar Dr.Allen Georgiev. Gjithashtu, drejtori i ri i Qendrës për Shëndet Publik në Shtip është emëruar Dr.Marija Dimitrova dhe shkarkohet edhe drejtori ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë.

Lexo më Shumë

17 July Koordinator i grupit parlamentare të BDI-së, Ejup Alimi,  është përballur sot me prokuroren speciale Fatime Fetai.  Alimi akuzohet për manipulime zgjedhore në Komunën e Çairit, së bashku me Ismet Gurin, ish-kryetarin e Këshillit Komunal Zgjedhor. Siç pretendon prokuroria special Fatime Fetai, Alimi me pozitën e tij të politikanit dhe pozitat në parti frikëson dëshmitarët që duhet të paraqiten në gjykatë për të dëshmuar kundër tij. Fetai lexoi dy deklarata të dëshmitarëve të frikësuar dhe sipas saj janë dëshmi të mjaftueshme se Alimi duhet të dërgohet në paraburgim. Gjatë zhvillimit të seancës, Prokuroria Speciale është ankuar kundër mosshqiptimit të…

Lexo më Shumë

Ish shefi i kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski refuzon mundësinë për të ikur nga shteti pasi thotë se atë e lidhë puna dhe fama për Maqedoninë dhe se nuk ka asnjë arsye për të ikur nga shteti. Madje ai thotë se kurdoherë që e ka kërkuar Prokuroria është paraqitur vetëm që të mos interpretohet se ikur nga drejtësia Por, Prokuroria Speciale ngul këmbë se ai udhëton shpesh dhe mund të ikë lirshëm nga shteti. Specialja druan edhe nga ndikimi i dëshmitarëve, të punësuar në DSKm duke marrë parasysh se sa vite ka qenë shef kabineti dhe gjithçka që ka…

Lexo më Shumë

Ejup Halimi, zyrtar i lartë i BDI-së, është ulur përballë prokurores speciale Fatime Fetai. Ai po përballet në Gjykatën e Apelit me kërkesën e Sepciales për ta paraburgosur, i akuzuar për manipulime zgjedhore, raporton Televizioni SHENJA. Në Gjykatën e Apelit po mbahen seanca ku po shqyrtohen ankesat e PSP-së në lidhje me refuzimin e kërkesave të saj për caktimin e masës së paraburgimit për dhjetëra të akuzuar në disa raste gjyqësore. Prokuroria Speciale kishte kërkuar paraburgim edhe për dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Halimin, koordinator i grupit parlamentare të BDI-së dhe Ismet Gurin, funksionar i partisë së Ahmetit të cilët…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka filluar me realizimin e planit të veçantë për rritjen e sigurisë në komunikacion në zonën e kryeqytetit, nëpërmjet të kontrolleve të shtuara intensive, me fokus të veçantë ndaj vozitësve më të rinj, por edhe të vozitësve të motoçikletave. Ashtu siç theksoi eprorja e Sektorit për Parandalim në SPB Shkup, pas promovimit të masave të reja në fushën e komunikacionit, në zonën e Shkupit, me masat e reja operative në fushën e komunikacionit pritet që të parandalohet vozitja e shpejtë, sidomos të motoçikletave, të cilat njëkohësisht edhe e prishin rendin dhe qetësinë publike me zhurmën që krijojnë. Kjo…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesat e PSP-së  për të akuzuarin Dragan Pavlovic – Latas dhe ish-Zëvendës kryeministrin për Çështjet Ekonomike, Valdimir Peshevski. Gjykata e lartë, la në fuqi vetëm masën e konfiskimit të pasaportave. Pa pasaportë mbetet dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët shtetërore, Lupço Georgievski, i cili së bashku me Peshevskin është akuzuar për keqpërdorim të mbi 150 milionë eurove, për ndërtimin e autostradave me kreditë kineze. Me vendim të Gjykatës së Apelit, pa pasaportë mbetet edhe një punonjës i ministries së Brendshme, Nebojsha Stojakovic, i akuzuar në rastin “Thesari”, për blerjen e pajisjeve të monitorimit përmes kompanisë…

Lexo më Shumë

24-vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Benjamin Ferati është përcjellë dje për në banesën e fundit. Varrimi i tij u bë në varrezat e fshatit Kamjan. I riu do të kujtohet si hero që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza, edhe pse nuk mundi ta bëjë dot, dallgët ishin më të forta se ai. Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa lajmi për aktin e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare, boshnjake dhe në të gjitha rrjetet sociale.

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se reshjet e shiut gjatë 24 orëve të kaluara nuk paraqesin rrezik për derdhje të lumenjve më të mëdhenj në shtet. Sipas zyrtarëve, niveli i ujit është larg pragut kufitar të derdhjes. “Edhe pse në disa rrjedha të ujit të lumenjve pritet rritje e nivelit të ujit, megjithatë lumenjtë më të mëdhenj janë larg pragut kufitar të derdhjes dhe nuk ka rrezik për përmbytje të tyre eventuale. Reshjet të cilat kanë rënë në 24 orët e fundit më të rrëmbyeshme ishin në pjesën juglindore të vendit (Berovë 43 mm, Gjevgjeli 41 mm, në Strumicë…

Lexo më Shumë