Refugjatët dhe migrantët e bllokuar në ishullin grek Lesbos ndezën zjarr dhe u përleshën me policinë e cila u përgjigj me gaz lotjsjellës të martën, raporton AA. Sipas Theodoros Chronopoulos, zëdhënës i policisë, tensionet në kampin e refugjatëve Moria filluan herët pasdite, por shkaku mbetet i paqartë. Policia dhe zjarrfikësit ende ndodhen në vendngjarje, tha Chronopoulos për AA. Migrantët dhe refugjatët në kampin e mbipopulluar edhe më parë i kanë vënë zjarrin tendave dhe janë përleshur me policinë, shpesh të frustruar nga kushtet në ishull.
Author: almakos
Gjykata e Apelit vendosi që përsëri ta dërgojë në paraburgim ish shefin e drejtorisë së pestë Goran Grujovski dhe ish të punësuarin në këtë drejtori, Nikolla Boshkovski. Paraburgim i shqiptoi edhe ish shefit të kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski. Tani për tani paraburgimit i shpëtuan Sasho Mijallkovi dhe Ejup Alimi, por Sasho Mijallkovit të paktën iu mor pasaporta, ndërsa Ejup Alimi kaloi pa asnjë masë të kujdesit edhe pse Prokuroria Speciale insiston që ai frikëson dëshmitarët që kanë folur për veprimet e tij. Apeli shpjegoi se të akuzuarit kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi dhe teksa vijon procesi…
Draft-marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, hyri në diskutim parlamentar në seancë të mbyllur në Komisionin për Politikë të Jashtme. Në këtë debatë ku merrnin pjesë edhe anëtarët e komisioneve tjera parlamentare dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev kërkoi që seanca të jetë e mbyllur, me qëllim që në opinion mos të shpërndahen informacione të kualifikuara, pa u vendosur versioni final i marrëveshjes, me qëllim që të mos keqpërdoret edhe pala bullgare në këtë marrëveshje. Pas seancës së mbyllur, kreministri Zoran Zaev deklaroi se dëshiron që teksti final i marrëveshjes të arrihet me konsensus të plotë edhe nga…
Gjykata e Apelit sot ka vendosur paraburgim per Goran Grujevskiin, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski. Qe të tre ish të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe te dyshuar ne rastet “Target” dhe “Fortesa”.
Kultivuesit e shalqirit nga rajoni i Strumicës sot protestuan para Ministrisë së Bujqësisë duke hedhur dhjetëra shalqinj në rrugë, ndërsa shumë të tjerë i lanë dhuratë për ministrin e ri Lupço Nikollovski. Të revoltuar me interesimin e dobët për blerje të dobët të shalqirit dhe çmimin e ulët prej 2 denarë, kultivuesit thanë se ministria në fjalë nuk përfill fare kërkesat e tyre ndërsa tokat kanë ngelur përplot me shalqinjë. Çdo vit shitja e shalqirit arrin 90% ndërsa këtë vit nuk kemi arrit të shesim as 40% të shalqirit. Ndërsa ato 2 denarë që i thonë se janë subvencione neve…
Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend. Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Vendeikut. I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët. [embedded content]
Gjykata e Apelit ka marrë vendimet lidhur me ankimimet e Prokurorisë Speciale për masat e lehta të shqiptuara nga Gjykata Penale për të akuzuarit për raste të ndryshme. Sot Apeli i ka shkruar vendimet për ankesat e PSP-së që kanë të bëjnë me Sasho Mijallkovin dhe Goran Grujevskin, që të dy në pozita të larta në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit. Përveç për Mijallkovin dhe Grujevskin, Gjykata e Apelit duhet t’a bëjë publike edhe vendimin nëse në burg do të përfundojë ose jo koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Ejup Halimi. Pikërisht Halimin, PSP-ja e akuzon se ka ndikuar ndaj…
18 July Optimizmi që karakterizon Qeverinë e re në këtë fillim të ri i lejon BE-së të rifokusojë gjithë energjinë në reformat që u nevojiten qytetarëve të Maqedonisë, theksoi Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogerini. Në Komisionin për Stabilizim Asociim ajo rikonfirmoi se BE-ja do ta ndihmojë Maqedoninë të realizojë perspektivën e saj euro-atlantike. Jam e sigurt se ne do ta lëvizim përpara procesin e anëtarësimit të vendit në mënyrë të konsiderueshme, nëse vazhdojmë të jemi të fokusuar në çështje konkretisht të zbatueshme. Perspektiva e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për integrim evropian, për ne është një pjesë esenciale dhe integrale…
Është e qartë se Qeveria e re është e përkushtuar në mënyrë aktive në zbatimin e reformave të dakorduara. Kjo është mundësia e vërtetë që vendi të bëj hapin e mirëfilltë përpara në rrugën drejt integrimeve evropiane. Këtë e deklaroi përfaqësuesja e lartë e punëve të jashtme dhe politikës së sigurisë së BE-së, Frederika Mogerini. “Na vjen mirë që është bërë një hap i rëndësishëm përpara veçanërisht në marrëdhëniet me fqinjët. E di se në Kuvend në Shkup, sot prezantohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë – hap ky që e përshëndesim. Do të doja gjithashtu ta përshëndes këtë…
Kërkesa e Speciales që funksionarë të lartë të VMRO DPMNE-së të paraburgosen, dhe jo vetëm të mbeten pa pasaporta, vendosi fokusin në gjykatën e apelit. Pas gati një vit nga tërmeti në Shkup me 5.1 ballë, sipas Rihterit, ende qëndron muri i plasaritur para të cilit uleshin Sasho Mijalkov, Vlladimir Peshevski dhe të tjerët. Objekti është ndërtuar në vitin 1949 dhe nuk ka dëme në strukturën kryesore, thotë drejtori i Institutit Sizmologjik Mihail Garevski. Një ekip i tyre menjëherë pas tërmetit ka inspektuar më shumë objekte të institucioneve shtetërore. Dëme më të dukshme ka pasur në Gjykatën e Apelit. Ne…
Përfaqësuesit shtetërorë nga Maqedonia janë takuar sot në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në kuadër të mbledhjes së trembëdhjetë të Këshillit për Stabilizim-Asociim. Në një komunikatë pës mbledhjes është theksuar nevoja që të kërkohet përgjegjësi për aferat e përgjimeve e sulmet në Kuvend më 27 prill. Gjithashtu kërkohet të sigurohet pavarësi gjyqësore, liri e mediave, liri e të shprehurit, respektim i të drejtave të njeriut dhe reformat në administratën publike. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën për shtyp pas mbledhjes ka thënë se BE i ka qëndruar pranë Maqedonisë në…
18 July Raporti i Avokatit të Popullit pasqyron gjendjen dhe kushtet e tmerrshme në të cilën gjenden burgjet, stacionet policore, qendrat për pranimin e të huajve dhe instituti publik i mbrojtjes shëndetësore. Personave të cilave u është kufizuar liria e lëvizjes qëndrojnë në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe i nënshtrohen trajtimit jo human, nënçmues dhe jonjerëzor. Individë të caktuar të cilët janë të kufizuar nga liria ballafaqohen me kushte jonormale si mungesa e ushqimit,mungesa e krevateve,mungesa e tualeteve dhe banjove, mungesa e hapësirës për qëndrim, e shumë kushteve tjera elementare për jetë. Në Idrizovë është burgu më i madh në…

